...
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
|
Shkruan: Xhafer SHATRI
1. Krahasimi qė vret
Muajt e fundit nė Beograd janė bėrė pėrpjekje serioze pėr unifikimin e qėndrimit politik serb lidhur me tė ardhmen e vendit; pėr qėndrimin ndaj Kosovės, nė radhė tė parė, dhe pėr fatin e Bashkėsisė Shtetėrore Serbi dhe Mali i Zi, nė radhė tė dytė. Mė sa shihet, jo vetėm nga protokolli, ky qėndrim ėshtė kristalizuar dhe takimi i fundit i parisė serbe me Grupin e Kontaktit e dėshmon kėtė: pėrballė mysafirėve qėndronin jo ndarazi si deri dje por bashkė: Maroviē, Tadiē, Koshtunica, Drashkoviē dhe Ēoviē.
Edhe deklaratat e tyre, pas shumė kohėsh, ishin unison, sepse ēėshtja e kombit dominoi tekat e personaliteteve dhe grindjet partiake nė Beograd.
Krejt e kundėrta po ndodh nė Prishtinė. Kėtu ėshtė njė ēaprapikje e pashėmbullt: harrohet kaq shpejt dėrgimi i kryeministrit tė Kosovės nė Hagė si rezultat i pazarllėqeve diplomatike, harrohet tentim atentati kundėr kryetarit tė Kosovės, e qė tė dyjat u bėn me qėllim qė ti futet flaka Kosovės; lihen anash probleme madhore tė vendit dhe personalitetet dominuese politike lėshohen nė ndėrskamca tė ulėta tė luftės pėr pushtet, ndėrkohė qė nė muajt qė vijnė ravijėzohet e ardhmja e vendit.
Mė e keqja ėshtė se edhe ata pak personalitete prej tė cilėve pritej njė qėndrim burrėshteti, po bėhen pjesė e kėsaj loje, thėnė mė sė buti, tė rrezikshme dhe tė ndyrė.
2. Sekretet publike pėr tė cilat nuk flet askush
Me kėdo qė tė bisedosh nė Kosovė di tė tregojė se partitė kryesore, LDK dhe PDK, i kanė shėrbimet e veta sekrete, shikat dhe shikasit e vet (shėrbimi informativ kombėtar apo i Kosovės!). Fjala ėshtė pėr struktura tė organizuara anė e kėnd Kosovės, nė tė cilat pa dyshim ka jo pak njerėz tė ndershėm, qė mashtrohen se po i shėrbejnė vendit, por ka edhe jo pak tė tjerė pėr tė cilėt dihet poashtu se janė banditė, qė punojnė pėr dreqin e tė birin, por mė sė shumti pėr Serbinė.
Kėta shika prej themelimit tė tyre e deri mė sot kanė vepruar nė mėnyrė ilegale, pa pasur mandatin e askujt, e aq mė pak tė qytetarėve tė Kosovės. Gjithė energjinė e tyre diabolike e kanė harxhuar nė luftė kundėr njėri-tjetrit, ndėrkohė qė shėrbimet serbe kanė bėrė dhe bėjnė nė Kosovė ēka ua do qejfi. Ka fakte se jo pak dosje qė kėta shika i kanė sajuar kundėr kundėrshtarėve tė vetė, kanė pėrfunduar nė duart e shėrbimeve sekrete serbe. Pa folur pėr shėrbimet e tjera tė shumta qė veprojnė krejt hapur nė Kosovė.
Krahas luftės partiake shikat "tanė" janė marrė aktivisht me disiplinimin e biznesmenėve, pėr tė siguruar edhe kėshtu financimin e aktivitetit tė vet. Nė kėtė funksion, kėto pyka, qė janė pasqyra mė e mirė e mjerimit tonė kolektiv, kontrollojnė edhe segmente tė krimit tė organizuar nė Kosovė.
Duke pasur mbėshtetjen e subjekteve dhe personaliteteve kyēe tė vendit, kėto struktura ilegale antikombėtare, duke shfrytėzuar dosje e shantazhe, kanė disiplinuar jo vetėm politikanė, por edhe shumė gazetarė dhe bosė tė mediave. Sepse nuk mund tė shpjegosh ndryshe faktin se pėr ta nuk shkruan dhe nuk flet askush, edhe pse njėri prej tyre i ka zyrat pėrball Grandit ndėrsa tjetri disa qindra metra mė larg.
Ndėrkaq raporti i fundit qė PDK-ja i dorėzoi UNMIK-ut ėshtė vetėm maja e Aisbergut e njė lufte sans merci qė kėta shika e bėjnė, jo kundėr armiqve tė Kosovės, por kundėr njėri-tjetrit dhe bashkė kundėr ne tė gjithėve.
Tė ashtuquajturit analistė qė dominojnė gjithandej ekranet dhe faqet e gazetave tona, e qė bėhen se ua ka hapur sytė denoncimi publik i PDK-sė, me dosjet e shėrbimit tė saj sekret, dėshmojnė se janė tė pamoralshėm, nė radhė tė parė, dhe njerėz me ndėrgjegje tė mbėrthyer, nė radhė tė dytė.
Prandaj edhe sėshtė pėr tu ēuditur pse opinioni i Kosovės manipulohet kaq lehtė, sepse jo pak nga ata qė sajojnė opinionin, janė njerėz qė, veē tė tjerėve, edhe shikat tanė ua kanė zėnė bishtin me derė.
3. Kur pėrleshen qentė, bishat hedhin valle
Nė kohėn kur lufta e shikave partiakė tė Kosovės mori pėrmasa tė jashtėzakonshme ridoli nė skenė shėrbimi fantom "Sigurimi i Atdheut". Kjo sajesė e stisur dy vjet mė parė nėpėr "banhofet" e Zvicrės nga oficerė e kalemxhinj tė dėshtuar, ka dėrguar herė pas herė nėpėr redaksi kumtesa gjoja nė mbrojtje tė LDK-sė dhe tė kryetarit tė Kosovės. Askush nuk e ka marrė seriozisht kėtė sajesė. Pėr mė tepėr LDK-ja dhe Zyra e z. Rugova kanė dalė me kumtesa qė dėnonin dhe distancoheshin prerazi nga dacibaot e "Sigurimit tė Atdheut".
Mirėpo leximi i fjalėpėrfjalshėm nė lajmet kryesore tė RTK-sė i njė kumtese tė tė ashtuquajturit "Sigurimi i Atdheut", mė 12 prill tregon pėrmasat e mėdha e tė rrezikshme qė ka marrė lufta e nėntokės politike nė Kosovė.
Kjo kumtesė kėrkon pėgjigje nė shumė pyetje:
- A mund ta kenė shkruar kėtė kumtesė shėrbimet serbe tė zbulimit nė mėnyrė qė ta shfrytėzojnė rastin dhe zjarrit tė pėrēarjeve nė Kosovė ti japin dimension edhe mė tė madh?
- A mund ta kenė shkruar kėtė kumtesė analistėt e shikut tė PDK-sė, nė funksion tė mbėshtetjes sė tė dhėnave qė ia dorėzuan UNMIK-ut nė formė tė njė dosjeje prej 150 faqesh me fotografi e skema plotėsuese?
- A mund ta kenė shkruar analistėt e shikut tė LDK-sė?
Pėrgjigja duhet kėrkuar nė njė pyetje tjetėr: kush pėrfiton nga kjo kumtesė?
Logjika mė e thjeshtė thotė se, kėsaj radhe, prapa "Sigurimit tė Atdheut" qėndron ose kreu i PDK-sė, ose shėrbimet serbe, ose njė klan i LDK-sė qė ka humbur luftėn pėr pushtet, ose njė i tretė nė spektrin e imtė politik kosovar qė mėton tė pėrfitojė nga rrėmuja. Pėrndryshe strukturat e mirėfillta tė LDK-sė gjithsesi jo, sepse kjo do tė ishte njė vetėvrasje para ekranit televiziv.
Por kryepyetja duhet tė jetė: Si i lejon vetės RTK-ja, qė si institucion publik tė lexojė kumtesa tė dyshimta, tė cilat hapin terren pėr qėrim hesapesh nė Kosovė?
Nė kėtė rast detyra elementare e ēdo gazetari do tė ishte tė pyes zyrat e informacionit tė institucioneve tė Kosovės, zyrat e partive politike etj. Dhe vetėm atėherė tė japė njė informacion tė ekuilibruar, profesional.
Mjerisht, ky shembull dėshmon se nėntoka politike po e bėn ligjin edhe nė mediat e Kosovės.
4. Lufta pėr ta rrėzuar qeverinė
Lufta e shėrbimeve sekrete partiake nė Kosovė nxjerr nė pah krizėn e thellė nė partitė kryesore politike tė vendit. LDK-nė vazhdojnė ta trandin bėrrylimet e brendshme tė klaneve, qė po reflektohet edhe nė skandalin e fundit.
Ndėrkaq PDK-ja pas humbjes radhazi tė 4 zgjedhjeve pėrballet me krizė tė identitetit. Nė vend qė tė merret me shkaqet e kėtyre humbjeve tė thella kreu i saj ėshtė lėshuar nė njė luftė tė rrezikshme politike pėr ta rrėzuar qeverinė me ēdo kusht. Zatėn dosja e famshme ka kėtė qėllim dhe vetėm kėtė qėllim.
Mė tė zhgėnjyerit duhet tė jenė ata qė kanė pritur qė PDK-ja tė jetė njė opozitė e mirėfilltė, qė do tė hapė debat pėr statusin, pėr decentralizimin, pėr privatizimin, pėr papunėsinė, pėr reformat rrėnjėsore e aq tė domosdoshme nė tė gjitha fushat nė Kosovė, sidomos nė arsim e shėndetėsi. Mirėpo, PDK-ja po merret me veprime qė nuk u takojnė shėrbimeve sekrete partiake, por organeve tė drejtėsisė.
Sipas logjikės sė kreut tė PDK-sė ne duhet tė presim nė ditėt qė vijnė dosjen e shėrbimit rival, ku do tė lexojmė gjėra edhe mė tė zeza se kėto qė kemi lexuar kėsaj radhe.
Skandali i shėrbimeve sekrete partiake dhe i dosjeve tė tyre qė dihen e qė nuk dihen nxjerr nė pah stėrkeqjen kolektive tė lėvizjes politike nė Kosovė dhe kthimin e saj nga njė lėvizje shtetformuese nė njė lėvizje shtetrrėnuese.
Te ekzistenca e kėtyre shėrbimeve duhet tė kėrkojmė pėrgjigjen e vėrtetė pse paria e Kosovės nuk ka kėrkuar asnjėherė para ndėrkombėtarėve themelimin e agjencisė kombėtare tė zbulimit si organ i domosdoshėm pėr tu pėrballur me sfidat e kohės: luftėn kundėr terrorizmit, luftėn kundėr krimit tė organizuar, luftėn kundėr shėrbimeve qė punojnė natė e ditė pėr tia futur flakėn Kosovės
Vetė ky fakt tregon pėr mungesėn e njė qėndrimi shtetformues nė partitė kryesore tė Kosovės.
Sepse jo mė shumė se para 5 muajsh Kosova ka pasur njė "qeveri gjithėpėrfshirėse", por ajo asnjėherė gjatė gjithė mandatit tė saj nuk ka dalė me njė projekt konkret pėr themelimin e shėrbimit tė zbulimit, pa tė cilin ėshtė qesharake tė mendosh se do tė formosh ndonjėherė shtetin.
Eshtė pėr tė adhur keq se kėtyre praktikave tė rrezikshme jo vetėm nuk po u dalin nė udhė subjekte e personalitet tė tjera nė Kosovė, por, pėr mė keq, ose po u fryjnė flakėve ose po i fėrkojnė duart.
Kjo e bėn perspektivėn edhe mė tė errėt, sepse dėshmon apatinė kolektive dhe mungesėn krejt tė dukshme tė burrave tė shtetit.
|