Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-12-04, 00:26   #34
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

Pėrshėndetje tė nderuar forumistė!

Mendoj se pothuajse tė gjithė ne kėtu u pajtuam se kėto gara mes nesh kanė nė rend tė parė karakterin argėtues dhe shoqėrues. Nė kėtė drejtim edhe vendosa tė shkruaj nė grupin qė isha caktuar. Sa pėr argėtim, e jo pėr t'u munduar pėr tė treguar aftėsi e zotėsi mė tė mėdha se dikush tjetėr.
Pavarėsisht se kjo garė ndoshta aty - kėtu mund tė ketė nxehur gjakrat e dikujt dhe rritur nivelin e adrenalinės pak mė tepėr se qė ishte nevoja, megjithatė mendoj se raundi i parė u pėrmbyll nė suaza tė njė korrektėsie dhe duke mos humbur karakterin argėtues.
Tani kur edhe u formua grupi i gjysmėfinales, kam pėrshtypjen se gjėrat na janė pėrzier njė ēikė. Nuk ėshtė vetėm prononcimi i Barbarozės pėr t'u larguar nga garat e mėtejme pėr arsye personale qė mė bėri tė mendoj zėshėm, por disi kam njė ndjenjė tė ēuditshme rreth tėrė kėsaj. Shpresoj tė jem nė gabim.
Kur jemi te Barbaroza, unė vėrtet pajtohem me konstatimin e atyre qė e shohin si veprim jo tė qėlluar, pėr tė mos thėnė jo korrekt ndaj shoqėrisė, qėndrimin qė ajo ka marrė, pavarėsisht se kam respekt tė plotė pėr arsyet personale qė ajo ka sot, e qė unė apo dikush tjetėr mund tė kemi nesėr. Edhe pse edhe gjatė garės nėpėr grupe pati forumistė qė abstenuan me temat e tyre, mendoj se tėrheqja eventuale pas kalimit tė grupeve ka peshė mė tė rėndė.
Pa dashur qė ky postim imi tė kuptohet si ngacmim i ndėrgjegjes sė dikujt apo lutje pėr ndryshim tė qėndrimeve tani mė tė shprehura rreth kėsaj teme, unė akoma vazhdoj t'i jap pėrparėsi karakterit argėtues tė kėtyre garave dhe mendoj se kjo ėshtė arsye mė e fortė se ēdo arsye tjetėr personale pėr ta pėrfunduar kėtė shoqėrim tonin si ėshtė mė sė miri.
Ndėrsa, edhe pse moderatorėt nuk janė tė vetmit qė duhet tė japin mendimet e tyre kėtu, mendoj se atyre u bie barra mė e rėndė pėr tė vendosur rregullat dhe pėrcaktuar limitet kohore.
Andaj, duke shprehur gatishmėrinė time qė para forumistėve kėtu tė paraqes pėr sė dyti herė temėn time garuese, do tė kisha dashur tė di deri kur ėshtė afati i fundit pėr tė bėrė njė gjė tė tillė? Pastaj shpresoj qė tė gjithė gjashtė garuesit qė jemi kėtu t'i pėrmbahemi kėtij afati.

Duke shpresuar se nuk do tė hasi nė keqkuptime te dikush nga mesi ynė,
Ju pėrshėndes.

Albanam
Albanam Nuk ėshtė nė linjė