Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-05-05, 10:07   #27
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: I L U Z I O N I

...









Nėse m'u ka dhėnė rasti tė njoftohem me ndonjėrin nga kėta, zakonisht kam hetuar se ėshtė i verbėruar deri nė atė shkallė qė ėshtė vėrtet e dhembshme. Natyrisht qė jam pėrpjekur pėr tė mos ia bėrė me dije kėtė gjė dhe duket se asnjėherė nuk kemi shkuar mė larg se kjo. Gjashtė muaj apo njė vit mė vonė nuk ėshtė dėgjuar mė asgjė pėr atė grupacion apo (tė kemi dėgjuar) tė kenė rėnė nė vėshtirėsi finaciare pasiqė bėmirėsi t'i ketė marrė tė hollat e dhėna pėr ndėrtesat qė i ka paguar. Gjithmonė ka pasur tė bėhet me punė tė dyshimta, rėndom lidhje me tė holla.





Kjo ka ndodhur meqė esenca e grupacionit nuk ka qenė e drejtė. Ka qenė e bazuar nė supozime. Me gjasė, personi qė ka themeluar grupin, ka pasur ndjenjėn se duhet tė shėrbejė apo ka pasur „pėrvojė“. Ndoshta ka qenė senzitiv...Nga kjo shkallė ka marrė mendime e ide tė bukura e tė formėsuara mirė. Kjo e bėn tėrheqės pėr masat e thjeshta tė njerėzve. Megjithatė, nė kėtė mes nuk mund tė hasen njerėz qė kėrkojnė qartėsi mė tė madhe, lidhje mė tė shumta me botėn e jashtme, botėn e pėrnjėmendshme dhe, nė kėtė mėnyrė grupacioni shpėrbėhet me vetdėshirė, kėshtuqė nuk ndėgjohet mė asgjė pėr tė. Kjo gjė pėrsėritet gjithmonė. Pasojat mund tė jenė edhe mė dramatike e ndoshta marrim vesh qė janė mbytur tė gjithė, kanė marrė mjete helmuese apo e kanė pushkatuar njėri-tjetrin. Historia ėshtė pėrplot rrėfime rrėnqethėse mbi grupacionet e pazakonshme „shpirtėrore“. Megjithatė, ajo „shpirtėrsi“ nė 99% tė rasteve ka qenė e bazuar nė iluzionin e madh – iluzionin e themeluesit dhe iluzionin e atyre qė themeluesit i kanė pasuar deri nė zjarr, vdekje, male apo kudoqoftė.










...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė