Jam e Huaj
Jam e huaj
Mes tė dashurve tė mi
S'po mė njohin tjetėrsimin
U thėras nė emėr
Qė kur kam lindur
Heshtja e tyre si hungėrimė paniku
Me frik ,
Me lig
Vėrtitem nė shtjellėn e ajrit tė rastėsishėm
Behur nė gjeturina stinėsh
Vjeshtė e Parakohtė
Mėngjesi
Ia nxjerr sytė natės
Dhe qanė deri nė muzg
Me dėshpėrim
Djersitur
Pemėt flakin koleksione gjethėsh
Protestė ngjyrash
Nė qiell
Rrėmujė orėsh
Qė s'din nga tė venė
E vetme
Pėrqaset vjeshta nė skuta drurėsh
Ende
Pėrgjon pak diell mes reve
Ca muzgje dridhėrakė
Verėn ngushėllojnė para kohe
---------Nga Flutura Akca
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
|