Anėtarėsuar: 31-10-04
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 26
|
GJYKATA NDĖRKOMBĖTARE E HAGĖS
GJYKATA NDĖRKOMBĖTARE E HAGĖS
Pak kohė mbas formimit, ndaj prokurorėve, gjykatėsve e zyrtarėve tė tjerė tė Tribunalit tė Hagės janė ushtruar trysni tė mėdha dhe po intensifikohen aksione tė ndryshme. Nė kohė tė fundit, trysnitė dhe aksionet kundėr zyrtarėve tė Tribunalit kanė arritur pėrmasa shqetėsuese. Nė emėr tė drejtėsisė po akuzohen, arrestohen e dėnohen edhe njerėz tė pafajshėm! Ėshtė e dėmshme, por edhe kriminele dhe mund tė ofrojė rreziqe tė paparashikuara, nė qoftė se nė emėr tė drejtėsisė ndėrkombėtare Tribunali i Hagės akuzon, arreston ose dėnon njerėz tė pafajshėm. Por, ėshtė krim mbi krime kur nė emėr tė drejtėsisė ndėrkombėtare Tribunali i Hagės i liron kriminelėt, tė cilėt ua kanė marrė jetėn ose i kanė sakatosur me qindra e mijėra civilė tė pafajshėm.
Ska dyshim se z.Jovica Stanishiq ishte bashkėpunėtor i ngushtė i kryekriminelit Millosheviq dhe udhėheqės i Shėrbimit Sekret Shtetėror tė Serbisė. Shumė kohė para se tė sulmonin forcat e NATO-s, gjatė sulmeve tė ushtrisė dhe krimeve tė egra tė policisė serbo-jugosllave mbi popullin shqiptar tė Kosovės, Stanishiqi jepte urdhėra dhe ishte i njohur me tė gjitha ose me shumicėn e krimeve dhe tė masakrave qė kryheshin nė Kosovė. Kurse, Frenki Simatoviq, komandant i paramilitarėve serbė Beretat e kuqe, jepte urdhėra dhe merrte pjesė nė masakra masive pėr shfarosjen e popullit shqiptar tė Kosovės. Pa as mė tė voglin dyshim, Simatoviqi ishte njėri ndėr kriminelėt mė tė mėdhenj dhe fund e krye ėshtė i pėrlyer me gjakun e qindra e mijėra shqiptarėve tė Kosovės, por edhe tė popujve tė tjerė tė ish-Jugosllavisė.
Dihet qė nuk mund tė ketė shtet tė mirėfilltė e stabil as shoqėri tė organizuar, nė qoftė se organet e drejtėsisė nuk veprojnė si duhet dhe korruptohen ose deformohen. Nuk duhet tė ketė shoqėri njerėzore e cila nuk ka ose nuk i pėrfillė normat ligjore dhe nuk vepron kundėr krimeve. Gjithashtu, drejtėsia duhet tė angazhohet dhe ta zbulojė tė vėrtetėn pėr vepra flagrante e pėr krime tė kryera tė tė gjitha llojeve pėr ēdo person tė akuzuar. Po ashtu, organet e drejtėsisė pėrafėrsisht duhet ta vlerėsojnė nivelin e veprės sė kryer penale dhe nė bazė tė peshės sė saj tė shqiptojnė dėnimet meritore.
Dihet qė Tribunali Ndėrkombėtar i Hagės ėshtė formuar pėr ti akuzuar, gjykuar e dėnuar individėt qė kanė bėrė krime mbi njerėz dhe kanė ndėrmarrė aksione gjenocidale pėr shfarosjen e popujve nė territoret e ish-Jugosllavisė. Ky tribunal nuk ėshtė formuar pėr tė akuzuar ose dėnuar njerėz pėr vepra tė tjera, me tė cilat duhet tė merren e tė vendosin organet e drejtėsisė sė vendeve pėrkatėse. Pastaj, ėshtė e tmerrshme nė qoftė se organet e Tribunalit Ndėrkombėtar tė Hagės akuzojnė, burgosin dhe dėnojnė njerėz me kėrkesa politike tė shteteve ose tė blloqeve vetėm pėr ti barazuar kriminelėt me viktima. Ėshtė e qartė qė shtete e grupe tė ndryshme gjendėn nė aksione qė sė bashku me kriminelėt serbė tė akuzojnė, tė sjellin e tė dėnojnė nė Hagė edhe shqiptarė nga Kosova, sidomos komandantė e pjesėtarė tė tjerė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Pėr habi e pėr ēdo dėnim, nga Tribunali i Hagės po akuzohen dhe po arrestohen shqiptarė tė pafajshėm dhe atdhetarė tė ndershėm! Dihet mirė qė agresorėt serbė me eufori e me piskamė tė pakontrolluar i kanė fajėsuar dhe po i fajėsojnė prijėsit shqiptarė qė janė pėrpjekur pėr ta shpėtuar popullin e Kosovės nga masakrat e egra dhe nga shpėrnguljet masive. Gjithashtu, Beogradi gjendet nė aksione pėr tė fajėsuar ēdo shqiptar qė ėshtė duke u pėrpjekur pėr ta stabilizuar gjendjen nė Kosovė ose qė ėshtė duke kėrkuar pavarėsinė e saj.
Pėr habi, akuzat e Beogradit kundėr z.Ramush Haradinajt, qysh kur ėshtė propozuar, e pastaj edhe pasi ėshtė zgjedhur kryeministėr i Kosovės, u pėrcollėn edhe me akuzat e Tribunalit tė Hagės, por edhe tė disa zyrtarėve tė Bashkimit Evropian! Mjerisht, tashmė ėshtė e qartė qė pėr aspirata hegjemoniste, disa drejtues perėndimorė po krijojnė xhelozi e konfrontime tė dėmshme brenda Aleancės Perėndimore. Kėto tendenca ose aksione tė disa perėndimorėve mund ti keqpėrdorin ose edhe ti deformojnė organet e drejtėsisė tė kėtij Tribunali Ndėrkombėtar. Kurse, organet e drejtėsisė nė Kosovė, nė tė shumtėn e rasteve deri mė tani nuk i kanė zbatuar ligjet e drejtėsisė. Nuk mund e tė mos e pėrmendim rastin e dėnimit me 17 vjet burgim tė z.Rrustem Mustafa, drejtues i shpėtimit tė popullit shqiptar nė territoret e Llapit e tė Gollakut nė kohėn kur masakrohej dhe shpėrngulej nga policia, ushtria dhe forcat paramilitare serbe, si nė masakrėn e Kaēandollit, tė Makocit e tė tjera! Atėherė, ēfarė dėnimi mund tu shqiptohet kriminelėve qė gjenden para kėtij tribunali nė Hagė, pėr mbytjen e qindra e mijėra njerėzve tė pafajshėm nė Kosovė, nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Kroaci?! Drejtuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe pėrfaqėsuesit e drejtėsisė pranė Tribunalit tė Hagės duhet ta kuptojnė qė bashkėpunėtorėt e Millosheviqit gjatė luftės dhe pas saj, me tė gjitha mundėsitė e akuzuan rrejshėm z.Rrustem Mustafa. Ndėrkaq, z.Mustafa, pėr ti lehtėsuar ose shpėtuar tė akuzuarit e tjerė tė Zonės sė Llapit nga vuajtjet gjatė hetuesisė dhe procesit gjyqėsor, deklaron para trupit gjykues se e merr mbi vehte tėrė pėrgjegjėsinė. Pėr kėtė arsye, z.Mustafa, i prekur thellė nga kėto padrejtėsi ndaj pjesėtarėve tė UĒK-sė, tė cilėt kishin bėrė orvatje mbinjerėzore pėr shpėtimin e mėse njėqindmijė civilėve nga masakrat shfarosėse, para trupit gjykues shprehet si vijon: Ēlirim e liri popullit tė Kosovės, lavdi atdheut!
Dr.Ramadan Xhema
Daluk Halit, jurist i diplomuar
Prishtinė, mė 17 dhjetor 2004
|