kjo teme edhe me shkua tek humori, shkon ne vend te vet, aty edhe e ka vendin, por nuk duhet t'i frigohemi edhe humorit e satires, sepse ato jane metoda per permiresimin e njeriut e rrethit shoqeror, duke qitur ne pah te metat e nje njeriu apo te nje shoqerie. Ketu ka pune e mbipune, sepse poqese duam t'i abstrahojme a t'i largojme te metat tona, duhet te ndihemi mire, e poqese duam t'i fshehim te metat tona, atehere ne kurr nuk mund te ecim perpara me kohen. A sheh, se nxiret nje kashte e dalin gjashte.
Perderisa nuk i qesim ne shesh te metat tona, nuk kemi perparim. Duhet te jemi real, se jemi shume larg njeriut bashkekohor. Ne na vret gjithcka e njeritjetrit, e asgje e te huajit. I huaji ta shtie kemben ne goje e nuk bezane, kurse i yti poqese edhe te shpotite, me nje fjale humori, i kcen ne qafe si grejzi, jo mbylle, jo hape etj.
Humori ishte ai qe i qiti ne shesh te metat tona qe nga 1981, si ato politike, shoqerore, kunder sistemit roberues, po edhe te metat personale
te shqiptarit tone, qe perderisa te kthjellet nga traumat shpirterore te hershme e trashiguese, perderisa nuk e sherojme trurin e shpirtin tone, nuk mund te presim shume nga ardhmeria.
Ana negative e njeriut, eshte sikurse puqrra, infektimi dhe kerkon sherim te shpejt, apo te ngadalshem, mvaret sa i ka rrenjet thelle ne vetedijen tone, qe nuk na len te shohim drite. Ne kot besojme ne zot, poqese nuk besojme ne njeriun tone, ne vllaun tone, ta krijojme besimin edhe poqese nuk eshte ne nivel. Sa veshtire erdhi koha te mos i besohet njeriut, populli thot: nuk i beson as kembes e dores se vet, i frigohet hijes se vet etj.
Humori ka rolin e vet pozitiv, ne cfaredo menyre te shprehet, poqese ka qellim pastrimin e vetedijes kur eshte e semure e lengon nga infektimet e huaja te cfaredo natyre.
shih se edhe kjo teme ketu mund te vijon... bile shume kohe
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
|