Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
|
Ishte njė ditė e zakonshme marsi. Viti i largėt 1990. Dita e parė e stinės sė pranverės, edhe pse kjo stinė e vitit kaherė sikur kishte humbur shkėlqimin e saj tė vėrtetė nė Kosovė.
Po afrohej fundi i javės, kurse unė me padurim prisja qė sa mė shpejt tė pėrfundoj ushtrimet dhe ligjėratat e asaj dite dhe tė kthehem nė gjirin familjar, pėr tė pushuar pak nga lodhjet qė di nganjėherė ti bėjė ai orar i stėrngarkuar i Fakultetit tė Mjekėsisė.
As qė mė kishte shkuar mendja se kjo ditė marsi do tė ishte njė ditė qė do tė mė mbetet nė kujtesė pėr tėrė jetėn, sė paku jo e ndėrlidhur me njė ngjarje tė tillė pėr tė cilėn po shkruaj.
Koncentrimin ushtrimeve qė kishim nga lėnda e sėmundjeve interne e prishi njė zhurmė e parėndomtė e automjeteve dhe piskamė e njerėzve jashtė ndėrtesės sė spitalit. Dhe pėrderisa akoma nuk kishim tė qartė se ēfarė nė realitet po ndodhė, hyrja e vrullshme nė klasė e njė motre tė shastrisur medicinale e ngriu gjakun nė damarėt tanė: Zotėri Profesor, studentė, mė falni por poshtė ėshtė rrėmujė e vėrtetė, shumė pacientė ia kanė mėsyer spitalit, nuk di se ēfarė po ndodhė, dėgjohet zhurmė e piskamė! Ndihmoni ju lutem! Pa diskutuar dhe pa zgjatur shumė u vėrsulem shkallėve teposhtė pėr tė parė se pėr ēka ėshtė fjala. Atje, nė hyrje tė spitalit, tollovi e vėrtetė: njerėzit bartin nė krahėt e tyre vajza tė reja e djem tė rinj, kurse veturat me sirena tė lėshuara nuk zgjedhin rrugėn pėr tė arritur sa mė shpejt deri te spitali. Tė sėmuarit lėshonin zėra lemeritės, kurse simptomet dominuese ishin shtangimet, vėshtirėsitė nė frymėmarrje, tė qajturit dėnesės i pėrcjellur me skuqje dhe djegije tė syve, alivanosje.
Tė gjithė kėta janė nxėnės tė shkollave tė mesme. Gjatė procesit mėsimor nėpėr shkolla janė hedhur gazra tė dyshimtė. Fėmijėt janė helmuar!, ishin fjalėt e vetme qė kishin mundėsi tė thonė ata qė me shumė vėshtirėsi kishin sjellur kėta tė rinj e tė reja tė pafat para dyerve tė spitalit.
U mobilizua atė ditė pothuasje i tėrė personeli i fakultetit tė mjekėsisė, kurse studentėve tė kėtij fakulteti pa planifikuar dhe padashje iu mundėsua njė kalitje profesionale nė njė gjendje kaq tė rėndė.
Nė gjendje tė tillė morbide nuk ishte vetėm Prishtina, por tė sėmurė tė panumėrt vinin edhe nga qytetet tjera tė Kosovės. Nė valėn e tėrė atij kaosi dhe aktiviteti pėr ndihmė urgjente, njė taksi vozitės privat mė njė zė gjysmė tė shterrur na informoi pėr shumė nxėnės e qytetarė tjerė qė kishin nevojė pėr ndihmė nė qytetin e Ferizajt. Pa menduar shumė, bashkė me dy kolegėt tjerė u futėm nė veturėn e tij dhe ia mėsyem kėtij qyteti. Edhe pse shumė shpesh kam kaluar rrugėn Prishtinė - Ferizaj, si asnjėherė mė parė kjo rrugė mu duk e gjatė dhe e paarritshme. Dhe vėrtet doli e paarritshme pėr qėllimin pėr tė cilin ishim nisur! Nuk arritėm tu ndihmojmė tė helmuarve nga Ferizaj, nga shkaku se nė hyrje tė qytetit, te Qendra Policore e Sigurimit, na ndaloi policia e pozicionuar serbe dhe na prangosi me pretekstin se ishim duke prishur rendin dhe qetėsinė dhe ishim duke pėrhapur dezinformata mbi helmimet e nxėnėsve shqiptarė! Manteli i bardhė ishte kartela jonė identifikuese. Arma dhe mjeti ynė dezinformues!
Pasuan bisedat informative tė shoqėruara me sharje dhe ofendime, kurse aty - kėtu edhe me grushtime, shqelmime dhe goditje kėrbaēi. Punė serbėsh! Pastaj na futėn tė treve nė njė qeli betoni qė nuk kishte mė tepėr se katėr metra katrorė. Mbi 20 orė pa gjumė, pa bukė, pa ujė, pa mundėsinė e kryerjes sė nevojave fiziologjike
Por nuk ishte kjo asgjė, vėrtetė asgjė krahas dhembjes shpirtėrore qė ndjenim qė nuk arritėm tė bėjmė mė tepėr pėr fėmijėt e helmuar. Kurse edhe mė tragjik dhe prekės ishte fakti se nxėnės dhe qytetarė tė helmuar kishte sjellur policia serbe edhe nė Qendrėn e Sigurimit! Jo pėr tju ndihmuar, por pėr tė zbuluar dhe vėrtetuar mashtrimin dhe aktrimin qė bėnin kėta njerėz tė pafat qė kinse simulonin helmim! Nė vend se tė dėrgohen nė spital pėr tju dhėnė ndihmė, ata ishin sjellur nė polici pėr biseda informative. Burgosja jonė nė krahasim me atė tė nxėnėsve dhe qytetarėve tė helmuar ishte asgjė!
Tė nesėrmen na dėrguan nė Gjykatėn komunale pėr kundėrvajtje nė Ferizaj, me akuzat e sipėrpėrmendura tė prishjes sė rendit dhe paraqitjes sė dezinformatave. Fati ynė nė gjithė kėtė fatkeqėsi ishte se atė kohė akoma nuk ishin larguar nga puna tė gjithė shqiptarėt me gjak shqiptari, kėshtuqė gjykatėsi I. H. vendosi pėr lirimin tonė nga aktpadia qė kishte ngritur policia serbe
Ishte ky marsi i vitit 1990, kur nė kuzhinat nacionalshoveniste serbe ishte pėrgatitur ky plan morbid pėr helmimin e disa mijėra nxėnėsve dhe qytetarėve shqiptarė.
Sot kur po shkruaj kėtė tekst, 14 vjet mė vonė, njė ndjenjė e dyfishtė ka kapluar qenien time: ndjenja e dhembjes dhe mėrzisė pėr gjithė atė tmerr qė pėrjetoi popullata kosovare ato ditė marsi, por edhe ndjenja e dinjitetit dhe krenarisė se pata rastin dhe mundėsinė tė bėj sado pak pėr vėllėzėrit e mi dhe motrat e mia qė kishin nevojė pėr ndihmė mjekėsore.
Por, poashtu sot, 14 vjet mė vonė, disi kam pėrshtypjen se sikur kjo ngjarje ėshtė zbehur dhe shmangur nga vetėdija jonė kolektive, se e ka mbuluar njė pluhur mashtrues i harresės, sikur edhe shumė katrahura tjera qė kemi pėrjetuar nga pushteti fashizoid serb pėr disa dekada me radhė. Kurse kjo nuk guxon tė ndodhė, ngase mendoj se kjo ngjarje megjithatė paraqet njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė sonė mė tė re, ajo simbolizon nė mėnyrė tė denjė qėndrueshmėrinė dhe sakrificėn tonė para tentimit makabėr pėr shfarosjen kolektive tė qenies sonė, paraqet njė tullė tė rėndėsishme nė kalanė e quajtur LIRI.
P.S. Dje rastisi puna qė ta vizitoj Prishtinėn. Ia hodha njė sy fakultetit ku studjova plot 5 vjet. Gjėja e parė qė mu kujtua nga jeta studentore ishte ngjarja qė pėrshkrova mė lartė. Sa pėr inspirim.
|