Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-05-05, 14:04   #1
EveryWare
 
Anėtarėsuar: 21-04-05
Vendndodhja: Zürich
Postime: 4
EveryWare e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek EveryWare
Gabim Forumin Politik - Kopilin - duhet kthye UNMIK-ut te dera

Shkruan: Bardhyl Metaj

Botuar nė: Java - 145, Prishtinė

Diku nė mes tė sjelljeve arrogante dhe
luftės verbale tė Pozitės (“Ne i kemi
fituar votat dhe me procedurėn dhe forcėn
demokratike, ua m`shelim gojėn nė Kuvend”)
dhe Opozitės (“Ne jemi mjaft tė fortė
dhe tė hapur pėr flirte, sa t`mos ju lėmė tė
qeverisni”), lindi “kopili”, diēka qė Soren Jessen
Petersen e quajti Forumi Politik!
Forumi Politik e quajta kushtimisht ‘kopil’ nga
arsyet se nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me parlamentet
apo konstruktet demokratike
shtetėrore tė cilat, si nė gjithė botėn, janė
organe tė legjitimuara nga vota e popullit!
Parlamenti duhet tė shpreh, dhe vetėm Aty
gjen shprehje, vullnetin e popullit! Nėse
ngjanė ndryshe, populli i ndėrron pėrfaqėsuesit!
Dhe, kėshtu ngjanė gjithandej, nė Botėn
Demokratike.
Kėtej, nė Europė, nė Botė, popullin e quajnė
dhe trajtojnė pėr – Sovran. Nėse dikush e ka
harruar, institucioni kryesor i Sovranit ėshtė
Parlamenti! Ka edhe sovranė tjerė, nė disa
shtete – Mbretėritė! Por, apos’po ndėrtojmė ne
njė shtet parlamentar? Dhe, aty nuk ka vend
pėr Mbretėr tė tjerė.

Parlamenti ėshtė e vetmja
garancė – pėr tė gjithė


Dhe, kjo nuk ėshtė demagogji. Parlamenti, dhe
Jo ndonjė kreaturė tjetėr, ėshtė e vetmja
garancė e populli tė Kosovės, se pėr ēdo ēėshtje
madhore, qė ka tė bėj me tė ardhmen e vendit,
do tė vendoset nė mbėshtetje tė vullnetit
tė tij. Nė Parlament dhe pėrmes Parlamentit.
Aty duhet tė arrihen tė gjitha konsenzuset,
marrėveshjet, etj.
Por, a u besohet prijėsave tanė?
Si e thamė mė lartė, populli me votė ka
deleguar parlamentarėt, me votė edhe mund
t’i ndėrrojė. Po kėta nė kėtė ekskluzivitet
origjinal – Forum – kush do t’i ndrrojė?
Ē’ėshtė kjo? Njė lloj korrigjimi i zgjedhjeve tė
fundit nė Kosovė?
Nuk duhet me ju sill botės, pėr tė kuptuar se
qielli gjithandej ėshtė i kaltėr (J.W. von
Goethe)! Dhe, gjithandej nė botė, se pushtetin,
pėr aq sa e kanė, e kanė ata qė e kanė fituar
Votėn e popullit.
A mos don tė thonė nė UNMIK se
Kryeparlamentari dhe Parlamentarėt tanė,
duhet tė dėrgohen nė trajnime e praktikume,
qė tė mėsojnė zanatin, tė reflektojnė e marrin
pėrvoja ndėrkombėtare? PO a s’na thonė kėta
nė UNMIK se askush nuk ėshtė mbi ligjin?
Kush ka marrė tė drejtėn tė shpėrndajė vota
pas zgjedhjeve? UNMIK-u?

Kopilin duhet kthye UNMIK-ut
te dera

UMNIK-u kėtij Forumi Politik mund edhe t’i
hapė njė zyrė apo t’i ndajė njė ndėrtesė, me
sallė konferencash, administratė, mund tė
tpunėsojė edhe sekretaresha, pėrkthyesė, etj,
etj...[shtė ēėshtje e tyre. Por, vendimet e kėtij
Forumi Politik nuk mund t’i servohen, qoftė
edhe si konsenzuse, dhe tė obligojnė ndokėnd
nė Kosovė. Aq mė pak Parlamentit.
Pėr ta ushtruar shqip-timin dhe pėrkthimin e
fjalės Pavarėsi, nė tė gjitha trajtat e mundshme,
politikanėve tanė nuk ju nevojitej ndonjė
‘forum politik’ dhe debatime. Pėr tjera
opsione, ndėrkaq, sigurisht se duhen ushtrime
dhe forume tjera. Pajtohem-i!

Ndėrkaq, Ata, tė cilėt kush mė shumė e kush
mė pak, po bėjnė turr tė hyjnė dhe tė pėrshkruajnė
kompetencat vendimmarrėse! tė atij
forumi politik, njė sugjerim i urtė: Ju, tė gjithė,
tė mėsoni sa mė shpejtė tė punoni e kalkuloni
bashkė dhe vetėm nė Parlament. Jashtė tij,
terri han jo vetėm ujkun, por edhe mbretin!
Parlamenti dhe UNMIK-u
Duhet thanė qartė, ēdo lindje e ndonjė solucioni,
mes qytetarėve tė Kosovės dhe
Bashkėsisė Ndėrkombėtare, duhet tė jetė njė
solucion i natyrshėm, i dėshiruar dhe i
legjitimuar - nga tė dyja palėt.
Pėrjashtimet dhe presedanet e pranuara sot,
do tė qelin udhėn e pėrjashtimeve dhe
presedaneve nesėr, nė kohėn kur do vendoset
pėr tė ardhmen tonė.


__________________
Xmetaspace
EveryWare Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante