Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-05-05, 22:41   #4
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Shoqeri e vertet???

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga dr1ta
Une vet kam shkruar te diskutimet reth df ce ti mbajn ndjenjat ne veti nese nje person na iriton ose perdor fjal banale ndaj neve , kam deshire te hap ket teme edhe pse shkruaj kunder fjaleve mia ,,,

Ne njihemi pak a shum me njeri tjetrin dhe shumica kemi respekt ndaj njeri tjetrit ..kur behet fjal per shoqeri ..une kuptoj me fjalen shoqeri: nje ce te perkrah, nje ce e flet te verteten, nje ce te qetson , nje ce ndihmon dhe respekton.....

Pyetja ime esht : Nese verejni ce nje person e terorizon shokun/shoqen e juaj me fjal banale a do te kishit reaguar per te ber situaten me mire dhe per ti ndaluar fjalet banale ? ose vetem do te heshtni ???
Drita e nderuar

Paske hapur nje teme te mire dhe te dobishme.
Si ne Forum ashtu edhe ne jeten e perditshme disa njerez iritojne ose perdorin fjale banale ndaj tjetrit. Kjo ndodh per shkaqe te ndryshme, si psh egoizmi, narcisoizmi, edukata e ulet, interesi personal per te qene mbi te tjeret, interesi grupor e tj. Keta njerez nuk respektojne tjetrin si te barabarte me vehten me pretekste te ndryshme si psh. ne emer te mbrojtjes se "drejtesise" ose thjeshte nga mendjemadhesia si njerez me "inteligjent" se tjetri etj.
Ke bere pyetje te ndijshme Drita sepse ne te gjitha periudhat e jetes hasim ne keto dukuri dhe per fat te keq shpeshehere njerezit pertojne ose per shkaqe personale nuk reagojne ndaj padrejtesise qe i behet shokut ose shoqes.
Keshtu ndodh sidomos ne rastet kur "me te fortit" e shoqerise se caktuar nuk deshirojne ose nuk guxojne te prishen me ata te cilet kane guximin te sillen keq me tjeret dhe keshtu qarku shendrrohet ne qark te mbyllur rreth te cilit sillen "sulmuesi" dhe "viktima" dhe askush nuk e prish ate qark.
Une per vehten time ne jeten reale kurre nuk hesht para ketyre dukurive ne rast se jam deshmitare e ndonje padrejtesie qe i behet shokut/shoqes time.
Ketu ne boten virtuale ku ekzisojne "rregulla" reagoj vetem ne rast se behet fjale per interesin e pergjithshem te Kosoves, kur duhet te mbrohet e drejta ne pergjithsi ose kur verej se dikush me iriton mua me qellim. Ne raste tjera nuk kam reaguar sepse jam e re ne forum dhe nuk i di raportet ne mes forumistave nje, dhe e dyta kam fituar pershtypjen se ka kush mirret me keto pune dhe nese reagohet mund ti prishet qejfi dikujt dhe kjo mund te shkaktoje prishje te atmosferes, e kjo nuk eshte e deshirueshme. Keto jane pershtypjet e mia, te cilat mund te jene edhe te pasakta :roll:
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė