Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Enver Hasani, shef i Zyrės pėr Koordinim dhe Bashkėpunim ndėrkombėtar
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Hasani. Kėto ditė ju keni marrė postin e shefit tė Zyrės pėr Koordinim dhe Bashkėpunim me Jashtė. Fillimisht a mund tė na i pėrshkruani cilat do tė jenė funksionet e kėsaj zyre tė cilėn ju do e drejtoni?
ENVER HASANI
Kjo zyrė ėshtė pjesė e shėrbimit civil tė Kosovės, do tė thotė zyrė e cila ka pėr qėllim, siē e thotė dhe titulli, tė kryejė punėt e bashkėpunimit me jashtė tė Kosovės, pėrfshirė kėtu dhe dialogun rajonal, kryesisht nė nivel tė koordinimit tė punėve me jashtė, do tė thotė prej zyrės sė kryeministrit, ministrive dhe institucioneve tjera. Pra do tė jetė njė lloj servisi pėr tė lehtėsuar komunikimin me jashtė dhe dialogun e strukturave dhe institucioneve tė Kosovės.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Sa kjo zyrė ndihmon nė plotėsimin e kėrkesės sė vazhdueshme tė kryeministrit tė Kosovės, qė zyra e tij dhe qeveria e Kosovės tė kenė qasje nė raporte me jashtė?
ENVER HASANI
Kėrkesat pėr politikė tė jashtme dhe pėr bashkėpunim me jashtė tė njė popullsie 2 milionėshe sigurisht qė nuk i plotėson. Por, ajo qė sigurisht se plotėson kjo zyre ėshtė shėrbimi si njė pikė fokale e koordinimit tė punėve me jashtė tė strukturave tė Kosovės, nė atė nivel qė politika e Kosovės e sheh tė arsyeshme. Kjo zyrė nuk ėshtė zyrė qė bėn ose ekzekuton politikėn me jashtė, por ėshtė njė zyrė, e cila shėrben si njė lloj servisi i strukturave tė Kosovės pėr bashkėpunim me jashtė. Ajo, sigurisht ėshtė larg asaj qė mendojnė kosovarėt dhe sigurisht qė ėshtė larg tė qenit njė institucion politik, ministerial pėr politikė tė jashtme, sė paku pėr kėtė fazė.
RADION EVROPA E LIRĖ
Ishte dhe njė kėrkesė tjetėr e kryeministrit Rexhepi dhe qeverisė sė Kosovės qė pėrmes zgjerimit tė kapaciteteve nė pėrfaqėsimin me jashtė tė mund tė hapen dhe disa zyra pėrfaqėsuese tė Kosovės jashtė vendit. Sa krijohet kjo mundėsi me kėtė zyrė?
ENVER HASANI
Hapja e zyrave jashtė ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Ajo ėshtė njė ēėshtje politike, e cila duhet tė jetė pjesė e njė dialogu politik nė mes tė UNMIK-ut dhe strukturave vendore dhe nuk ėshtė nė kompetencė dhe nė mandatin e kėsaj zyreje.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Sa janė nevojat qė Kosova tė ketė njė pėrfaqėsim politik, njė pėrfaqėsim diplomatik nė arenėn ndėrkombėtare?
ENVER HASANI
Mė lejoni ta them njė ēėshtje. Kėtu ngatėrrohen gabimisht, do tė thotė shėrbimi i jashtėm, ministria e jashtme dhe statusi i Kosovės. Unė mund t’i numėroj me dhjetra vende tė cilat janė entitete siē themi ne parashtetėrore e qė kanė Ministri tė Jashtme, duke filluar nga kėtu afėr me Malin e Zi e deri te entitetet siē janė Kebeku, ose Ishujt e Hollandės ose Tiroli, qė kanė njė komunikim shumė tė dendur me jashtė, por qė nuk janė shtete, qė do tė thotė se nuk lidhen me statusin qė quhet shtet. Prandaj, mendoj se statusi i Kosovės nė gjendjen qė ėshtė tani nuk e pengon dhe nuk ka asnjė argument tė bindshėm qė do ta pengonte qė Kosova me njė popullėsi prej 2 milionėsh, njė territor me 11 mijė kilometra katror, tė ketė ministri tė jashtme pėr tė kontaktuar me botėn. Ajo ēka do tė thotė ėshtė pjesė e statusit aktual tė Kosovės, ėshtė se natyre e asaj ministrie mund tė mos jetė, dhe nė kėtė fazė nuk do tė mund tė ishte, sikur janė ministritė e vendeve sovrane. Pra do tė kishte pasur kompetenca vetėm nė fusha dhe lėmi tė caktuara dhe pėr problemet e caktuara. Kėto dy ēėshtje duhet tė ndahen fuqishėm, sepse Kosova nuk do tė thotė se ėshtė nė komunikim me botėn nėse bota ėshtė kėtu. Kosova sigurisht ka pasur dhe do tė ketė nevojė tė jetė prezente dhe tė ketė njė zė pak mė origjinal pėr atė se ēfarė ndodh kėtu, nė ēėshtje tė ndryshme, pėr shembull arsimi, kultura, sporti, por pse jo edhe nė ēėshtjet politike nė njė fazė tė mė vonshme.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Nėse do tė pėrqėndroheshim nė kėtė fazė tė mė vonshme, sa atėherė konsideroni se kjo zyrė, mund tė jetė celulė e njė ministrie tė jashtme nė mandatin e ardhshėm tė qeverisė sė Kosovės?
ENVER HASANI
Mendoj se me ndihmėn e institucioneve tė Kosovės, por edhe liderėve politikė, tė ekspertizės ndėrkombėtare dhe ndihmėn e faktorit tė jashtėm, unė besoj se kjo zyrė mund tė vendosė nė mėnyrė graduale themelet e asaj pjese qė quhet profesionale e jo politike, tė shėrbimit tė jashtėm tė Kosovės. Nė kėtė drejtim mendoj qė mund tė luajė njė rol mjaft pozitiv, por po pėrsėris, ato janė probleme politike, kurse kjo zyrė nė stadin qė ėshtė tani ka nevojė mė shumė pėr ndihmėn e ekspertizės nga jashtė, sepse Kosova nuk ka, siē dihet njė pėrvojė tė madhe nė kėtė fushė. Ka ekzistuar pėrpara, shėrbimi i jashtėm i Kosovės nė kuadėr tė ish-Jugosllavisė, por megjithatė ata njerėz ose janė shumė tė moshuar ose nuk jetojnė nė Kosovė dhe ajo ka nevojė pėr njė ekspertizė dhe ndihmė nga jashtė, ndihmė profesionale nė ngritjen e kėsaj zyre.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ndėrkohė zoti Hasani, nėse mund tė pėrqėndrohemi dhe nė njė ēėshtje tjetėr. Pas trazirave tė marsit bashkėsia ndėrkombėtare adresoi disa kritika tė ashpra ndaj Prishtinės. Sa konsideroni se me punėn qė ėshtė bėrė pas marsit ėshtė arritur tė pėrmirėsohet ky imazh i prishur nga kėto trazira?
ENVER HASANI
Mendoj se imazhi i marsit ka mbetur, si tė thuash i njėjtė, pėrjashtim qė rindėrtimi i shtėpive dhe iniciativa e zotit Rexhepi pėr dialog tė brendshėm, nė njėfarė mėnyre e ndajnė disa hapa nga ky imazh. Megjithatė struktura e atij imazhi qė ėshtė krijuar nė mars mbetet e njėjtė dhe ajo ēka ėshtė mė e keqja ngjarjet e marsit kanė filluar tė qėndrojnė mbi kokėn e ne tė gjithėve si njė shenjė e shėmtuar e asaj ēfarė mund tė ndodhė nė tė ardhmen, nėse nuk ndėrmerren hapa shumė mė radikalė tė rindėrtimit dhe ridefinimit tė raporteve ndėrmjet UNMIK-ut dhe institucioneve vendore nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr institucione vendore dhe UNMIK bashkarisht me popullėsinė lokale. Kėshtu qė po qė se diēka nuk bėhet nė kėtė drejtim, mendoj qė viti tjetėr na pret jo me shenja tė mira dhe jo me pėrspektivė pėr tė gjithė ne.
Intervistoi: Zijadin Gashi
|