shume interesant, kur ledxjom prononcimin e LDK-se dhe disa zedhensve te saj ketu ne DF ne lidhje me "sigurimin e atdheut" tani del se nuk qendrojne mbrapa tyre, ndersa po te ledxosh pronocimet e zedhensve te tyre neper shtyp dhe DF ishin keto qe mbronin dhe propagandonin kete organizate si te domosdoshme dhe me qellime te mira kombetare per te cilen ka nevoje Kosova dhe populli i saj !!!!! Keshtu psh. ne nje teme te mehershme: Del nė publik organizata Sigurimit i Atdheut: Do tė mbrojmė interesat kombėtare dhe do tė ndjekim shkruhej:
http://www.kosova.de/index/forum/index.html
------------------------------
Pro et Contra
Anėtar qė nga: Jul 29, 2002
Afishime: 72 Afishuar me: 2003-01-17 10:55
--------------------------------------------------------------------------------
ME PARAQITJEN PUBLIKE TĖ ORGANIZATĖS SIGURIMI I ATDHEUT
PO I VIE FUNDI KRIMIT POLITIK DHE
KORRUPSIONIT NĖ KOSOVĖ?!
A ka detyrė mė tė shenjtė se sa tė dalėsh nė mbrojtje tė vullnetit tė lirė tė popullit tė tėnd tė shumėvuajtur; tė dalėsh nė mbrojtje tė inteligjencės sė pėrjashtuar nga rrjedhat normale tė jetės; tė mbrosh interesat e rinisė dhe tė studentėve tanė; tė luftosh kundėr krimit poolitik, korrupsionit, prostitucionit si dhe kundėr tė gjitha dukurive tjera negative qė nuk po e lėnė Kosovėn tė shohė dritėn e bardhė?! Kėto janė arsyet mė tė mėdha pėr tė formuar ndonjė organizatė kombėtare me njerėz tė pėrgaditur profesionalisht (qoftė ajo edhe ilegale), dhe jo tė dalim me emra bombastik tė organizatave qė shtrojnė kėrkesa politike jashtė konteksteve kohore dhe qė janė totalisht nė kundėrshtim me vullnetin e lirė tė popullit shqiptar tė Kosovės.
Shkruan: Besim KRASNIQI
Vrasjet e njėpasnjėshme politike nė Kosovė nga strukturat e organizuara kriminale antishqiptare e sidomos vrasja e kolonel Tahir Zemės nė Pejė dhe rreziku i mėtejmė pėr vrasjet tjera politike me qėllime tė errėta ndaj statusit tė ardhshėm tė Kosovės, siē po shihet nuk i ka lėnė indiferente disa forca profesionale ushtarake me orientim tė drejtė kombėtar, qė tė organizohen nė mbrojtje tė vlerave tė Lirisė dhe nė veprim konkret kundėr krimit politik dhe korrupsionit ekonomik, tė cilat pėrkundėr prezencės sė UNMIK-ut dhe KFOR-it nė Kosovė, kanė marrė hov tė madh. Nė Komunikatėn Nr.001 tė organizatės Sigurimi i Atdheut dėrguar njėrit nga televizionet e Kosovės (RTV21), janė shprehur hapur qėllimet e formimit tė kėsaj organizate, e qė konsistojnė plotėsisht me situatėn e krijuar nė periudhėn e pasluftės nė Kosovė nga strukturat e organizuara politiko-ushtarake, gjė qė nėnkupton se kjo organizatė paraqitet mu nė momentin kur organet e sigurisė ndėrkombėtare dhe tė vendit e kanė humbur luftėn kundėr krimit politik dhe korrupsionit nė Kosovė. Se vėrtetė e kanė humbur luftėn kundėr krimit nė Kosovė flasin shumė fakte, e ndėr to flet edhe moszbulimi i asnjė vrasjeje politike tė pasluftės nga organet policore ndėrkombėtare dhe ato tė vendit.
Njė formė e tillė e organizimit sikurse qė ėshtė Sigurimi i Atdheut do tė ishte vėrtetė i tepėrt poqėse organet policoro-ushtarako-gjyqėsore nė Kosovė do tė funksiononin efektivisht dhe nė bazė tė rregullativave tė parapara me norma pėrkatėse ligjore, e qė nėnkupton njėkohėsisht edhe veprimin nėn moton e njohur Zero tolerancė krimit. Mirėpo, shoqėria e Kosovės sė lirė, inteligjenca demokratike e Kosovės, personalitetet politike si dhe e gjithė ajo pjesė e shoqėrisė qė ndjehet e pėrafėrt me Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe me subjektet tjera politike aleate tė LDK-sė janė lėnė nėn mėshirėn e krimit politik dhe korrupsionit tė ashpėr, janė lėnė pa ndonjė pėrkrahje (as morale), e tė gjitha kėto qė vijnė drejtpėrdrejtė si pasojė e luftės sė grupeve kriminale pėr pushtet tė dhunshėm politiko-ekonomik nė Kosovė.
Prandaj, a ka detyrė mė tė shenjtė se sa tė dalėsh nė mbrojtje tė vullnetit tė lirė tė popullit tė tėnd tė shumėvuajtur; tė dalėsh nė mbrojtje tė inteligjencės sė pėrjashtuar nga rrjedhat normale tė jetės; tė mbrosh interesat e rinisė dhe tė studentėve tanė; tė luftosh kundėr krimit poolitik, korrupsionit, prostitucionit si dhe kundėr tė gjitha dukurive tjera negative qė nuk po e lėnė Kosovėn tė shohė dritėn e bardhė?! Kėto janė arsyet mė tė mėdha pėr tė formuar ndonjė organizatė kombėtare me njerėz tė pėrgaditur profesionalisht (qoftė ajo edhe ilegale), dhe jo tė dalim me emra bombastik tė organizatave qė shtrojnė kėrkesa politike jashtė konteksteve kohore dhe qė janė totalisht nė kundėrshtim me vullnetin e lirė tė popullit shqiptar tė Kosovės. Pėr kėtė arsye, organizata e oficerėve shqiptarėSigurimi i Atdheut duhet tė jetė plotėsisht e vetėdijshme pėr barrėn e madhe qė po e merr mbi vete, si dhe pėr pėrgjegjėsinė qė po ia ngarkon vetes, nė mėnyrė qė edhe veprimet e saj tė jenė nė pėrputhje me interesat e popullit shqiptar tė Kosovės. Bazuar nė Komunikatėn Nr.001 tė Sigurimi i Atdheut, synimet janė shumė tė drejta, kombėtare, tė qėlluara dhe konstruktive dhe janė tė papėrballueshme pėr strukturat e organizuara kriminale nė Kosovė. Pakėnaqėsia, pasiguria dhe mospajtimi i shoqėrisė sė Kosovės me vrasjet politike dhe korrupsionin kanė arritur kulminacionin e vet, e sidomos frika pėr tė lėvizur i lirė edhe nė orėt e mbrėmjes nė kohėn kur Kosova quhet e lirė ėshtė njė ndjenjė e papranueshme pėr qytetarėt e lirė, sikurse qė janė bėrė tė papranueshme moszbulimi dhe mosdėnimi i vrasėsve tė personaliteteve tė ēmuara politike e ushtarake tė Kosovės. Me formimin e organizatės Sigurimi i Atdheut nė Kosovė shpresohet tė arrihen kthesa tė mėdha dhe pozitive nė sferėn e sigurisė sė intelektualėve, politikanėve, bartėsve tė pushtetit politik dhe tė popullit tė Kosovės nė pėrgjithėsi, si dhe nė vazhdimėsinė e proceseve tė nisura tė shtetėzimit dhe pavarėsimit tė Kosovės, padyshim duke llogaritur gjithnjė nė mbėshtetjen morale e juridike tė SHBA-sė, si aleate dhe mike e pėrhershme e shqiptarėve.
--------------------------------
apo pershembull ky tjetri thonte ne te njeten teme DHE ATE NE BLOD:
ornamenti
Anėtar qė nga: May 17, 2002
Afishime: 220 Afishuar me: 2003-01-17 15:25
--------------------------------------------------------------------------------
SIGURIMI I ATDHEUT
Prishtinė, mė 04 janar 2003
KOMUNIKATA NR. 001
Nė bazė tė rrethanave tė krijuara pas luftės nė Dardaninė tonė dhe pjesėve tė tjera tė banuara me shumicė shqiptare jemi tė detyruar tė veprojmė duke formuar Sigurimin e Atdheut tonė.
1. Do ti mbrojmė interesat tona kombėtare tė cilat pėrputhen plotėsisht me interesat e SHBA-ve dhe tė botės perėndimore.
2. Do ti mbrojmė intelektualėt dhe gjithė atdhetarėt e shquar kombėtarė.
3. Do ta mbrojmė votėn e lirė tė qytetarėve tonė dhe institucionet e zgjedhura nga vota e popullit.
4. Do ti mbrojmė interesat e rinisė dhe studentėve tanė.
5. Do ti ndjekim kėmba kėmbės vrasėsit e burrave mė tė mėdhenjė tė Kosovės qė u vranė pas luftės, tė cilėt gėzuan besimin e popullit.
6. Do ti luftojmė kriminelėt, rrjetin e prostitucionit, korrupcionin, drogės, krimit tė organizuar politik dhe ekonomik dhe tė gjitha dukuritė tjera negative.
7. Kundėr atyre qė nuk iu binden kėtyre urdhėrave do tė veprojmė pa mėshirshėm.
8. Kėrkojmė nga populli ynė qė tė respektojė oficerėt e Sigurimit tė Atdheut, tė cilėt janė nė shėrbimin e tyre tė shenjtė.
Ata tė cilėt po vrasin shqiptarė pas shpine tani e tutje duhet tė llogarisin se do tė ndeshėn drejtėpėrdrejt me oficerėt e Sigurimit tė Atdheut ! Ne kemi punuar qė moti pėr ti identifikuar keqbėrsit, vrasėsit, kriminelėt e ēdo ngjyre, por kjo ėshtė vėrejtje shumė serioze pėr tė gjithė kėta qė u pėrmendėn mė lart, pra veprimet tona tė jenė direkte nė kokėn e krimit !
<<<<<<
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Tash kane filliue do edhe qe po me kercasin dhembet sikur me i ngrie ne akull e trupi po me dridhet sikur thupra ne uje. Ju e dini qe une nuk kam shkruar moti ketu!!!
[ Ky Mesazh u ndryshua nga: ornamenti mė 2003-01-17 15:27 ]