Tema: Poezi.
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-01-05, 08:07   #4
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Kur iken nena.
Rrezoi gjethe vjeshta trupi sec u tha
Me zor e nxjerr kryet deri ne dritare
Ne qelq krejt befasisht vdekjen ajo e pa
Ju terhoqen rrudhat e ndoqi si manare…

Dhe zemra rreh e rreh me ankth per cfare le pas
Besimi i forte te pershperit ne vesh
Me sheh mua djalin me le filiz plot gas
Dhe pse rigon nje lot qe dhe qan dhe qesh.

Dhe ja fytyre e nenes si nje hene e zbehte
Vetulla hedh drite mbi syrin e verbuar
Secili e di se Zoti te merr kur vendos vete
Atehere kur askush nuk e ka menduar.

Me qumesht te ngrohte me konte besimin
Urtesi e saj me fali burrerine
Me beri te njihja gjithmone pendimin
Kurre te mos shkelja permbi miresine.

Nen zhurmat e jetes me dha kete emer
Ledhat si pishtar me ndriconin syte
Vuajtjet e saj me mbeten plage mu ne zemer
Mos valle si kjo nene mund te kete te dyte?

Ti ike nena ime ne boten e padukshme
Me le pas mua djalin qe lutet pa pushim
C’mallem tek kujtoj ditet e lumnueshme
Dhe pres, dhe pres, te te takoj ne amshim.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė