Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-02-05, 01:42   #34
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pse akuzohet Limaj?


http://www.un.org/icty/alb/limaj/lim-ai030307a.htm

Fatmir Limaj dhe tre pjesėtar tė UCK-sė nė Hagė
PRISHTINE, 18

shkurt 2003 / RTV21 -

Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Carla del Ponte ka konfirmuar sot se i dyshuari i katėrt nga tė cilit kjo gjykatė ka lėshuar fletėarresti ėshtė Fatmir Limaj, deputet i Kuvendit tė Kosovės, sekretar pėr marrėdhėniet me publikun nė Partinė Demokratike tė Kosovės dhe ish-oficer i lartė i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės gjatė kohės sė luftės.

Ndėrkohė vetė Limaj ka deklaruar pėr Reuters se ai ėshtė i gatshėm tė dorėzohet vullnetarisht nė Gjykatėn e Hagės. "Kam qenė nė gjendje ta mbroj Kosovėn nė momentet mė tė vėshtira, e do ta mbroj atė edhe nė Hagė... Nuk kam pasur kurrfarė paralajmėrimi se gjendem nė listėn e tė kėrkuarve tė Gjykatės sė Hagės. Rastėsisht jam gjendur jashtė vendit pėr detyrime tė mia, sepse po ta dija kėtė do tė qėndroja nė Prishtinė", tha Limaj.

Del Ponte, e cila po qėndron pėr njė vizitė nė Malin e Zi, ka kritikuar sot ashpėr trupat e NATO-s nė Kosovės, sepse sipas saj, atyre u ka shpėtuar pa arrestuar i dyshuari i katėrt, Fatmir Limaj, i cili ėshtė nisur zyrtarisht pėr njė udhėtim jashtė vendit. Ajo tha se “Limaj ėshtė lejuar tė largohet nga Kosova mė 14 shkurt me njė fluturim tė rregullt nga Aeroporti i Prishtinės, teksa nisej sė bashku me Hashim Thaēin.

“Limaj nuk kishte marrė arratinė, ai nuk po fshihej, ai thjesht preu biletėn e fluturimit dhe si njė qytetar i zakonshėm u lejua tė ngjitej nė avion. Ishte aq e thjeshtė. Dhe ėshtė kaq tragjike”, tha Del Ponte. “Ne nuk arrijmė ta kuptojmė se si Fatmir Limaj, njė deputet i Parlamentit, njė figurė publike, u lejua ta lėshojė Kosovėn nė njė mėnyrė kaq tė lehtė, megjithėse KFOR-i e ka pasur qė prej dy javėsh e gjysmė fletėarrestin pėr tė”, tha Del Ponte.

Mė poshtė po japim aktakuzėn e plotė tė lėshuar nga Zyra e Tribunalit tė Hagės, pėr tė katėr tė akuzuarit Fatmir Limaj, Haradin Bala, Isak Musliu dhe Agim Murtezi.



TRIBUNALI PENAL NDĖRKOMBĖTAR PĖR ISH-JUGOSLLAVINĖ

Lėnda Nr. IT-03-66-I

PROKURORJA E TRIBUNALIT

KUNDĖR

Fatmir LIMAJT

HARADIN BALĖS

Isak MUSLIUT

Agim MURTEZIT

AKTAKUZA

Prokurorja e Tribunalit Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė, nė bazė tė kompetencave tė saj sipas Nenit 18 tė Statutit tė Tribunalit Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė (tutje “Statuti i Tribunalit”) akuzon:

Fatmir LIMAJN, i njohur si Ēeliku

Haradin BALĖN, i njohur si Shala

Isak MUSLIUN, i njohur si Qerqizi

Agim MURTEZIN, i njohur si Murrizi



Pėr KRIME KUNDĖR NJERĖZIMIT dhe SHKELJE TĖ LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS.

TĖ AKUZUARIT

1. Fatmir LIMAJ, i njohur si Ēeliku, u lind mė 4 shkurt 1971 nė Banjė, atėherė nė komunėn e Suharekės nė krahinėn autonome tė Kosovės (“Kosovo”). Gjatė gjithė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Fatmir LIMAJ ishte komandant nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK). Nė kėtė post, Fatmir LIMAJ ishte pėrgjegjės pėr funksionimin e Kamp-Burgut tė UĒK-sė nė Llapushnik (mė tej: Kamp-Burg i Llapushnikut”), qė gjendej nė komunėn e Gllogocit nė Kosovė.

2. Haradin BALA, i njohur si Shala, u lind mė 10 qershor 1957 nė Koreticė tė Epėrme nė komunėn e Gllogocit. Gjatė githė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Haradin BALA ishte anėtar i UĒK-sė dhe komandant/rojė nė Kamp-Burgun e Llapushnikut.

3. Isak MUSLIU, i njohur si Qerqizi, u lind mė 31 tetor 1970 nė Reēak nė komunėn e Shtimes nė Kosovė. Gjatė gjithė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Isak MUSLIU ishte anėtar i UĒK-sė dhe komandant/rojė ne Kamp-Burgun e Llapushnikut.

4. Agim MURTEZI, i njohur si Murrizi, u lind mė 20 shkurt 1956 nė Qylagė nė komunėn e Lipjanit nė Kosovė. Gjatė gjithė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Agim MURTEZI ishte anėtar i UĒK-sė dhe rojė nė Kamp-Burgun e Llapushnikut.

PARAQITJA E FAKTEVE

5. Jo mė vonė se herėt nė vitin 1998, pas viteve tė tensionit dhe dhunės qė sa vinin shtoheshin, filloi konflikti i armatosur midis forcave serbe dhe UĒK-sė nė Kosovė. Ky zhvillim pėrputhej me politikėn nė pėrgjithėsi militante tė UĒK-sė kundėr pushtetit serb nė Kosovė.

6. Bashkė me civilė serbė, civilėt shqiptarė qė sipas UĒK-sė refuzuan tė bashkėpunonin me UĒK-nė ose i rezistuan me mjete joluftarake u bėnė objekt i kėrcėnimeve, burgosjes, dhunės dhe vrasjes.

PĖRGJEGJĖSIA PENALE INDIVIDUALE

7. Gjatė gjithė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Fatmir LIMAJ, nė postin e pėrmendur mė sipėr, ushtroi komandė dhe kontroll de jure dhe de facto mbi anėtarėt e UĒK-sė qė drejtuan Kamp-Burgun e Llapushnikut.

8. Nė postin e pėrmendur mė sipėr, Fatmir LIMAJ kishte kompetenca per tė disiplinuar dhe per tė ndėshkuar vartės qė kryenin shkelje tė disiplinės ushtarake ose veprime tė kundėrligjshme, duke pėrfshirė shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare.

9. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU, dhe Agim MURTEZI janė pergjegjės pėr krimet pėr tė cilat akuzohen nė kėtė aktakuzė, nė bazė tė Nenit 7(1) tė Statutit tė Tribunalit, tė pėrcaktuar si mė poshtė, pėr planifikimin, nxitjen, urdhėrimin, kryerjen ose pėrndryshe pėr ndihmė nė planifikimin, pėrgatitjen, ose kryerjen e veprimeve ose mosveprimeve tė parashtruara nė kėtė aktakuzė.

10. Fatmir LIMAJ gjithashtu mban pergjegjėsi penale pėr krimet pėr tė cilat akuzohet nė kėtė aktakuzė si epror nė bazė tė Nenit 7(3) tė Statutit tė Tribunalit. Kjo pėrgegjėsi penale pėrfshin pėrgjegjėsinė e njė oficeri epror pėr veprimet e vartėsve tė vet nė qoftė se eprori dinte ose kishte arsye tė dinte se ky vartės ishte nė prag tė kryerjes sė veprimeve tė tilla ose i kishte kryer dhe eprori nuk mori masat a duhura dhe tė arsyeshme per tė parandaluar veprime tė tilla ose pėr tė ndėshkuar kryesit e tyre.

AKUZAT E PĖRGJITHSHME

11. Gjatė githė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, ekzistonte njė situatė konflikti tė armatosur nė Kosovė.

12. Tė gjitha veprimet dhe mosveprimet e akuzuara si Krime kundėr Njerėzimit ishin pjesė e njė sulmi tė gjerė dhe sistematik tė drejtuar kundėr popullatės serbe dhe anėtarėve tė popullatės civile shqiptare tė cilėt mendoheshin tė kenė refuzuar tė bashkėpunonin me UĒK-nė ose ta rezistonin me mjete joushtarake.

13. Gjatė gjithė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI ishin dėtyruar t’u pėrmbaheshin ligjeve dhe zakoneve tė luftės, duke pėrfshirė Konventat e Gjenevės tė vitit 1949 dhe Protokollin Shtesė II.

AKUZAT

PIKAT 1 deri nė 2 (BURGOSJE, TRAJTIM MIZOR)

14. Prej ose rreth majit 1998 deri nė ose rreth 25 korrikut 1998, nė komunat e Shtimes, Gllogocit dhe Lipjanit nė Kosovė, Fatmir LIMAJ, vetė dhe nė bashkėpunim me forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdhėroi, kreu, ose pėrndryshe ndihmoi planifikimin, pėrgatitjen ose kryerjen e krimeve tė Burgosjes dhe Trajtimit Mizor tė civilėve serbė dhe shqiptarė. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qė tė dinte se krimet e Burgosjes dhe Trajtimit Mizor do tė kryheshin ose ishin kryer nga ana e vartėsve tė vet, dhe nuk mori masa tė domosdoshme dhe tė arsyeshme pėr tė parandaluar akte tė tilla ose pėr tė ndėshkuar kryesit e tyre. Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI kryen ose pėrndryshe ndihmuan nė kryerjen e krimeve tė Burgosjes dhe Trajtimit Mizor tė civilėve serbė dhe shqiptarė.

15. Gjatė periudhės kohore tė pėrmendur mė sipėr, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT zunė nė mėnyrė tė paligjshme se paku tridhjetėepesė civilė serbė dhe shqiptarė nga komunat e Shtimes, Gllogocit dhe Lipjanit nė Kosovė dhe i sollėn me dhunė nė Kamp-Burgun e Llapushnikut.

16. Nė Kamp-Burgun e Llapushnikut, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT mbajtėn nė mėnyrė tė paligjshme civilė serbė dhe shqiptarė pėr periudha tė gjata. Tė burgosurit civilė shqiptarė u pyetėn vazhdimisht pėr gjoja “bashkėpunim” me serbė, shpesh nė bazė vetėm tė kontakteve joushtarake me civilė serbė. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morėn pjesė personalisht nė ruajtjen e tė burgosurve nė Kamp-Burgun e Llapushnikut dhe nė marrjen nė pyetje tė tė burgosurve.

17. Me kėto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morėn pjesė nė:

Pika 1: Burgosje, KRIM KUNDĖR NJERĖZIMIT, i ndėshkueshėm nė bazė tė Neneve 5(e), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

Pika 2: Trajtim Mizor, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS, e pėrcaktuar nga Neni i Pėrbashkėt 3(1)(a) tė Konventave tė Gjenevės tė vitit 1949, e ndėshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

PIKAT 3 deri nė 5 (TORTURĖ, TRAJTIM MIZOR)

18. Prej ose rreth majit 1998 deri nė ose rreth 25 korrik 1998 nė Kamp-Burgun e Llapushnikut, Fatmir LIMAJ, vetė dhe nė bashkėpunim me forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdhėroi, kreu, ose pėrndryshe ndihmoi nė planifikimin, pėrgatitjen ose kryerjen e krimeve tė Torturės dhe Trajtimit Mizor tė civilėve serbė dhe shqiptarė. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qė tė dinte se krimet e Torturės dhe Trajtimit Mizor do tė kryheshin ose ishin kryer nga ana e vartėsve tė vet, dhe nuk mori masa tė domosdoshme dhe tė arsyeshme pėr tė parandaluar akte tė tilla ose pėr tė ndėshkuar kryesit e tyre. Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI kryen ose pėrndryshe ndihmuan nė kryerjen e krimeve tė Torturės dhe Trajtimit Mizor tė civilėve serbė dhe shqiptarė.

19. Gjatė periudhės kohore tė pėrmndur mė sipėr, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT i mbajtėn tė burgosurit nė Kamp-Burgun e Llapushnikut nė kushte brutale dhe ēnjerėzore, duke ushtruar ndaj tyre sulme fizike dhe psikologjike nė mėnyrė rutinore, duke pėrfshirė tortura dhe rrahje. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morėn pjesė nė imponimin dhe vazhdimin e kushteve ēnjerėzore nė kamp, tė cilat pėrfshinin ushqim dhe trajtim mjekėsor tė pamjaftueshėm, dhe morėn pjesė ose ndihmuan nė torturat dhe rrahjet ndaj tė burgosurve.

20. Me kėto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morėn pjesė nė:

Pika 3: Torturė, KRIM KUNDĖR NJERĖZIMIT, i ndėshkueshėm sipas Neneve 5(f), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

Pika 4: Torturė, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS, e pėrcaktuar nga Neni i Pėrbashkėt 3(1)(a) i Konventave tė Gjenevės tė vitit 1949, e ndėshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

Pika 5: Trajtim Mizor, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS, e pėrcaktuar nga Neni i Pėrbashkėt 3(1)(a) tė Konventave tė Gjenevės tė vitit 1949, e ndėshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

PIKAT 6 deri nė 7 (VRASJE)

21. Prej njė date nė ose rreth qershorit 1998 deri nė 25 korrik 1998, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT, duke pėrfshirė Haradin BALĖN dhe Isak MUSLIUN, planifikuan, nxitėn, urdhėruan, kryen, ose pėrndryshe ndihmuan nė planifikimin, pėrgatitjen ose kryerjen e krimit tė Vrasjes sė civilėve serbė dhe shqiptarė nė Kamp-Burgun e Llapushnikut. Nė secilin prej rasteve tė parashtruar mė poshtė, Fatmir LIMAJ dinte ose kishte arsye qė tė dinte se krimi i Vrasjes do tė kryhej ose ishte kryer nga ana e vartėsve tė vet, dhe nuk mori masa tė domosdoshme dhe tė aryeshme pėr tė parandaluar akte tė tilla ose tė ndėshkonte kryesit e tyre.

22. Nė njė datė pas 24 qershorit 1998 por para 25 korrikut 1998, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT vranė njė numėr tė burgosurish serbė dhe shqiptarė, emrat e tė cilėve jepen nė Shtojcėn I e kėsaj aktakuze, nė Kamp-Burgun e Llapushnikut.

23. Nė njė datė nė ose rreth mesit tė korrikut 1998, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT rrahėn, torturuan dhe vranė njė numėr tė burgosurish serbė dhe shqiptarė, emrat e tė cilėve jepen nė Shtojcėn II e kėsaj aktakuze, nė Kamp-Burgun e Llapushnikut. Haradin BALA dhe Isak MUSLIU morėn pjesė ose ndihmuan nė vrasjen e katėr tė burgosurve.

24. Nė njė datė nė ose rreth qershorit ose korrikut 1998, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT rrahėn, torturuan dhe vranė Fehmi XHEMĖN, i njohur si Fehmi TAFA, nė Kamp-Burgun e Llapushnikut. Haradin BALA dhe Isak MUSLIU morėn pjesė ose ndihmuan nė vrasjen e Fehmi XHEMĖS, i njohur si Fehmi TAFA.

25. Me kėto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA dhe Isak MUSLIU morėn pjesė nė:

Pika 6: Vrasje, KRIM KUNDĖR NJERĖZIMIT, i ndėshkueshėm sipas Neneve 5(a), 7(1) (Haradin BALA dhe Isak MUSLIU) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

Pika 7: Vrasje, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS, e pėrcaktuar nga Neni i Pėrbashkėt 3(1)(a) i Konventave tė Gjenevės tė vitit 1949, e ndėshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Haradin BALA dhe Isak MUSLIU) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

PIKAT 8 deri nė 9 (VRASJE)

26. Nė ose rreth 25 korrikut 1998, nė malet e Berishės afėr Kamp-Burgut tė Llapushnikut, Fatmir LIMAJ vetė dhe nė bashkėpunim me forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdhėroi, kreu, ose pėrndryshe ndihmoi nė planifikimin, pėrgatitjen ose kryerjen e krimit tė Vrasjes sė njėmbėdhjetė tė burgosurve shqiptarė. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qė tė dinte se krimi i Vrasjes do tė kryhej ose ishte kryer nga ana e vartėsve tė vet, dhe nuk mori masa tė domosdoshme dhe tė aryeshme pėr tė parandaluar akte tė tilla ose tė ndėshkonte kryesit e tyre. Haradin BALA dhe Agim MURTEZI kryen ose pėrndryshe ndihmuan nė kryerjen e krimit tė vrasjes sė njėmbėdhjetė tė burgosurve shqiptarė.

27. Pak para 25 korrikut 1998, forcat serbe ripushtuan rrethinėn e Kamp-Burgut tė Llapushnikut. Si pasojė, mė 25 korrik 1998, UĒK-ja e braktisi Kamp-Burgun e Llapushnikut mė 25 korrik 1998 dhe Haradin BALA dhe Agim MURTEZI detyruan rreth njėzetedy tė burgosur tė ecnin prej kampit nė drejtim tė maleve tė Berishės. Gjatė rrugės, ata u takuan me Fatmir LIMAJN, i cili u dha urdhra Haradin BALĖS dhe Agim MURTEZIT.

28. Pak mė vonė, Haradin BALA i ndau tė burgosurit nė dy grupe. Njė grup prej rreth nėntė tė burgosurish u lirua. Grupi tjetėr prej rreth trembėdhjetė tė burgosurish u detyrua tė shkonte nė njė vend tė hapur nė pyll. Pastaj Haradin BALA, Agim MURTEZI dhe njė ushtar i tretė i UĒK-sė i pushkatuan, duke vrarė njėmbėdhjetė prej tė burgosurve, emrat e tė cilėve jepen nė Shtojcėn III tė kėsaj aktakuze.

29. Me kėto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI morėn pjesė nė:

Pika 8: Vrasje, KRIM KUNDĖR NJERĖZIMIT, i ndėshkueshėm sipas Neneve 5(a), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

Pika 9: Vrasje, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS, e pėrcaktuar nga Neni i Pėrbashkėt 3(1)(a) i Konventave tė Gjenevės tė vitit 1949, e ndėshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

/nėnshkruar nė origjinal/

Carla Del Ponte

Prokurore


Sot, me datėn njėzetekatėr janar 2003.

Nė Hagė, Holandė

SHTOJCA I

Paragrafi 22: Tė burgosurit e vrarė midis 24 qershorit dhe 25 korrikut 1998 nė Kamp-Burgun e Llapushnikut

Millovan KĖRSTIQ

Miodrag KĖRSTIQ

Boban MITROVIQ

Mirosllav SHULNIQ

Zhivorad KĖRSTIQ

Stamen GENOV

Gjorgje ĒUK

SHTOJCA II

Paragrafi 23: Tė burgosurit e vrarė nė mes tė korrikut 1998 nė Kamp-Burgun e Llapushnikut
Sinisha BLLAGOJEVIQ

Dragan (mbiemri nuk dihet)

Agim ADEMI

Vesel AHMETI


SHTOJCA III

Paragrafi 22: Tė burgosurit e vrarė nė ose rreth 25 korrikut 1998 nė ose rreth maleve tė Berishės afėr Kamp-Burgut tė Llapushnikut
Emin EMINI

Ibush HAMZA

Hyzri HAJRIZI

Shaban HOTI

Hasan HOXHA

Safet HYSENAJ

Mehmet OLLURI

Bashkim RASHITI

Hetem REXHAJ

Lutfi XHEMSHITI

Shyqyri ZYMERI


Sipas kėtyre tė dhėnave qė i ka tribunali i Hagės shifet se 64,28% janė shqiptarė tė vrarė, dhe 35,72% serbė tė vrarė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė