Ismail Kadare
E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI
[size=14]Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981
E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.
Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.
Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.
Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
Dh'u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme
U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
Ju shtypen si ne Monarki.
Por koha kurre s'vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s'mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.
S'kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mbriu.
Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n'histori u kthyet vete.
__________________
Fitorja mė me madhe nė jetė,ėshtė qė tė fitosh zemrėn e dikujt qė e don mė tė vėrtet!!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 13-01-11 nė 22:12
|