Prishtinė, 1 korrik - Nė njė deklaratė tė sotme pėr media znj. Melihate Tėrmkolli, anėtare e Kryesisė sė LDK, ka bėrė tė ditur kėrkesėn e Kryesisė sė LDK-sė pėr largimin e z. Adnan Merovci nga posti i kryeshefit tė Sekretariatit tė KQZ.
Znj. Tėrmkolli thekson se Kryesia e LDK-sė i ka paraqitur kėtė kėrkesė OSBE pėrkatėsisht shefit tė misionit tė OSBE-sė nė Kosovė z. Paskal Fieski.
Nė shkresėn e Kryesisė sė LDK-sė drejtuar z. Fieski theksohet se zgjedhja dhe qėndrimi i z. Merovci nė kėtė post e vė nė dyshim objektivitetin dhe paanshmėrinė e kėtij mekanizmi zgjedhor pėr shkak tė qėndrimit dhe paraqitjeve shumė tė hapura e publike nė media tė z. Merovci kundėr LDK-sė dhe Presidentit Ibrahim Rugova. Arsye tjetėr nė shkresė theksohet shkelja dhe mospėrfillja e procedurės zgjedhore me rastin e zgjedhjes sė z. Merovci nė kėtė post.
Znj. Tėrmkolli thekson se sjelljet e kontestueshme tė z. Merovci, paraqitja e tij publike nė media nė mėnyrė sistematike kundėr LDK-sė dhe Presidentit Ibrahim Rugova ėshtė arsye e plotė pėr largimin e menjėhershėm tė tij nga ky post. Nė fakt kėto kanė qenė arsye tė mjaftueshme qė z. Merovci nuk ka mundur tė zgjedhet fare nė kėtė post ngase vetė zgjedhja e tij prejudikon paanshmėrinė dhe objektivitetin e punės sė tij nė kėtė sekretariat.
Ėshtė kundėr rregullave mė elementare tė demokracisė qė nė njė post tė tillė tė zgjedhet personi i cili hapur vihet kundėr cilitdo subjekt politik qė konkurron nė zgjedhje, nė veēanti kur subjekti politik, siē ėshtė LDK, ėshtė partia mė e madhe nė vend. Znj. Tėrmkolli potencon se kėrkesa e Kryesisė sė LDK-sė pėr largimin e z. Merovci nga posti i kryeshefit tė Sekretariatit tė KQZ-sė ėshtė qėndrim i palėkundur i LDK-sė, ngase LDK ėshtė e interesuar thellėsisht pėr zgjedhje tė lira, demokratike dhe nė tė cilat do tė jetė e ēmuar dhe e vlerėsuar drejt vota e qytetarėve tė Kosovės.
|