Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-11-04, 17:29   #30
dr.hektor
 
Anėtarėsuar: 26-09-04
Vendndodhja: Pr
Postime: 47
dr.hektor e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek dr.hektor Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek dr.hektor Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek dr.hektor
Gabim

Marre nga QIK.
Kosova.com

Bruksel, 24 nėntor - Europarlamentarja gjermane Doris Pak ka raportuar sot pėr Kosovėn para Komisionit tė Punėve tė Jashtme tė Parlamentit Evropian, duke i njohur europarlamentarėt edhe me mėnyrėn se si u zhvilluan zgjedhjet e fundit, me rezultatet e tyre si dhe me gjendjen e pėrgjithshme sociale dhe ekonomike nė Kosovė. Zonja Pak shprehu hapur pakėnaqėsinė e saj ndaj vendit tė pamjaftueshėm dhe interesit tė pakėt qė iu kushtua mbarėvajtjes shembullore tė zgjedhjeve tė fundit nė Kosovė, zgjedhje nga tė cilat duhet tė marrė shembull edhe Shqipėria, siē theksoi ajo, para se tė shtonte se vėmendja e botės ndaj Kosovės tėrhiqet tani vetėm kur qė andej vijnė lajme pėr vrasje, gjak dhe shkatėrrime, thuhet nė njė raport tė "Dojēe veles" nga Brukseli.
Po ashtu eurodeputetja Pak ka deklaruar para Parlamentit Evropian se nuk duhej pritur mesi i vitit tė ardhshėm pėr tė filluar shqyrtimin e standardeve, por qė ky proces tė fillonte qė tani. Doris Pak ndruan se zgjidhja e statusit tė Kosovės rrezikon tė shtyhet dhe zvarritet pafundėsisht, shtyrje qė mund tė shkaktojė njė radikalizim tjetėr tė situatės, si ai i muajit mars. Po ashtu Doris Pak shprehu frikėn se zgjedhja e Ramush Haradinajt si kryeministėr i vendit do tė vėshtirėsonte bashkėpuniminn apo mirėkuptimin e Prishtinės qoftė me Brukselin, por po ashtu edhe me Beogradin.
Sipas saj, njė aleancė e LDK-sė me partinė e Veton Surroit, i cili ka kontakte tė mira me kancelaritė perėndimore do tė ishte mė e dobishme
__________________
Me i mire realiteti i hidhur se mashtrimi i embel
dr.hektor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė