Pėrjetime te mia
Nė njė dit pranvere, zgjohėm ne qetesi dhe ngadal qohem e bėhem
gati. Zemra me dridhet duke menduar te ardhmėn e panjohur. Dy shokėt
e mij erdhėn te shtėpija, dhe me liruan pak zemrėn ne biseda.
Ishem te afert si vellezer, banojshėm ngat, ne shkoll ishėm bashk,
e qdo kund tjetėr. Kem qesh shum sė bashku, ishėm shum tė lumtur.
Dhe pas pak kohe vjen daji im, mė thot Jeton a je bėr gati tash kem
me marr rrug te lart, pėrshėndetu me shok un e marr qanten tėnde.
Un pershendetem me dy shoket me shum dhimbje, u ndajshem
dhe pa ditur se kur do te shihemi, por i them atyre mos u merzitni
se do te vij se shpejti.
Nisėm me vetur, i shiqoj shokėt e mij para shtėpis si largohėn
me buzėqeshje, por zemra qante, shiqoj qytetin si largohėt,
mė von largohem edhe prej kosove, e udhėtoj nė vende te panjohura,
pas disa ore mberrij ne zvicerr, pak para mengjesit.
Ditėn e par qė zgjohem kėtu, mendova se kam qen nė ėndrra,
dhe shiqoj prej ditares pėr me qen i sigurt se ku jam. Isha vet,
nuk kuptojsha gjuhen, nuk njohėsha askėnd.
Njė jet e re filloj pėr mua, ku jam, kush jan kėta njerz aq nė stress,
qka do tė bėj kėtu, sa koh do tė rri, dhe shum pyetje tjera tė rėnda.
Kaloj njė koh dhe shiqoj qe nuk mundem tė kthehėm nė kosov,
familja ishte nė konflikte me serbėt.
Filloj sė shpejti tė njoftohem me rinijėn e vendit, tė interesohem
pėr shkoll, pėr me punuar mbas shkollės, pėr sport dhe shum
gjėra tjera qe kisha interesim.
Mė von kisha dėshir tė madhe tė kthehėm nė kosov, mi par familjėn
dhe dy shokėt-vėllezer, por obligimi ushtarak i RSJ-ės mė pritke
atje, dhe nuk ishte e mundur tė kthehėm. Mė ka dobėsuar
shum kjo gjendje, nė qdo moment.
Vitet kaluan dhe lufta filloj, ishte shum vėshtir pėr shqiptarėt qė ishin
nė kosov, por edhe pėr gjith tė tjerėt. Nuk isha nė gjendje tė mir.
Sidomos kur mė erdh njė lajm prej familjės, qė njėri prej dy shokėve
kishte humbur jetėn nė luft. Me aq deshir tė madhe qė kisha me pa,
lajmi vjen qė ka humbur jetėn..... lajm i vėshtir shum....
Dy dit kalojn nė gjendje katastrofike, dhe vjen njė tjetėr lajm nga
familja, qė tjetri shok edhe aj ka humbur jeten nė luft....
At dit qe jam nis pėr gyrbet 17 vite mė herėt, ish kan hera e mbramt
qė qeshėm bashk... Kem qesh me zemėr... Jem mėrzit me zemėr...
Ende zemra mė qan
Nje dit e till ka ndryshuar jetėn e shum shqiptarėve.
Meritojmė paqe dhe lumturi nė tė ardhmėn, se shum momente tė
vėshtira kem jetu tė gjith ku do qė jem.
|