Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-04, 10:24   #73
KriSTaL
 
Anėtarėsuar: 30-11-04
Vendndodhja: Akoma Ne Planetin Toke !!
Postime: 257
KriSTaL e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Dy buzė...

Dy buzė tė kuqe,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn,
gėzimin ma fikėn,
si fantazma hikėn
ndėr do bota tė larta...

Dy buzė si tėpėrgjakta,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn
nė buzė kur mu njitėn
andjet m'i trazuen,
zemrėn ma tėrbuen,
trurin ma helmuen
e nė fund u mėrguen...

Dy buzė tė kuqe,
bukuri fatale,
tė njė gruaje stėrzane
njė pjsė zemre mė nxorne,
njė pranverė tė tanė mė morne
dhe gėzimin ma vodhne...

Ato dy buzė tė kuqe
dhe dy lote tė mija
qenė shenja tė dhimbjes,
kur mė vrau bukuria,
kur mė zu dashunia
e mė dogji rinia.

Migjeni.
__________________
Sa Mė Shumė, Qe Rrij Me Njerez , Aq Mė Shumė Me Pelqejn \" KAFSHĖT\"
KriSTaL Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė