Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-07-04, 13:58   #19
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim

fadil e pashe se as TOPOPNIMET ilire nuk i din

Ti i mban ne mende vetem Emrat qe i kem te trasheguar nga serbet

Une mendoj se ti nuk din asgje

Emri DARDANI do te ishte me i pershtateshem se KOSOVE sepse ne ket vend kan jetu Dardanet Kurse KOSOVE eshte i emeruar nga serbet

Ja disa Argumente pse duhet te i nderrohet emrin dhe Flamuri


Tė marrim si fillim, prej tė afėrmes kah e largėta, vet emrin – Kosova, I cili emėr ėshtė deformuar, politizuar, pėrshtatur sllavizimit, I cili emėr pretendon tė shqyrtohet nga dy anė ethymologjike: njė anė studimi, prejardhja e emrit nga fjala – koso, qė ka domethėnie – sorra tė zeza, me sufiksin thrrak – va , si emėrtimi I pėrshtatur gjatė periudhave historike pushtuese mbi dardhanėt illirian.

Ky emėrtim – Kosova, mė tepėr ėshtė bėrė pėr shkaqe politike, pėr ta zhdukur nga historiografia ballkanike vet emrin real – Dardhania, pas pėrhapjeve pushtuese – invazioneve sllave nė Ballkan, pėr tu vendosur krejtėsisht mbi tokat dardhane-illire. Emri Dardhania fuqizon prezencėn shqiptare dhe lėkundė prezencėn e ardhėsve nė Ballkan, sepse, kjo shėmangie e kėtij emri, iu lejon toponome tė reja deformuese nė hapsirėn gjeo-politike, duke e ndryshuar hartografinė ballkanike. Kjo ēvendosje apo zhdukje e emėrtimit real kur dihet ekzistenca e shtetit dardhan me fakte tė pakontesueshme, ėshtė edhe ērregullim historiografik, ku pushtuesit formuan njė hartografi fallse, duke iu shėmangur fakteve historike pėr etnogjenezėn e vėrtetė tė Ballkanit.
Deformimi onomasiologjik i Ballkanit ėshtė pėrgjegjėsi e pushtuesve mbi territoret shqiptare me harta tė dhunshme topografike, me politizime tė antroponomeve, toponomeve, hidronomeve dhe vet etnonomeve tė vėrteta dardhane arbėrore illire. Pushtuesit, jovetėm qė lanė gjurmė kulturore e fetare, tė emėrtimeve tė njerėzve, qė nuk janė me spjegim shqip, por e zhduken topografinė reale ballkanike, qė mos tė dijnė brezat e rinj ethymologjinė e vėrtetė ballkanke!

Me zhvedosjen politike tė termit – Dardhania, - sllavėve iu dha mundėsia nga fuqitė e kohės, tė shtrihen me pushtime barbare mbi tokat shqiptare dardhane. Duke mos u pėrmendė Dardhania, nė gjuhėn politike tė sotme, u bė deformimi e falsifikimi mė I tmerrshėm nė hartografinė ballkanike dhe nė historiografinė e kėtij Djepi tė diturisė e kulturės botėrore pėrgjithėsisht!

Deri nė shek.XVII-XVIII, dihen vendasit dardhan tė kėtyre territoreve autoktone shqiptare me njė sipėrfaqe prej 110.000 km. katrore, nga kėto vende shqiptare: Naissa (Nishi), Piroti, Pėrkupi (Prokupla), Leskoviku (Leskovci), Zharra (Pozharevci), Dardha (Krushevci), Gurshumi (Korshumlia), Tauruna (Zemuni), Singiduna (Beogradi), Samaranda (Smedereva), tė rretheve tė Kreshtabardhės (Kopaoniku), Albaniku (Jabllanica), Topliku (Toplica), Lugina e Margės (Morava), Bujana (Bujanovci), Pllaja (Plava), Ngucia (Gucia), Nikēi (Nikshiqi), Podguri (Podgorica), Berana (Ivangradi), Treguri (Novipazari), Skupi (Shkupi), Linkestidi-Manastiri (Bitoli), Bylazora (Velesi), Lihnidi (Ohri), Astibi (Shtipi), Korkyra (Korfuzi), qė u pėrmenden vetėm disa toponome ndėr mė kryesoret…

Nga shkėputja e dhunshme e mbi 81.000 km.katrore nga atdheu arbėror (shih: Enciklopedia, Zagreb, 1973). vetėm nga shek.XVII e deri nė vitėt 20 tė shek.XX. tė gjitha kėto territore, ishin tė Dardhanisė illire mė tė vonėshme, si vetėm disa nga shumė vendbanime tjera shqiptare tė shfarosura me masakra massive e spastrime etnike, siē dihen territore shqiptare (arbanase)…

Tash, - athua, emėrtimi I Dardhanisė, paska mbetur tė zėvendėsohet me njė emėr – sorrash tė zeza – apo tė njė fushe, si fushėbetejė fusha e kosave, fushė e shtruar nė kosa (shpata), gjatė Luftės sė Kosovės (1389)?
Ky emėr aqė I dashur pėr rashėt (lexo: sėrbėt), emėr aqė I dhėmbshėm luftėrash, paska mbetur vėrtet, nga fjala – sorra e zezė, me ato epitete krenarie – vajza kosovare – kosovarja, duke ia fshirė plagėt e luftės dėshmorit tė vet nė fushėbetejė? Ky emėr aqė I dashur paska mbetur si idol artistik e symbol arti lutarak edhe historiografie, me prejardhje linguistike nga – sorra e zezė?! A Kosovarja e bukur nė fushė lufte me kokėn e luftėtarit nė prehėr, ajo kosovare qenka njė sorrė e zezė?!

Kjo ethymologji deformuese u bė vetėm pėr shkak tė injorimit indirekt, si mjet psikoze, duke e nėnvleftėsuar emėrtimin, qė nė fund tė fundit tė tė gjithave atyre pėrpjekjeve histerike, tė mbetet, pėrsėri tokė sllave, si ato tjerat tė lartėpėrmendura... Kėtu ėshtė nė pyetje nėnvleftėsimi si mjeshtri politike: nėnvleftėso e merrja vlerėn me nga krejt qėllimet nė prapavijė kohore.
Vet spjegimi sllav pėr emrin gjeografik – Kosova, bie ndesh nė kundėrshtim me vet veprimin ēlirimtar dhe me vet etikėn historiografike tė asaj lufte ēlirimtare nga turqit, qė fatkeqėsisht kjo hipothezė pėrkrahet edhe nga studjues tė mirėfilltė…

Emri – Kosova – si emėr gjeo-historik si njė emėrtim I ngushtė topografik, qė pėrkufizohet nė mėnyrė tė thjeshtė linguistike, rreth emrit tė njė fushe, tė cilėn fushė e emėrtoi lufta, respektivisht realiteti historik I njė fushe tė shtruar nė kosa, nė shpata, kosa a shpata tė ngrehura nė fushėbetejė, ndėrmjet ballkanasve dhe turqve mė 28. Qėrshor, 1389. Ajo luftė u thirrė Lufta e Kosovės, si luftė e pėrbashkėt me tė gjitha mjetėt e luftės edhe me kosa, nė vend shpatash, qė ka kuptimin e shprehjes – ballkanasit nė kosa me turqit, tė ngritur kosaz, kosaz mbi turqit. Shprehja shqipe – kosaz ėshtė jo e rėndomtė, kur dy veta apo dy grupe njerėzish janė nė kryengritje, nė konflikt ndėrmjet vetit, thohet shqip – po shkojnė kosaz, ēka po shkoni kosaz – me kuptimin kundėr njeritjetrit nė hasmėri…

Fjala shqipe-illire – kosa ėshtė fjalė skipe-illire parasllave, qė e morėn dhe e pėrehtėsuan si huazim linguistik vet gjuhėt sllave, me tė njejtin kuptim, ēka ėshtė njė veprim I ndėrsjelltė I tė gjitha gjuhėve tė afėrta e tė largėta. Vlen tė theksohet se pikėrisht sėrbėt nė Luftėn e Kosovės (1389), nuk ishin as tė njohur si komb e popull – sėrb, por emri I tyre ishte – rashė (rus), qe nga shteti I parė sėrb – Rashka, si banorė tė principatės sė Stefan Nemanjės tė Rashkės (njė princ shqiptar I sllavizuar pėrmes martese – Stefani I Nemuni).
Nė Luftėn e Kosovės, morėn pjesė disa popuj ballkanik: shqiptarė, sėrb, bullgarė, boshnjakė, rumunė, hungarez, kroat etj. edhe me ndihmėn e vet rusėve.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė