Thaēi takoi sot nė Bruksel Havier Solanėn Aktuale
Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, ėshtė takuar sot nė Bruksel me Pėrfaqėsuesin e Lartė tė Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solanen.
Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės Hashim Thaēi, ėshtė takuar me Pėrfaqėsuesin e Lartė pėr Poltikė tė Jashtme dhe Siguri tė Bashkimit Evropian, Havier Solanėn. Ky takim ėshtė konform premtimit qė ka dhėnė Solana gjatė vizitės sė fundit tė tij nė Prishtinė, se do tė thėrret kreun e PDK-sė, nė Bruksel, pėr tė diskutuar idenė e Thaēit rreth zbatimit tė formulės rreth Marrėveshjes sė Ohrit edhe nė Kosovė. Ndonėse ka pohuar se marrėveshja identike e njė vendi nuk mund tė zbatohet nė njė vend tjetėr, Solana nuk e ka pėrjashtuar apriori idenė e Thaēit, sepse ka vlerėsuar se disa elemente tė Marrėveshjes sė Ohrit, mund tė aplikohen edhe nė rastin e Kosovės. Lideri i partisė sė dytė nė Kosovė, pas takimit deklaroi se gjithashtu ėshtė diskutuar mundėsia qė BE-ja, tė merr mė shumė pėrgjegjėsi nė vend apo siē u shprehė Thaēi, tė evropianizohet Kosova. Temė e pashmangshme e kėtij takimi ishin ngjarjet e marsit, tė cilat u kualifikuan sėrish si tė dėmshme mirėpo, ata tė dy, pėrkatėsisht Solana dhe Thaēi, janė pajtuar se nuk bėn tė ndėshkohet i tėrė populli i Kosovės pėr shkak tė kėsaj episode.
|