Prishtinė, 1 shtator - Me njė solemnitet tė organizuar sot nė lagjen "Dardania" nė Prishtinė, u bė pėrurimi i ndėrtesės sė re tė shkollės fillore dhe u bė zbulimi i bustit tė Xhemajl Mustafės, emrin e tė cilit prej sot e mban kjo shkollė re nė kryeqytetin tonė. Morėn pjesė Presidenti Ibrahim Rugova Kryeadministratori Soren Petersen, ministri Rexhep Osmani, familjarė dhe miq tė shumtė tė Xhemajl Mustafės, si dhe nxėnės, arsimtarė e qytetarė tė shumtė.
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova duke pėrshėndetur pėrurimin e kėtij objekti tė ri shkollor, tha se sot ka njė gėzim tė veēantė qė po merr pjesė nė pėrurimin e ndėrtesės sė re shkollore. Presidenti u shpreh se me njė ndjenjė tė veēantė nderimi gėzohet qė shkolla e re do tė mbajė emrin e gazetarit, shkrimtarit dhe veprimtarit pėr liri, pavarėsi e demokraci tė Kosovės, Xhemajl Mustafa, i cili pėr shumė vite ishte kėshilltar nė zyrėn e Presidentit tė Kosovės.
Poashtu ai u shpreh se ėshtė moment solemn qė pėrurimi i shkollės bėhet mė 1 shtator, nė ditėn e fillimit tė vitit tė ri shkollor 2004 -2005. Pėrurimi i kėsaj shkolle, tha Presidenti Rugova, "tregon progresin e vendit dhe pėrkushtimin tonė pėr edukimin e brezave tė rinj tė shoqėrsiė dhe tė shtetit tonė, se ne dimė tė ndėrtojmė lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės". Njėherit ai theksoi se sot dhe kėto ditė do tė pėrurohen me dhjetra objekte shkollore dhe do tė renovohen pėr tė gjithė nxėnėsit e Kosovės, pėr tė gjithė ata qė janė ardhmėnia e Kosovės, duke premtuar se institucionet e Kosovės do t'i bėjnė tė gjitha pėrpjekjet qė nxėnėsve dhe arsimtarėve t'u krijohen kushte sa mė tė mira pėr mėsim dhe edukim dhe ua uroi vitin e ri shkollor tė gjithė arsimtarėve dhe nxėnėsve tė Kosovės.
"Njė vend qė hap dyer tė shkollave tė reja, i hap dyert e ardhmėnisė dhe lumturisė pėr tė gjithė qytetarėt e vet", nėnvizoi Presidenti Rugova nė fund tė fjalės sė tij pėrshėndetėse me urimet mė tė mira qė shkolla mban emrin e Xhemajl Mustafės.
Duke pėrshėndetur nė pėrurimin e kėtij objekti tė ri shkollor, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen tha se dita e parė shkollore ėshtė dita mė e bukur nė jetėn e ēdo fėmije dhe se fėmijėt janė ardhmėnia e Kosovės.
Petersen tha se falė Presidenti Rugova dhe liderėve tė tjerė si dhe Xhemajl Mustafės, Kosova po ecėn drejt Evropės deh se ako ka njė tė ardhme tė ndritur.
"Falė Presidentit, falė liderėve politikė, pėrfshirė kėtu edhe Xhemail Mustafėn, emrin e tė cilit e mban kjo shkollė, Kosova e ka filluar udhėtimin e saj drejtė Evropės. Kosova ka njė tė ardhme tė ndritur, si pjesė e Evropės dhe ėshtė detyrė edhe e brezave tė rinj qė ta vazhdojnė kėtė rrugė".
Duke folur nė kėtė pėrurim, ministri i Arsimit Rexhep Osmani, pasi theksoi se ndėrtimi i kėsaj shkolle ėshtė bėrė nga donatorėt e huaj, ai tha se bashkėsia ndėrkombėtar ka kontribuar shumė nė pėrmirėsimin dhe zgjerimin e hapėsirės shkollore dhe ajo ka ndėrtuar 217 shkolla tė reja dhe me ndihmėn e saj mė shumė se 400 shkolla janė renovuar. Ai tha se Ministria e Arsimit po i kushton rėndėsi tė madhe zgjerimit tė kapaciteteve shkollore nė funksion tė zhvillimit tė reformės nė arsim. Ministria, tha ai, ka ndėrtuar 19 shkolla tė reja dhe po i renovon 35 tė tjera.
Ministri Osmani tha se sot po shpalohet edhe busti i Xhemajl Mustafės, emrin e tė cilit do ta mbajė kjo shkollė e re. "Vetėm disa metra nga ky objekt jetoi dhe punoi kritiku dhe publicisti e veprimtari politik Xhemajl Mustafa. Kur vendosėm ta emėrojmė kėtė shkollė nuk kishim dilema, sepse kishim parasysh veprėn e tij". Nxėnėsit qė do tė mėsojnė nė kėtė shkollė, tha Osmani, emrin e Xhemajl Mustafės do ta kenė mburrje. "Shpalimi i bustit tė Xhemajl Mustafės sot ėshtė pjesė e shpalimit tė qenies sonė shpirtrore dhe arsimore", tha mes tjerash ministri Osmani.
Poashtu pėrshendeti edhe kryetari i komunės sė Pishtinės Ismet Beqiri.
Pastaj Presidenti Rugova, Kryeadministratori Petersen dhe ministri Osmani dhe anėtarėt e familjes Mustafa nė obrorine e shkollės bėnė zbulimin e bustit tė Xhemajl Mustafės, vepėr e artistit nga Prishtina, Veli Blakqorri, si dhe prenė shiritin e ndėrtesės sė shkollės dhe bėnė njė vizitė nėpėr lokalet e shkollės.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
|