GJYKATĖS KOMUNALE - FERIZAJ
PADI PRIVATE PENALE
Nė bazė tė nenit 462 paragrafi 3 tė KPPK - sė ngris Padi kundėr HASHIM THAĒIT,kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės
Nė gazetėn ditore "EXPRESS" tė datės 05.04.2005, thuhet se nė raportin e dėrguar Organeve tė UNMIK -ut nė Prishtinė me 23.03.2005 i cili raport njė pjesė ėshtė botuar nė kėtė gazetė, i cili ėshtė nė dėm timin, pra nė dėm tė Sahit Krasniqi - kryeshef i Ekzekutivit tė Kuvendit Komunal tė Ferizajt . Artikulli citon pjesė tė raportit qė ka dorėzuar PDK - ja se, me datėn 09.12.2003 pjesėtarė tė Sigurimit tė Atdheut nė njė veturė kombi tė bardhė kanė bėrė bartjen e njė sasie tė armatimit nga lokalet e Firmės "F " e cila gjendet nė rrugėn e Reēakut nė Ferizaj nė drejtim tė Pejės . Kjo sasi e armatimit ėshtė dėrguar nė Pejė dhe sipas artikullit vetura ėshtė parkuar nė oborrin e Kuvendit Komunal tė Pejės, aty veturėn e ka pritur U. R dhe N. G dhe nuk dihet se ēka ka ndodhur mė tej .
Unė, Sahit Krasniqi si paditės privat nga Ferizaj konsideroj se me kėtė artikull janė pėrhapur tė pavėrteta, duke shpifur kinse unė nga Firma ime kam shpėrndarė armatim . Konsideroj se, ėshtė dėmtuar autoriteti im personal si dhe i Firmės qė nė fakt ėshtė pronė e vėllezėrve tė mi .
Gjithashtu, nė kėtė artikull shkruan se kinse unė Sahit Krasniqi si kryeshef i Ekzekutivit jam grushtuar me familjen L. pėr tė realizuar njė premtim tė oficerit tė policisė XH. XH qė i ėshtė dhėnė nga kryetari i atėhershėm z. Salihaj pėr tė ndėrtuar njė objekt afarist . Unė konsideroj se, edhe kjo ėshtė njė shpifje e cila vėnė nė lojė autoritetin e Kryeshefit Ekzekutiv kur dihet mirėfilli se Kuvendi Komunal asnjėherė nuk ka vendosur qė tė ndahet njė parcelė nė emėr tė XH. XH .
Konsideroj se, i takon Gjykatės pėr tė kėrkuar dokumentet qė janė dorėzuar UNMIK - ut nga ana e PDK - sė dhe pėr tė konstatuar se, a ekziston njė situatė e tillė apo jo .
Mendoj, se i padituri Hashim Thaqi qė ėshtė kryetar i PDK - sė tė Kosovės ka kryer vepėr penale e shpifje nga neni 188 paragrafi 1 i KPPK - sė .
Andaj :
Propozoj
Qė Gjykata tė thėrrasė dhe tė mbajė shqyrtimin publik, nė tė cilėn tė ftohen :
- I padituri Hashim Thaēi nga Prishtina
- Paditėsi Sahit Krasniqi nga Ferizaj rr: "Epopeja e Jezercit" Nr. 54
Provė:
Tė bėhet shikimi i artikullit " A ėshtė kjo e vėrtetė" Publikuar nė faqen 10 tė gazetės " EXPRESS" tė datės 05.04.2005 dhe tė kėrkohet dokumenti - raporti i hartuar nga PDK - ja, dėrguar organeve tė UNMIK - ut .
Pas pėrfundimit tė shqyrtimit kryesor publik dhe vlerėsimit tė provave tė ushtruara nė tė, tė paditurin Hashim Thaēi, Gjykata ta shpall fajtor dhe ta gjykojė me dėnim sipas Ligjit .
04.05.2005 Paditėsi Privat
Ferizaj ___________
Sahit Krasniqi
|