Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Surroi: asnjė qeveri nuk mund ti ndihmojė Kosovės nė se ajo nuk i ndihmon vetes
Laura Konda
14 korrik 2004
Sot nė programin televiziv Ditari ishte i ftuar zoti Veton Surroi, analist dhe botues i gazetės Koha ditore, i cili ndodhet nė Washington pėr tė marrė pjesė nė njė seancė dėshmish tė organizuar nga Komiteti i Senatit pėr Marrėdhėniet me Jashtė.
Zėri i Amerikės: Zoti Surroi, shkurtimisht, pėr ēfarė do tė dėshmoni sonte nė Senat?
Veton Surroi: Pėr gjendjen nė Kosovė. Mė lutėn qė tė tregoj gjendjen reale atje dhe unė mendoj se gjendja reale ėshtė njė gjendje e stagnimit (lexo: gjendje amullie) dhe e bllokimit tė pėrgjithshėm. Do tė sugjeroj dhe propozoj format se si dilet nga ky bllokim, me ndihmėn dhe natyrisht, me rolin prijės qė kanė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Zėri i Amerikės: Sot ėshtė nėnshkruar njė dokument i pėrbashkėt midis palės serbe dhe asaj shqiptare pėr krijimin e njė ministrie nė qeverinė e Kosovės pėr ēėshtjet e pakicave, reformimin e pushtetit vendor dhe rindėrtimin e tė gjitha dėmeve tė shkaktuara gjatė trazirave. A mund tė thuhet se kemi tė bėjmė me njė fillim i ri pėr Kosovėn?
Veton Surroi: Ėshtė njė vazhdimėsi e pėrpjekjeve. Unė mendoj se ėshtė njė gjest i mirė, por mendoj se duhen dy gjėra themelore: sė pari, mendoj se duhet njė politikė e re, dmth nuk mjaftojnė ministritė, por duhet njė koncept i ri politik, dhe sė dyti, brenda kėtij koncepti tė ri politik, duhet tė kihet njė lėvizje mė e madhe se bartja e pushtetit. Shpresoj qė jo vetėm do tė kemi ministri pėr minoritete, por do tė kemi njė ministri, e cila do ti mbulojė tė gjitha aspektet e tjera tė nevojshme nė Kosovė, siē ėshtė rendi, siguria, etj.
Zėri i Amerikės: Tani kanė kaluar disa muaj nga dhuna e marsit dhe gjakrat siē thuhet janė ftohur dhe mund tė gjykohet me qetėsi. Megjithatė, imazhi i shqiptarėve disi ndryshoi nė sytė e opinionit ndėrkombėtar pas dhunės sė marsit. A mendoni se qėndrime tė tilla ektremiste tė disa grupeve tė caktuara nė Kosovė, do tė mund tė parandalohen nė tė ardhmen?
Veton Surroi: Mendoj se siē thashė, duhet inciativa e duhur politike, duhen ndėrmarrė hapa tė shpejtė, qė ta ndryshojnė gjendjen edhe nė politikė, edhe nė ekonomi, dhe unė mendoj se me masa pozitive do tė parandalohet mundėsia e ekstremistėve qė tė keqpėrdorin njė lloj ndjenje tė pėrgjithshme frustracioni (lexo: irritimi), e cila ekziston tek shqiptarėt e Kosovės.
Zėri i Amerikės: Nė Kosovė kemi parė kėto dy vitet e fundit njė ndėrrim tė vazhdueshėm tė krye-adminsitratorėve, a ka qenė kjo diēka e mirė pėr Kosovėn, apo ka ndikuar negativisht nė zhvillimet e atjeshme?
Veton Surroi: Mendoj se jemi nė njė fazė stagnimi(lexo: amullie) dhe ēdo kryeadministartor ėshtė thelluar edhe mė shumė nė baltėn e Kosovės, tė kėsaj forme administrative dhe unė mendoj se nuk do pritur shumė prej kryeadminsitratorėve dhe pėrkundrazi, qytetarėt e Kosovės duhet ta marrin iniciativėn dhe ta shpien procesin pėrpara.
Zėri i Amerikės: A shikoni ndryshim nė politikėn e UNMIK-ut, pas dorėheqjes sė administratorit Harri Holkeri dhe zėvendėsimit tė tij me kryeadministratorin e ri me zotin Jensen Petersen?
Veton Surroi Ende nuk ka ardhur kryeadminsitratori i ri. Ajo qė ėshtė e qartė mendoj edhe pėr UNMIK-un edhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare nė tėrėsi, ėshtė se duhet tė ndryshojė rrėnjėsisht roli i UNMIK-ut nė Kosovė, nuk mund tė jetė mė menaxhues i pėrditshėm i nevojave tė kosovarėve, por duhet tė ketė njė rol korrigjues. Nuk kam shumė shpresa dhe nuk jam shumė optimist se burokracia e Kombeve tė Bashkuara do tė bėjė ndryshime kaq radikale.
Zėri i Amerikės: Njė pyetje lidhur me zgjedhjet presidenciale nė Serbi. Zgjedhja e demokratit Boris Tadiē kundėr radikalit nacionalist Tomislav Nikoliē, a duket si njė oguri i ri, i mirė?
Veton Surroi Unė mendoj se tregon njė inklinacion(lexo: prirje) paksa mė pozitiv nė Serbi. Dhe unė mendoj se ka qenė njė angazhim i fortė i forcave demokratike, qė sė paku tė mos tė legjitimohet fashizmi me fitoren e zotit Nikoliē. Por unė mendoj se kriza politike nė Serbi do tė vazhdojė, pėrderisa mos tė kalojė Serbia nėpėr njė lloj pastrimi tė 10 vjetėve tė fashizmit, nėpėr tė cilėn ka kaluar ajo shoqėri.
:Zėri i Amerikės Zoti Tadiē ėshtė shprehur se ai do ti fillojė bisedimet lidhur me zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Sa do tė ndikojė kjo pozitivisht nė zgjidhjen statusit tė Kosovės?
Veton Surroi: Unė mendoj se Kosova nuk duhet tė negociojė, aq mė pak tė kėrkojė pavarėsi nga Serbia. Unė mendoj se me Serbinė duhen zhvilluar tri rrafshe negociatash: nė rrafshin e sė kaluarės dhe tė dėmeve qė i ka bėrė Serbia jo vetėm nė njerėz, por edhe nė shkatėrime, e tė tjera, dhe tė gjitha pasojet e apartejdit tė imponuara nga Serbia. Duhet tė bisedojmė pėr problemet e tanishme, nė fakt Serbia duhet tė ndihmojė nė mėnyrė qė tė krijojė njė ambjent mė tė mirė pėr serbėt e Kosovės nė Kosovė, duke pėrfshirė kėtu edhe kthimin, dhe sė treti, duhet tė projektojė kėtu ardhmėrinė, ku Kosova dhe Serbia, si shtete tė pavarura ta projektojnė hyrjen e tyre nė integrimet euro-atllantike.
Zėri i Amerikės Ju jeni njė intelektual i shquar i letrave shqipe, por deri kohėt e fundit keni qėndruar pa u pėrfshirė nė politikė, megjithatė sė fundi morėt vendimin dhe jeni angazhuar me lėvizjen qytetare Ora. Ēpėrfaqėson lėvizja juaj?
Veton Surroi: Lėvizja ėshtė ndryshimi i konceptit politik nė Kosovė me njė ofertė konkrete pėr unifikimin e sistemit legal nė Kosovė, pėr ndryshimin e qasjes ekonomike, pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės. Do tė thotė, prej kėsaj letargjie politike, nėpėr tė cilėn po kalojmė, ne kemi vendosur si qytetarė, tė marrim iniciativėn tė hyjmė nė kėto zgjedhje edhe me njė platformė tė re politike, ta shpėtojmė Kosovėn nga kjo fazė degraduese nėpėr tė cilėn po kalon dhe tė hyjė pėrfundimisht drejt krijimit tė njė shteti normal dhe jo vetėm drejt artikulimit, por drejt pėrmbylljes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, qė ėshtė pavarėsia.
Zėri i Amerikės Tirana zyrtare ėshtė shprehur disi nė mėnyrė tė moderuar ndaj zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, ndėrkohė qė analistė ndėrkombėtarė, kryesisht amerikanė janė shprehur pozitivisht se zgjidhja e statusit tė Kosovės drejt pavarėsisė sė saj do tė ndikonte pozivisht jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr vetė Serbinė. Ēfarė opinioni ekziston nė Kosovė pėr kėtė qėndrim tė qeverisė shqiptare?
Veton Surroi: Unė mendoj se vėzhgohen me vėmendje tė gjitha opinionet. Problemi esencial ėshtė se asnjė qeveri nuk mund ti ndihmojė Kosovės nėse Kosova nuk i ndihmon vetes dhe Kosova kėto vitet e fundit e ka dėshmuar me njė klasė politike atė qė kemi, se nuk ėshtė nė gjendje ti ndihmojė vetevetes. Unė mendoj se Kosova ka mė shumė forcė se ēpėrfaqėsojnė strukturat e tanishme politike dhe me njė ndryshim tė kursit, nė Kosovė, do tė ketė edhe njė pėrkrahje mė tė madhe ndėrkombėtare nė tėrėsi.
|