Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-04, 15:19   #15
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetjet e mia

Me falni qe po nderhyj e njekohesisht te dal pak edhe nga tema.

Mendoj se tema eshte shtruar gabim: Cka pas vetvrasjes? Ai qe ka bere vetvrasje, tashme e ka bere at akt, ashtuqe s'ka mundesi tjera e as mundesine per te pyetur:Cka duhet te bej pas jam vetevrare? Ndaj mendoj se vet titulli i temes do te ishte dashur shtruar si:Cka para vetvrasjes? apo si te (para)ndalohet ajo.

Tash t'i kthehem shkurtimisht temes.

Menjehere pas Luftes se Kosoves, nje i njohur imi kishte qene ne Prishtine. Ky i njohuri im ma kumtoi nje thenie:Prej sot e tutje nuk do te me interesoje as politika, as..., as..., pos biznesit.. Tash jam i sigurte se nje numer shume i madh nga ju do te shtroje shume pyetje, nder tjera edhe kete: Po c'lidhje ka nje deklarate e nje anonimi te vetem ne krahasim me mendimin e gjithe popullit mbi dy milionesh?.

Ketyre me duhet t'iu them: S'kam pergjigje. Mirepo, megjithese as une vet s'jam ne gjendje te jap pergjigje ndaj "fenomenit" te kesaj deklarate, per nje gje jam me se i sigurte:
Kisha dashur te gaboj shume me kete rast por, jane shume faktore tregues te realizimit "profetik" te deklarates qe ka bere ky njeri anonim nga Prishtina (s'ka rendesi a eshte prishtinas i "vertete" apo...). Kryesore, se paku qe nga viti 1999 "fenomeni" business as usually eshte rritur aq shume sa qe nder neve shqiptaret kane humbur virtytet me te mira, me te cilat kemi mundur te mburreshin ne gjithe boten, sic jane:Bujaria ( e kunderta e shpirtngushtesise, koprracise), mikpritja (e kunderta e "takimeve" neper kafene: nese ke te holla - takohemi, nese s'ke...?), ngrohtesia ( e kunderta e "cool"-erizmit), solidariteti (e kunderta e egoizmit) e shume e shume tjera. Maksima me e njohur shqiptare Bukė, kripė e zemėr eshte shnderruar ne helm, inat e xhelozi.Ne kete menyre kemi ardhur ne nje shoqeri me dy ekstreme:
Te pasur vs. te varfer
"Te suksesshem" vs. "te deshtuar"
"Te perparuar" vs. "te prapambetur"
"Te gezuar" vs. "te deshperuar"...

Kur t'i mbledhim te gjitha keto nuk eshte fare cudi qe kemi: hasmeri, nderskamca (megjithese nderskamca eshte "mjet" me i perdorur nder ne qe nga koherat edhe me te erreta se kjo), "te behem i pasur per inati t'shkijeve, shqiptareve, Kosoves, qytetit/katundit tim, rruges/mehalles, (fare)fisit, kusherinjve, vellezerve..." e shume shume te tjera ashtuqe s'eshte fare per t'u habitur qe si rezultat i ketyre te kemi edhe vetevrasjen. Megjithese kam lene edhe shume gjera mangut mendoj qe e teprova me kete shkrim te gjate.



Cdo te mire!




***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė