Nga Guri Sylaj
I nderuari NAKI; e nderuara HALLA E MADHE , ODISE dhe te gjithe ju te tjeret qe po merrni pjese ne dikutimin e kesaj teme ju falenderoj perzemersisht sepse kjo eshte aje qe n'a brengose me se shumti neve ne mergate. Humbja e gjuhes, tradites dhe identitetit eshte ajo qe sjell ne fund asimilimin dhe nuk n'a mbetet gje tjeter veqese edhe fmiu i yne nje dite te mbrrij zenitin ne ndonje lemi, dikush te "krenohet"se eshte me origjine shqiptare e kjo ndoshta eshte pak me shume se nje zero.
Ne si familje e kemi barren kryesore por ne forma parciale ketu nuk mund te mberrijme larg. Ketu duhet bere nje qasje kolektive ne ballafaqim me kete problem kaq madhor. Ketu shteti duhet te kete fjalen kryesore dhe permes mekanizmave te vet p.sh nje drejtorie te vecant ,ne kuader te ministrise se jashtme, per mergaten te organizonte gjithecka qe eshte e mundur qe kete mergate t'a mbaj si pjese te atedheut. Mundesi dhe forma ka mjaft vetem se duhet nje pune dhe perkushtim thjeshte kombetar.
Mundesia e pare eshte oferta reale e pse jo edhe te leverdishme te investimit te kapitalit te bashkeatedhetareve ne vendlindje, krijimi i mundesive te organizimit te mergates ne baza kombetare, zhveshja e mergates nga partite politike sepse mergata duhet t'i sherbej shtetit e jo pushteteve. Vizitat e shpeshta te njerezve me emer nga Atedheu ne mesin ton shton forcen e mergates qe te jete me e organizuar dhe me pran Atdheut.Por keta -njerez nuk duhet te vijne qe vetem t'a mjelin e vjelin mergaten ne emer te p.p apo edhe te ndonje akcioni me interes te ngusht por duhet te vijn dhe te mbjellin sa me shume dashuri per Atdhe dhe te n'a bindin se edhe ne jemi pjese e asaj toke e atij gjaku.
Ketu ka edhe shume per t'u thene por besoj se edhe te tjeret do te inkuadrohen ne kete teme.
Me nderime Guri Sylaj
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|