Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-04, 11:46   #11
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

---Sot nuk janė ruajtur shumė fjalė maqedonase*(shih njė shėnim nė fund) , njė pjėsė e paktė e tyre janė mbedhur nė fjalor nga Isihios (grek). Tė bie nė sy fjala “Vatara” qė pėrkon me fjalėn shqipe Vatėr-Votėr (njė lidhje tjetėr e ēuditshme kjo fjalė ka me fjalėn gjermane “VATER” (shqiptohet “fater”), qė nė gjerm. do tė thotė baba, at, dhe kjo pėr faktin se nė vendin ku zjarri mbahej ndezur vendosej hiri i paraardhėsve, pra i etėrve, i baballarve i cili padiskutim qė respektohej.)

Nga kjo kuptohet se nuk del asnjė pėrfundim, sepse nevojiten edhe fakte tė tjera qė tė forcohet bindja se maqedonasit ishin fis ilir (d.m.th. pellazg). Kryeqyteti i Filipit quhej Pela, qė ka kuptimin e pelės (femrės sė kaloit). Emrin e vertetė tė Filipit (nė maqedonisht nuk e dijmė). “Filip” eshte emėr grek dhe do tė thotė Fil-ipos= atij qė i pėlqejnė kuajt. Padyshim duhet tė eksistojė ndonjė lidhje midis Filipit dhe Pėlės. Nė Emathia (Maqedoni) ekzistonin qytetet e Pėlės, kryeqyteti i mėpasshėm i Filipit dhe Eje (Edesa e sotme nė Greqi). Eje do tė thotė vend me ujėra dhe vetė ky vend i jep tė drejtė emrit qė mban (pra, eshte vend i pasur me ujėra). Pėr Ejen kemi fjalėn shqipe Uji-Ujė.

* Maqedonia e lashtė nuk ka kurrfarė lidhje me Maqedoninė e sotme. Tė ashtėquajturit “maqedonas” tė sotėm flasin gjuhė sllave (qė s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė dialekt i bullgarishtes e krejtėsisht i ndryshėm nga maqedonishtja e lashtė).


Kėrkimet e reja kanė zbuluar se rreth 6000 ushtarė ilirė pas vrasjes sė Klitit nga Aleksandrin i Madh e veēuan pozicionin e tyre dhe u endėn nėpėr Braktare (Persi) deri sa arritėn nė Kafiristanin e sotėm (midis Afganistanit dhe Pakistanit). Pėrpara pak vjetesh skenaristi James Hilton xhiroi njė dokumentar “Horizonte tė humbura” (Orizzonti Perduti). Banorėt e asaj zone janė tė gjatė, tė bardhė, me flikė gėshtenjė dhe jetojnė shumė vjet.

Ultėsira ku jetojnė quhet edhe nė ditėt e sotme Hunza (hundė e vogėl) dhe me tė vėrtetė kjo fushė mbyllet me njė hundėz midis dy maleve qė e rrethojnė. Njė tjetėr ngulim (vendosje) e tyre moēalore (kėnėtore) quhet Balta. Dialeketi i tyre quhet Burrusheski qė do tė thotė gjuhė e burrave. Reaguan ndaj imponimit tė fesė myslimane (sot janė tėrėsisht myslimanė). Megjithė kėtė ata edhe sot bėjnė dhe pijnė (nė kundėrshtim me fenė islame e me tė gjithė banorėt e atjeshėm) verė e madje tė pėrzier me ujė, siē bėnin tė lashtėt. Shumė zakone dhe tradita dėshmojnė pėr prejardhjen e tyre ilire.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė