Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-05, 06:52   #6
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje! Po ku i ra ndermend autorit te ketij titulli se? Sigurisht eshte lodhe nga genjeshtrat:)

Genjeshtra si ves negativ psikologjik, mendoj se, u lind krahas me te folurit e njeriut. Ajo u lind para te vertetes dhe ashtu sikur cdo gje e ka armikun e vet edhe genjeshtra ka armik te verteten. Genjeshtra ka padron Mashtrimin, pa te cilin nuk mund te jetoj gjate. Ne kuptimin filozofik, vet jeta eshte nje genjeshter. Plakat tona thone: dynjeja e rrejshme. Poashtu edhe feja thote se kjo bote eshte e rrejshme. Poashtu edhe politika eshte nje genjeshter e kondenzuar me mashtrim, e per aq sa zgjate mashtrimi, zgjate edhe politika. Edhe populli thot: politika eshte rrene. Edhe dashuria pa genjeshtra nuk zgjate, se po te dihet e verteta, askush nuk do te ishte dashuruar, as martuar. Athua, do te ishte shuar njerezimi, pa genjeshtren? Sigurisht, qe jo. Sepse do te ishin takuar njerezit e dy gjinive ne baza reale, pa rrena e mashtrime reciproke - dashuri e vertete. E si mund te ekzistoj dashuria e vertete, kur secili partner (parapartner) genjen njeritjetrin pa hile, me gjithshpirtin symesy, apo indirekt permes shkuesit? Edhe tregetia nuk mund te ekzistoj pa genjeshtren... Ne kete kuptim, athua valle, nuk paska jete pa genjeshtren?Tash kujt duhet besuar si - e verteta? Ashtu sikur tha Guri Sylaj: rrene nga halli e rrene nga zanati, po ka edhe shumecka ma thelle.

Pse genjen njeriu - dhe a ka njeri qe nuk genjen, kjo do te ishte apostrofike. Mendoj, se nuk ka njeri qe nuk genjen. Kur nuk i pelqen nje bisede, thot: po me dhemb koka a dicka e tille. Babai im thoshte: zot mos me le me rrejte ma shume se tri here ne dite. Poashtu ai thoshte se per dy pune kam rrejte gjithe jeten:1. kur vijsha nga puna me pyetshin ne shenje respekti - a u lodhe? Une iu thoshja - jo fort jo (e i shkallmuar gjithditenelume). Edhe kur me vdiste dikush ne familje, ne te Pame - a u merzite, a po merziti? Pergjegja ishte - jo jofort e ngapak! Nje rrefim i shkurt thot: njeri i tha zotit - o more zot, sa shume te rrejta e nuk dijte! E Zoti iu pergjegj: eh more njeri, sa shume te vrava, e ti nuk dijte asgje!

Mashtrimi eshte shpirti i genjeshtres. Sikur njeriu ta dinte te verteten per cdogje, ai do te bente vetvrasje ne ate moment, por e mashtron dicka dhe kujton se i del ashtu si mendon. Bote e rrejshme!

Dikush eshte i lindur per te genjyer, eshte mjeshter qe bindė dhe ti mendon se, me te vertet, po flet drejte. Genjeshtari bindė me shikim drejte ne sy, me mimike fytyre, me gjeste, me intonacion te te folurit, me gjoja seriozitetin ma te madh, me ngritje e renia zeri ne momentet e duhura, me shfrymje ndjenjash dhe behet genjeshter me ndjenja shpirterore. Genjeshtra eshte udherrefyesja e cdolloj vetie negative te njeriut. Nuk kishja thene, se ma mire eshte te betohesh, qe mos te dali genjeshtra, se sa te zbulohet. Dikush thot se, gruaja rrene kur qane:) e burri rrene kur qeshet. Dikush thot: une nuk dij me rrejte! Din edhe fort, por nuk mundesh, se genjeshtra kerkon eksperience te madhe, per ta tjetersuar te verteten!

Mos genjeni, ju lutem!:) Mos, nese rrini gjate ne nje vend:)
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė