gashi75
Shirley Cloyes DioGuardi
Tani qė gjykimi i Fatmir Limajt, Isak Musliut dhe Haradin Balajt filloi nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krime tė Luftės nė Hagė, (nė tė njėjtėn gjykatė ku edhe ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviē po gjykohet), shpresoj se ironia dhe padrejtėsia e kėsaj situtate tė kuptohet. Pasi bėri katėr luftėra agresioni nė Ballkan, luftėra kėto qė lanė mėse 300.000 burra, gra dhe fėmijė tė vdekur dhe mėse katėr milionė tė zhvendosur, Sllobodan Millosheviēi u ekstradua nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krime nė Ish-Jugosllavi (ICTY) nė Hagė mė 28 qershor 2001. Bashkėsia ndėrkombėtare e pa arrestimin e tij si njė ngjarje madhore nė rrugėn e tė sjelljes sė paqes nė Europėn Juglindore. Myslimanėt e Bosnjes dhe shqiptarėt e Kosovės, viktimat kryesore tė marshit gjenocidial tė Millosheviēit nė Ballkan, e pėrshėndetėn ekstradimin e tij si njė drejtėsi tė shumėpritur dhe si mbyllje tė ciklit tė terrorit. Tė paktė do tė ishin ata qė nė atė kohė do imagjinonin se tre vjet pas fillimit tė procesit, Millosheviēi ende do tė gjendej nė gjyq, apo se edhe ish-anėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, do tė dėrgoheshin nė Hagė pėr tu gjykuar pėr krime.
Askush nuk do tė kishte imagjinuar kėtė atėherė, se pas njė dekade vrasjesh e krimesh nga kėlyshėt e Millosheviēit, akuzat e vetme tė bėra nga ICTY nė lidhje me krimet e luftės nė Kosovė para 1999 do tė ishin ato kundėr tre shqiptarėve tė Kosovės. Apo qė Limaj, Musliu dhe Bala do tė diskriminoheshin nė trajtimin e tyre nga gjykata. Atyre iu ishin mbyllur sytė kur ishin transferuar nga burgu pėr nė gjykatė dhe anasjelltas, dhe pėr njė muaj ishin mbajtur pa mundėsi komunikimi pėrveē komunikimit me avokatėt e tyre.
Me milosheviēin nuk e pamė kėtė trajtim.
ICTY ėshtė krijuar pėrmes njė rezolute speciale tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr tė sjellė drejtėsi dhe paqe nė Ballkan, dhe deri diku ka patur sukses nė kryerjen e misionit tė vet. Mirėpo, nė tentimin pėr tu paraqitur si njė gjyq i balancuar etnikisht ICTY po mundohet tė paraqesė njė barazi morale pėr krimet e kryera nė Ballkan, qė ėshtė edhe njė padrejtėsi mė shumė ndaj viktimave tė Millosheviēit. Gjyqi ndaj Fatmir Limajt, Isak Musliut dhe Haradin Balės, paraqet njė paralelizėm fals mes shqiptarėve tė Kosovės nė njėrėn anė, (tė cilėt mbrojtėn njerėzit e vet kundrejt vrasjeve masive dhe pėrzėnies masive), dhe vrasėsve tė njė terrorizmi tė mbėshtetur nga shteti nėn udhėheqjen e Millosheviēit - nė anėn tjetėr. Ka ardhur koha pėr tė pyetur: Gjykata me hetimet ndaj ish -anėtarėve tė UĒK, ka qenė nėn trysni pėr tė rishkruar historinė duke barazuar pėrgjegjėsinė pėr luftėrat ballkanike pėr qėllime politike pa patur tė bėjė asgjė me drejtėsinė si bazė?
Ėshtė tepėr e rėndėsishme qė tia rikujtojmė vetes atė qė ka ndodhur nė fakt nė Kosovė pėr mėse pesėmbėdhjetė vite. Mė 1989, Sllobodan Millosheviēi mori pushtetin duke i fryrė flakės sė rrėnjosur thellė tė racizmit kundėrshqiptar tė shoqėrisė serbe. Mė 28 mars tė po atij viti, ai ilegalisht pushtoi Kosovėn qė ishte provincė autonome e ish -Jugosllavisė. Radio dhe televizioni shqiptar, shkollat, si dhe klinikat mjekėsore u mbyllėn, bizneset e ndryshme u pushtuan, mėse 100.000 shqiptarė u dėbuan nga puna, dhe Kuvendi ligjėrisht i zgjedhur i Kosovės u shpėrnda. Ēdo kundėrshtimi i pėrgjigjej burgosja, tortura dhe vrasja. Nė njė shembull drastik i brutalitetit tė kėtij regjimi ėshtė helmosja e mėse 7000 fėmijėve shqiptarė nėpėr shkolla nga njė substancė kimike, fatmirėsisht jofatale, mė 23 mars 1990.
Pėr afėr njė dekadė, Millosheviēi krijoi njė mbretėri terrori mbi Kosovė. Kur ushtria dhe forcat paraushtarake serbe sulmuan fshatin Prekaz nė shkurt 1998 duke vrarė dyzetepesė anėtarė tė familjes sė Adem Jasharit me gjakftohtėsi, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, njė forcė luftarake e decentralizuar, u ngrit pėr tė mbrojtur popullsinė civile. Deri nė vjeshtė tė vitit 1998, trupat serbe kishin dhunuar, vjedhur e vrarė nėpėr gjithė fshatrat e Kosovės, duke i detyruar mėse 400.000 shqiptarė tė lėshonin vatrat e tyre. Bashkėsia ndėrkombėtare iu pėrgjigj kėsaj situate duke dėrguar njė grup tė vogėl tė vėzhguesve tė paarmatosur. Nė janar 1999, kėta vėzhgues gjetėn kufomat e civilėve shqiptarė tė vrarė nė fshatin Reēak. Deri nė mars, kur NATO mė nė fund ndėrhyri pėr tė ndalur kėtė tmerr, mėse 90 pėr qind e tė gjithė shqiptarėve etnikė tė Kosovės ishin pėrndjekur nga shtėpitė e tyre. Rreth 600.000 pėrpiqeshin tė mbijetonin nėpėr malet e luginat e Kosovės, ndėrsa po aq ishin detyruar tia mėsynin kampeve nė Maqedoni e Shqipėri. Kjo ėshtė historia qė nuk duhet harruar mu nė prag tė gjykimit tė ish -anėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė nga shqiptarėt e Kosovės shihen si heronj. Nėse ICTY bėhet instrument i atyre qė duan ti shohin luftėtarėt e Kosovės nė tė njėjtin vend me ata qė urdhėruan dhe zbatuan krimet mė tė shėmtuara qė kanė ndodhur nė Evropė qė nga koha e nazistėve, atėherė historia do tė rishkruhet nė mėnyrėn mė tė pahijshme dhe tė vrazhdė, dhe kėrkesa pėr paqe dhe drejtėsi do tė jetė e humbur.
Autorja ėshtė kėshilltare pėr Ēėshtje tė Ballkanit pranė Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
__________________
Pa asnjė mėdyshje mund tė konstatohet, se pėr popullin shqiptar interesi mė parėsor nė kėtė etapė tė historisė sė tij, ėshtė ēlirimi i plotė e ribashkimi i Atėmėmdheut si dhe ndėrtimi i njė shoqėrie plotėsisht sovrane e demokratike
|