Letra qe su sos kurre.
Jam e ulur ketu ne shkalle
dhe po te shkruaj kete leter te bardhe
Kur pra do te kthehesh valle?
Bir me ka marre malli per ty
ta dish, te dua me shume se k'ta dy sy
Bir vetem ty te kam
bir per ty zemra me qan
Me mire te binte termeti
sesa te egzistonte kurbeti
Ke ikur larg refugjat
dhe gjumi sme merr dit e nat
Bir mos te ka ndodhur gje?
se letra nga ti nuk kam marre me.
kam shume kohe qe po te pres
nga ky mall nje dite do vdes.
Shikoj tutje ne horizontin e larget
dhe mendja tek ti me rrin e vaket.
nga koka mend po pellcas
nga buzet me iku dhe ai pak gas.
tashme te pres te vish
atje me sdo te rrish
nuk kam nevoje per pasuri
se thesari im je ti
Ndaj eja o i vogelthi im
se ty te kam falur dashurine.
Ti je gezimi me i madh qe kam
nena as me jeten e saj nuk te ndan.
Ti linda bir te perkunda ne djep
te rrita,u bere i gjate si plep.
Mbaj mend netet kur rija pa gjume
dhe jashte bente shterngate, furtune.
Me keto dy duar djepin ta perkunda
per dy vjet me rradhe me gjirin tim te menda
Babane dot se njohe e di
s'more nga ai ndopak dashuri
Ta dish bir, ai fort te deshi
por nje nate te lige vdekja e gjeti
e di bir e di, u rrite pa baba
por nena vetem asnje hap ste la.
Mundohesha te te gjeja ty buken e gojes
ne dimer te coja gjer tek pragu i shkolles
Kur kthehesha me prisnin mijera pune
por nuk kisha lodhje se te doja shume.
Dhe tani te dua per mua je kerthi
he pra bir i nenes kur do te vish ti?
Qe kur ti ke ikur motra eshte bere grua
nena te eshte plakur nga floku ne thua
Motra ste ka pare eshte pergjeruar
ka dy vjet me varrin,eshte e martuar
syte sme jane shterur, zeri me eshte mbaruar
kane qe ate dite qe ike larg merguar.
Ne te dyja bashke muhabet bejme ndonjehere
shikoj shpesh nga rruga, te pres ty ne dere
njera porsi korbe, tjetra kukuvajke
njera rrin ne dere, tjetra ne varrziun nate
Se mbaj mend o bir sa vjet kam pa te pare
lotet s'me jane shterur syte me digjen zjarr.
as vete se di se si kane duruar
kaq vjet pa te pare si nuk jane verbuar!!
Eja pra o bir se une po te pres
te prek flokun tend e pastaj te vdes.
Eja te te shoh, ty bir sa je rritur
se kur u largove dukeshe i mitur
Une i lutem Zotit te mos na kete denuar
nena te prese ne dere e djali te rrije merguar.
Ti bir nga letra ime mos u fut ne trishtim
se po ste pashe ne kete bote te shoh ne amshim.
Bota e te gjalleve qenka e mallkuar
mbart ne shpine te saj shume te deshperuar
Eh o biri nenes nuk di cte te them
kam shume plage ne zemer e shpirti me dhemb
Me lot rrit dy femije e i nxjer ne jete
vajza transferohet,djali shkon n'kurbet.
Me motren kam folur, leter i kam derguar
me eshte caktuar dita atje per ta takuar.
Eh ta dish o bir si endet shpirti im
nje here ne k'te bote nje here ne amshim.
Nuk di o bir jo, cte te them vertete
e mbushur me sprova paska qene kjo jete.
jam ketu ne shkalle ndjehem e vetmuar
koka sec me zien malli me ka copetuar
Eh o bir i nenes rri ketu te pres
nje here te te shoh e pastaj te vdes
Po i lutem Zotit te leshoje murlan
per nje cast te veten djalin t'me sjelle prane.
O ju shume rruge qe kemben sdi ku hedh
nena rri e pret e djali boten bredh.
nena rri e pret, e djale aty nuk ka
eshte bere e skalitur, veteveten po ha.
O ju dallendyshe qe veni e vini
djalit tim te vetem adresen a ja dini?
Pyet e pyet nena, por me kot
as murlan as zogj nuk ja sjellin dot
Stilolapsi i nenes sec mbeti pa boje
dy fjalet e fundit i mbeten ne goje
mbeti leter e shkruar,ngeli pa adrese
e vuri nen koke qe kollaj te vdese
nena e shkrete nga dhimbja vdiq aty ne shkalle
djali mbet ne mergim as vdekur as gjalle.
Dr.Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|