Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-03-05, 17:19   #3
progoni
 
Anėtarėsuar: 11-01-04
Postime: 577
progoni i dashurprogoni i dashurprogoni i dashurprogoni i dashur
Gabim

--------------------------------------------------------------------------------

1. -- Tė informohet opinioni i gjerė pėr MASAKRIN e TIVARIT
2. -- Tė bėhet evidenca e plotė e ushtarėve tė masakruar
3. -- Tė indetifikohen kryerėsit e kėsaj vepre mizore
4. -- Tė informohet opinioni pėr masat qė janė marrė ndaj tyre dhe
5. -- T" u bėhet e mundshme prindėrve, tė vejave dhe fėmijėve prindėrit e tė cilėve janė mbetur nė kėtė masakėr tė gėzojnė tė gjitha tė drejtat e invaliditetit familjar ushtarak dhe tė drejtat e tjera.
Lidhur me letrėn time, me inciativen e KQ LKJ mė 18.11.1966 nė lokalet e Komitetit Komunal tė LK tė Mitrovicės u caktua njė bisedė nė pėrbėrje prej dy pėrfaqsuesve tė KQ LKJ, dy pėrfaqsuesve tė KQ tė LK tė Sėrbisė, Sekretarit tė KK LK tė Mitrovicės, Zharko Kuzeleviqit, anėtarit tė KK tė LK tė Kosovės, Hysen Prekazit, sekretarit organizativ tė KK tė LK té Mitrovicės Basri Hasanit si dhe dy personave tjerė tė cilėve nuk ua mėsova funkcionet. Nė bisedė me kishin ftuar edhe mua, pėr ēka edhe e kam si dėshmi ftesėn e nėnshkruar nga Zharko Kuzeleviq.
Nė bisedė qė u organizua mė 19.11.1966 duke filluar nė orėn o8.oo sekretari i KK LK tė Mitrovicės, Zharko Kuzeleviq qė nė fillim m' u kėrcnua me masa administrative kinse pėr tė pavertetat qė i kam theksuar nė parashtresen time forumeve mė tė larta partiake e shtetrore duke i konsideruar si propagandė armiqėsore me qėllim tė kompromitimit tė sistemit tonė socialist - vetqeverisės, tė drejtuara kundėr vėllazėrimbashkimit pėr ēka do tė pėrgjigjem para gjygjit. Njėkohsisht mė propozoi qė tė tėrhiqem nga thėnjet nė letėr. Pastaj njėri nga pėrfaqsuesit e KQ LKJ ma tėrhoqi vėrjetjen se kjo ėshtė vepėr e rėndė armiqėsore prapa sė cilės fshihet edhe ndonjė grup armiqėsor e jo vetėm Azemi, prandaj ky duhet tė deklarohet se kush fshehet prapa kėsaj letre. Mėpastaj edhe ky mė propozoi qė tė tėrhiqem dhe tė harrohet kjo ēėshtje. Rrugėn e tyre e ndoqėn edhe tė pranishmit e tjerė duke m' u kėrcnuar dhe njėkohėsisht duke kėrkuar térheqjen time ose deklarimin se kush fshehet pas kėsaj.
Shiquar realisht gjėrat, thuja se as qė kam pritur ndonjė ēasje tjetėr kėtij problemi nga ata qė e kishin kurdisur kėtė tragjedi. Por, e imja ishte ta them tė vėrteten e pastaj le tė del ku tė del.
Pasi e mora fjalėn, qė nė fillim u thash se ēasja e juaj kėtij problemi nuk ėshtė me vend. Kétu mė keni thirrur vetėm tė mė friksoni qė tė tėrhiqem nga ajo qė kam th"ėnė edhepse qė tė gjithė e dini se ashtu edhe ka ndodhur nė tė vertetė. U thashė se hiē mė lehtė s' janė ndarė Shqipatarėt nga ky masakėr se sa popujt qė e pėrjetuan Aushvicin e Polonisė. Pėrkundrazi, krimi ėshtė mė i rėndė kur dihet se gjermanet tortuaruan armiqėt, ndėrkaq fatkeqsisht serbėt dhe malazezėt vranė dhe masakruan bashkėluftetaret e vet - Shqipatrė duarėthatė. Me kėtė rast ua bėra me dije se kategorisht mbetėm pranė kėrkesave tė parashtruara nė letėr. Madje kėrkova qė ajo tė plotėsohet me fakte tė reja, me dėshmitė e qytetarėve tjerė qė kishin marrė pjesė nė marshuten prej Prizrenit e deri nė Tivar.
Me disa pauza tė vogla biseda ka zgjatur prej orės o8.oo deri nė oren 16.oo. Gjatė bisedės mė janė shtruar pyetje provokuese por edhe pyetje tė arsyeshme. Kah fundi, Hysen Prekazi dhe Basri Hasani pranuan se kanė dėgjuar diē pėr kėtė ngjarje, por jo edhe pėr masakėr me pėrmasa tė tilla. Me njė rast, Hysen Prekazi mė tha nė gjuhėn Shqipe qė tė rrefej tėrė ngjarjen realisht pavarsisht nga nervoziteti qė e kaplon dike.
Pasi qė u bindėn se unė nuk do tė tėrhiqem nga ajo qė kam thėnė nė letėr dhe se kėrkoj kategorikisht qė tė ndriēohet i tėrė rasti e tė shpallet publikisht para opinionit, biseda u zhvillua nė frymė pak mė konstruktive. Pasi rrėfeva edhe njė herė tėrė ngjarjen dhe ēdo gjė qė argumentova kėrkova tė shėnohet nė procesverbal, njėri prej pėrfaqsuesve tė KQ LKJ, nė mes tjerash tha : << Problemi tė cilin e parashtroi Azemi ėshtė shumė delikat dhe me peshė shumė tė madhe. Si i tillė del nga kompetencat e kėtij grupi punues, prandaj edhe marrja e ēfardo mase ėsht
"e nė kompetencė vetėm tė forumeve mė tė larta partiake e shterore. Andaj, propozoj qė i tėrė matriali i prezentuar, ky procesverbal i nėnshkruar nga Azem Hajdini dhe faktet e tjera tė dėrgohen nė adresė tė KQ tė LK tė jugosllavisė pėr tė marré qėndrim lidhur me te, kurse pas marrjes sė vendimit tė informohet opinioni dhe Azemi pėr kėtė. Njėkosishtė Azemi duhet tė pėroiloi njė matrial komplet pėr kėtė problem si dhe pėr tė gjitha qė deklaroi kėtu dhe nė njė bisedė tjetėr tė na i prezentoi tė gjitha. >>
Pér njė solucion tė tillė u pajtuan tė gjithė.
Pas kėsaj bisede mendova se mė nė fund e vėrteta do tė del nė shesh dhe se bashkėbiseduesit do ta mbajnė fjalėn. Unė e pėrgadita matrialin ashtu siē u morėm vesh.
Mirėpo, njėzet ditė mė vonė, nga KQ i LKJ mora njė letėr e cila mban numrin 2029/1 datė 9.12.1966, me tė cilėn u informova se lėnda ime e ėshtė dėrguar nė tėrėsi KK tė LK tė Kosovės nė shqyrtim dhe kompetencė.
Edhepse sėrish pas njė kohe kėrkova pėrgjigje nga KK i KK tė Kosovės dhe KQ i LKJ - sė pėr kėtė ēėshtje, sot e ksaj dite nuk di pėr fatin e matrialit nė fjalė.Madje, madje, edhepse gjatė bisedės nė Komitetet Komunale tė Lidhjes sė komunistėve nė Mitrovicė me 19.11.1966 pjesėmarrsit patėn thėnė se << Azemin duhet ta kuptojmė si shok dhe perjetues tė kėsaj ngjarje tragjike, e jo si armik >>, menjėherė pas kėsaj bisede ndaj meje u shtrua njė terror i vėrtetė, hiē mė i lehtė ae ai i viteve tė luftės. pasojat i hetuan edhe antarėt e familjes sime, shokėt e punės e tė jetės.
Me qindra herė kam qenė i thirrur nė komitet komunal e Sekretariat tė punėve tė brendshme nė Mitrovicė pėr t' u marrė nė pyetje pėr ēdo lėvizje qė kam bėrė, pėr ēdo fjalė tė thėnė nė ndeja, tubime formale e jo formale si dhe pėr ēdo deklaratė qė kam dhėnė. Qėndrimi armiqėsor ndaj meje ėshtė shprehur publikisht atėherė kur klasa punėtore nė fabrika, qytetarėt e ndershėm dhe fshatarét filluan tė mė kandidojnė pėr kėshilltar tė kuvendit komunal dhe deputet republikan nė vitin 1968. Me tė arritur propozimi, konferenca komunale e Lidhjes socialiste tė Mitrovicés ka caktuar mbledhje te posēme me qėllim tė marrjes sė qėndrimit pėr pengimin e kandidaturės sime. Aksionin e diskualifikimit tim e kanė udhėhequr disa shokė tė nxitur nga pushtetmbajtėsit me nė krye Mustafa Osmanagiqin, deputet i Dhomes sė kombeve, pastaj Ismajl Jahiqin dhe Mon Monin nga Vllaha, tė cilėt zhvilluan njė fushatė tė gjerė nė popull pėr mos votuar nė favor timin. Kėta dhe tė tjerėt iu kanė kėrcnuar edhe me burg votuesve qė do tė votonin pėr mua, << armikun e socializmit vetėqeverisės dhe mbarė sistemit jugosllav >>. Edhepse populli nuk u frikėsua , por pėrgjithėsisht ma dha votėn , pushtetėmbajtsit stalinist e konstatuan zgjedhjen time dhe ma bėnė tė pamundėshme kryerjen e funkcionit.
Torturat dhe malltertimet ndaj meje zgjaten gjithėnjė deri nė vitin 1978 kur u bėnė ndryshime tė konsiderueshme kuadrosh nė udhėheqjen e Mitrovicės dhe Krahinės, e sidomos nė KE krahinor.
I mllefosur gjithėnjė pėr qėndrimin heshtak tė tė gjitha forumeve rreth rastit tė Tivarit, 14 vjet pas bisedės qė pata nė Komitetin komunal tė Lidhjes sė komunistėve tė Mitrovicės, vendosa sėrish tė aktualizoi ndriēimin e kėsaj ēeshtėje dhe me letėr e matrial iu drejtova udhėheqjes aktuale tė Kosovės dhe Jugosllavisė me 15.12.1980. Mirėpo, edhepse mora premtime se do tė ftohem nė bisedė dhe se Mé nė fund do tė fillojė realizimi i kėrkesés sime, ngjarjet e '81 - shit edhe njė herė e ngulfaten tė vėrtetem pėr kėtė tragjedi.
Shpresoj se njė ditė, megjithatė bota do ta kuptojė ndytėsirėn ndoshta mė tė madhe tė Jugosllavisė tė bėrė gjatė LNĒ - sė ndaj Shqiptarėve tė cilėn populli e kėndoi si << VARR TĖ TIVARIT >>
Azem Hajdini


Marrė nga www.plaveguci.com


Rrefimet e Azem Hajdinit ,deshmitar i ksaj tragjedie
progoni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė