Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-04-05, 20:10   #37
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim kurr nuk mund ta vertetosh, a te don dikush apo jo

me dijte deridikund mund te dijsh se a te don apo nuk te don dikush, por ne thellesi, esence ta argumentosh, kurr nuk mundesh, sepse cdo dashuri ka edhe sekretet e saj. Mund ta dijsh se dikush te don, poqese ai/ajo sa rrezikon per ty, sa te gjindet ne kushte e jete te veshtire, sa mund te sakrifikoj per ty, ku kemi raste te rrezikimit te vet jetes se njerit, per ta shpetuar tjetrin, ne raste tragjike, vetem aty mund te vertetosh sado pak dashurine e vertete, por edhe ne ato raste tragjike, me shume rrezikohet per interes dashurie te ardhshem, sa per nje akt vertete human.

E din perseafermi se te don dikush, kur vertete mbreteron sinqeriteti, apo me mire te them, tre faktoret: dituria, drejtesia e guximi bashk ne nje koncept, ku mund ta ndjeshe veten te lumtur, si nje princ a princeshe e nje dashurie. Por, sinqeriteti eshte i rralle ne dashuri, kur lexojme thenie te tjereve se (femren e bukur rreje se te do, e nese ia thua te verteten, ajo nuk te don). Shkurt, mashtrimi fi fill njohjeje e kontakti te pare, e deri tek akti seksual, qofte si interes a lakmi, qe ta kemi edhe ate qe nuk e meritojme, me shume se sa ate qe e meritojme, ky mashtrim me frazeologji gjoja te bukur, krijon nje lidhje dashurie te shkurt edhe me epiloge deri tek tragjiket, si shpirterore, apo fizike (psiko-fizike).

Fjala - dashuria, nuk i perket vetem lidhjeve epshore te njeriut, por ka kuptim gjeneral si dashiria ndaj: atdheut, prinderve, familjes, farefisit, e deri tek dashuria ndaj botes e njerezimit edhe deri tek dashuria ndaj besimit te njeriut e te vet Krijuesit te Universit!

Krahaso dashrine e paster te nanes a babait ndaj femiut ne nje kontekst tjeter krahasimtar, me dashurine e dy njerezve te gjinive te kunderta, per nje lidhje dashurie, deri tek lidhja familjare e re. me kete dua te them se: shiko, analizo si e qysh flet partneri/ja yt me ty intimisht, a flet ajo se te don sikur nana e mire, a babai i mire dhe kur te vie momenti te shprehet intimiteti me fjale, qe i prine intimitetit te ndjenjave e epsheve - mund ta gjejsh sekretin e dashurise, a te don me te vertete dikush.

Dashuri e vertete mund te jete ajo ku nuk ka fshehtesira, sekrete, por edhe nese i qet ato, atehere mund te kete dicka qe do te pengoje gjithkend te dashuroj dikend, sepse secili/la ka te bukuren dhe te shemtuaren ne trupin e shpirtin e saj tok, secili/la ka te metat e veta dhe miresite e veta, por separi ti duhet ta qitesh veten ne peshoje reale, te tregosh kush je vertete dhe nese edhe partneri/ja vepron me te njejten forme shprehese - atehere mund te bijme ne perfundim se dikush te don vertet! Ne kete proces, partneret jane te akuzuarit, kurse gjykata eshte drejtesia e sinqeriteti dhe me guximin tok, duke u pastruar njehere nga te metat tuaja, e pastaj te fillohet veprimi, ashtu sikur kur duam ta punojme nje kopsht, separi duhet pastruar mire, lavruar mire sa ma imte dheun dhe ta pergatisim per fare, e ta mbjellim. Kurse Mbimja e fares, e rrita e fryti i saj mvaret nga kopshtaret dhe puna e tyre.

Ta dijsh se vertet, nje njeri te don, vertetoje sa ai/ajo per ty sakrifikon dhe pse sakrifikon, a vetem me te shtie ne grusht si zogun, apo se vertete ta don te miren dhe don jete te lumtur, qe ne bote ka pakez njerez te lumtur (to the happy few).

Mendoj, se kur vendose njeriu lidhje intime, duhet te pranoj cecilin kusht te jetes, per hire te rodit, tradites, pirit e origjines (nese mendon se e ke te shendoshe) dhe nuk guxon asnje faktore tjeter i mbrendshem a i jashtem mes dy personave ne dashuri, qe te ndikoj ne shkatrrimin e dashurise, e te vie deri tek ndarja. Mendo tre here e prej njehere! Syri te rrene! Po mos te te rreje mendja e logjika e paster!

kerkoj falje nese iu shqetesova, por ishin keto mendimet e mia origjinale
se me terhjeku titulli - kur e din se dikush te don, apo si thone, kur e merr vesh, e une mendoj se e merr vesh vetem atehere kur mbetesh pa te, se sa ta keshe ne grusht nuk e din! E din se te don dikush, kur nuk e ke ma!

Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė