Para Elegjisė
Njė ditė do t'i marrėsh nė gji
Gjethėt e rėna tė stinėve tė tua
Dhe do tė kėrkosh kot vetėn
Shtigjeve tė harruara tė njė moshe
E nuk do tė kesh mė as flokė ere
As shikim ylberi ta matėsh fillin
Dhe fundin e mashtrimit tėnd tė shkurtėr
Njė dit do t'i shpalosh vjetėt tua
Si pajėn e nusės sė vdekur
E do tė numrosh fluturat e shkruara
T'agsholeve t'prenduara
E s'do tė kesh ma as zjarr nė buzė
As lot nė sy tė qeshėn ngohtė
Tė qajsh rrejshėm dhe ti manihtėsh
djelmoshat
Njė dit do t'i hash buzėt e tua
Gjurmėt e tua do t'i pėshtysh
Dhe secilin muzg do ta pagėzosh
Me nga njė pendim qė dhemb
E s'do tė kesh mė as sy deti
As hap tė hedhur sorkadheje
Tė shohėsh si t'pėrqeshin gongjet
Dhe tė ikesh prej hijės sate
-----Nga Azem Shkreli
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
|