Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-04-05, 20:15   #6
turisti
nė sokaqet misterioze....
 
Avatari i turisti
 
Anėtarėsuar: 25-07-04
Vendndodhja: Mahalla e azganave p/n
Postime: 47,343
turisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makaveli
Ktu behet fjal per nje ekspozitim ne te kaluaren, nje ngjarje mes individualitetit,dhe mes dy personave .
Me nje fjale i dashuri mik dua te them qe kam humbur nje person qe kurr se kam pasur sepse nga prania e saj gjithmon i jam nenshtruar ndjenjave dhe anasjelltas dua te kuptoj faktin e ndarjes..ose me perkatesisht PSE?
Jemi terhequr thjesht pa spjegime te konsiderueshme .....
Shoki i nderuar,

Do te provoj nga largesia qe ti afrohem ketij problemit,me gjithe qe nuk kam shume shenime perveq deshires,frikes e cila ka mbreteruar,ndjenjat e pa shprehura,deshirat e deshiruara...

Ti thua:" ...dua te them qe kam humbur nje person qe kurre se kam pasur sepse nga prania e saj..... ....dua ta kuptoj faktin e ndarjes... ...ose me perkatesisht PSE? "
Nese " kurre nuk e ke pasur",si e ke humbur?? Ose e ke pasur vetem ne imagjinaten tende ( pa hidherime te lutem,vetem po analizoj nga shkrimi yt).Tash te mundon dhe don ta kuptosh faktin e ndarjes e cila nuk eshte NDARJE klasike sepse nuk keni kaluar,por simpatuzuar njeri tjetrin pa i shpluar ndjenjat e juaja e tash jeni ku jeni.Normal,edhe kjo bjen nen NDARJE ja mundesh dhe me e akceptue si LARGIM,ja MOSSUKSESI I LIDHJES.

Une kuptoj situate ne te cilen keni qene,gjithashtu e kuptoj dhe pamundesien per ti shprehur ndjenjat ( te cilat jane dhe une i konsideroj personalisht si ato ndjenja qe jan shprehur),sepse nuk jemi te gjithe te njejte ,si ka ndjenjat,si ka dashuria e as dionia.....Ka momente kur jemi frikacake,te paafte,nuk dijme se si duhet,nuk kemi guxim,na mungon vullneti,nuk jemi te sigurt ne veti ja ndjenjat e tona.....por prap vjen deri tek pika e fundit ne relacion,lidhje,dashuri,ne jete :arrow: vjen deri te NDARJA. Ndarjet jane llojllojshme: ndahet dita nga nata,ndahet njeriu nga jeta,ndahen burri dhe gruaja,ose ndahen te dashuruarit.- ketu do te ndalemi.

Te gjithe ne vuajme per dashurine e nje personit te caktuar e cila eshte ylli udheheqes per ne,me te cilen do ta ndihemi veten mire,me cilen na konvenon,e cila na terhjek,ne te cilen ka diē. interesante per ne.
Ne realitet,ne vuajme te jemi te ushqyer me dashamiresine te kujdesjes te njerzve tjere,kujdesin ne kete/ate menyre.Sikur te kishim mujt me hy ne koken e personit te dashuruar,kishmi kuptuar te gjithat rreth dashurise ne koken e atij personit.Shpeshhere enderrojme vetem per ate qe nuk e posedojme.Per ate dhe enderrojme dhe mundohemi t'i zbulojme menyrat se si te pijme nga burimi i DASHURISE.Derisa hulumtojme dmth. se akoma nuk e kemi arritur cakun tone.Por,nese nje kohe te gjate hulumtojme,nuk kemi force dhe guxim te ndermarrim diē.ajo eshte shenje qe jemi nisur ne drejtim te gabuar dhe qe KOT kemi humbur kohe.
Mirepo,ēka kerkojme ne relacion te partnereve- mes mashkullit dhe femres??? Disa kan hy ne lidhje(relacion) te udhehequr nga interesat materiale,sepse nisen nga qendrimi jetesor qe :pa para nuk ka fat,tjeret nuk kan pasur guxim t'i afrohen personit tjeter dhe thejne (TEJKALOJNE) barieren(PENGESEN) e cila i pengon aq,dhe me vone,kur koha,personi(objekti i dashuruar),euforia e rinise dhe forca e deshires kalojne,ngadale i kthehen me ane te mendimeve ne vendin te cilin e konsiderojne si plage personale,deshtim personal, me gjithe se nuk kan te drejta sepse zakonisht thuet:te gjithe Gjeneralet jane te menqur pas betejes....,por kjo nuk vlen per dashuri ku mbreterojne tjera gjera.Derisa ne lufte luani ne letren e patriotizmit,ne dashuri ju nevoiten shume letra prej:guximshmeri,menquri,miresi,ndjenja,taktizimit ,diplomacionit,kuptimit,deshires,mundesite dhe nje milion imesina tjera te cilat jane pjese perberese e mozaikut te ashtuquajtur DASHURIA , a behet me dije me dy fjale:TĖ DUA.
Gjithmone ka qene llogjika e trurit e pa njohur per zemren.Kush e shfrytezon fushen e dashurise si hapsire per veteargumentim dhe per ti treguar botes kuakitetet e vehta, ai jeton ne ILUZION TĖ RĖNDĖ.
Nga natyra,hapesira e dashurise eshte ne tere planetin tone i infektum me forcat e manipulimit.Dikush provon me dashuri te huaj ta mbushe zbrasyinen e egos se vet.Ka edhe te tille qe ne menyre kronike durojne mungesen e satisfaksionit qe jane te deshirueshem dhe dashurueshem dhe per ate jane shume te pa lumtur,a pergjegjja eshte shume e thjeshte:duheni me dashurue joprofitabil. A duhet argumentuar se -dashuria- eshte e pa shtjerrshme?Kur e shtjerrim nga tjeret,me zor,ajo shpejt zbrazet.Kur e shtjerrim nga vetja,per tjeret,dashuria nuk ka fund,por nese e lypim nga tjeret,shpejt e hargjojme dashurine tone. Kur gjindemi ne situate te veshtire ne jete,ne mbulohemi me iluzion te embel te hareses dhe vazhdojme udhetimin me shprese se behet me mire.Me gjithe se duket qe dashuria e vertete eshte gjithmone e njejte,te gjithat dallohen.
Edhe tek personi i njejte,njdjenjat e reja shvaqen ne menyre tjeter.Ndonjehere gjindemi ne situate konfuse,kur nuk dijme se cila dashuri na terhjek:
-dashuria ne shiqim te pare,
-dashuria ne -klik (magjike),
-shoke pastaj dashnore,
-dashuria e lindur nga joshja- dukuria e rradhe:(te dua se me ban te lumtur),
-dashuria pa kufi,
-dashuria per nje vere(nje sezone),
-dashuria e perhershme (kur te gjitha joshjjet qetesohen dhe kalojne dhe kur i tuboni te gjitha llojet e dashurive dhe e dashuroni dikanin sepse vetem qe ekziston,sepse eshte i lindur per juve,sepse shoqja e juaj eshte e vetmja dashnorja qe e doni,sepse deshironi te gjithat ti bani per te sepse keni gjejtur pjesen tjeter se UNEJES juaj dhe e dini se ajo do te jet gjithmone pran jush ne te miren dhe te keqen- dijeni se ajo eshte pran jush).

Dashuria zhvillohet ngadale,nevoitet kohe per te dashuruar dikush.Dashuria nuk bjen nga qielli.Nuk mundeni mu dashurue ne dikanin pas takimit te pare,sepse ate person per ate kohe te shkurte nuk mundeni me njoft mjaft per te qene sinqerisht te dashuruar.Njerzit ne fillim,zakonisht "veshin" sjelljet me te mira dhe vnojne maskat me te mira per mbulimin e vetive te kqia.

Ka raste kur -te jesh i dashurum=blic efekt - vjen e shkon.

Dikush nuk arrin te dashurohet,tjeret tuten nga deshtimi dhe as qe provojne.Ka shume komplikime dhe mundime, ashtu qe dikush nuk ka force te luftoje.Ndoshta jeni frikuar prej mendimit te tjereve?Ndoshta tsh jetoni pas kohezgjatjese se dimrit dhe eresires ne zemren e juaj?Po e pyes vehten:pse duheni prap te perjetoni vuajtjen e njejte- e cila eshte quajtur :te dashuruarit.Ndoshta tash ju mundon frika nga nje lloj deshtimi?Pse eshte jeta aq e padrejte?Pse i kemi ujitur ndjenjat e mira per personin e gabuar?Kur do te kaloje kjo?Zgjate shume,shume.Disfata.Dhimta.Zemra e thuer.Shpirti perplot me vuajtje.Pse akoma deshirojme ate person ta perqafojme dhe kurre me mos ta leshojme nga perqafimi jone?Aq eshte e vogel distanca mes DASHURISE dhe URREJTJES.Teper ndjenja kalojne neper damare te juaj.Gjakun e kini te valuar.Zemren e keni te shqetesuar si deti.Ju jeni marinari i vetmuar qe lundron ne deti.Ju jeni ne deti,aty ku jeni,prandej ju lus:KTHEHUNI KAH KULLA NDRIQUESE dhe braktisni eresiren dhe te kaluaren ne te -aty ku edhe e ka vendin,sado qe eshte veshtire dhe dhimshme.

Me respekt,
TURISTI.
__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.
turisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė