Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-05, 14:33   #4
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kanė kaluar shum kohėra nga ajo kohė kur Liku e vizitoi Himarėn.Natyrisht koha e bėri tė vetėn.Gjuha greke zgjeroi rrethin e saj tek fėmijėt dhe tek gratė.Tregtia dhe kisha realizuan zgjerimin e tyre.Gjatė kėsaj periudhe s’ka asnjė emigrim masiv tė popullsisė greke dhe vendosjen e saj nė Himarėn shqiptare,sa t’i ndryshonte karakterin etnik,sa Himara tė shpallej krahinė minoritare greke,ashtu siē mund tė pretendojė ndonjė i huaj apo “shqiptarė”i kėsaj krahine.

Ndėrsa Bajroni i shkruan Henri Drury:

“I dashur Drury.

Kam pėrshkruar Portogalinė e Jugun e Spanjės,kam vizituar Sarandėn,Siqilinė,Maltėn dhe prej andej kam kaluar nė Turqi ku po vazhdoj tė udhėtoj”.

Mė tej Bajroni vazhdon:”Sa pėr Shqipėrinė,kam qenė me tė vėrtetė i dėshiruar pėr ta vizituar mė parė se ēdo anglez tjetėr ( me pėrjashtim tė mister Likut), por ėshtė njė vend qė vizitohet rrallė dhe vendasit kanė njė karakter tė egėr. Pėrsa i pėrket bukurisė natyrore,ai ua kalon bukurive klasike tė Greqisė,qė janė jashtėzakonisht tė bukura,veēanėrisht Delfi e Kepi-Kollona nė Antikė.Megjithatė kėto nuk janė asnjė po t’i krahasojmė me disa vende tė panjohura tė Ilirisė dhe tė Epirit si dhe lumenjė tė paregjistruara nė harta gjeografike.Do tė vijė njė ditė kur ato do tė njihen mė mirė dhe do tė gjykohen me tė drejtė si! vende mė tė mira pėr penėn,bile edhe se sa gropa mė tė madhe e Ilisit dhe kėnetat e Beotisė.”

Siē u pa mė sipėr,Bajroni zbriti sė pari nė Prevezė.Ai na e bėn tė qartė se Preveza ndodhet nė Shqipėri dhe se vendet e Shqipėrisė Jugore qėndrojnė mė lart pėr bukuri se sa ato tė Greqisė ku ai kishte shkelur.

Kurse Ugo Foskolo,njė shkrimtar i madh italian.Origjina e tij ishte nga ishujt e Jonit,ku kishte banuar familja e tij prej shumė brezash,si dhe dėshmit e prindėrve e pastaj dokumentet e lexuara nė Venedik, i shėrbyen pėr tė na dhuruar mjaft tė dhėna interesante pėr Shqipėrinė Jugore dhe bregdetin e saj.Po citoj disa paragrafe tė veprės sė tij:

,,Brigjet e Shqipėrisė Jugore” Paragrafi VII

“Ishulli i Korfuzit nuk kishte mjete tė mjaftueshme pėr t’u mbrojtur nėse nuk zotėronte brigjet e Shqipėrisė.Kėto brigje pėrballė Korfuzit,emrohen “Basse Albanie “ (Shqipėri e poshtme).

Duhet vėnė re se njė pjesė e ishujve jonianė nė lashtėsi kanė patur emra shqip.Kėshtu,Plini nė librin 4, kap.12-tė shėnon se emri i vjetėr i Korfuzit ishte Drepan.Nė mitologji thuhet se kėtė emėr ishulli e kishte marrė nga forma e tij,sepse ngjason me drapėrin “.Mė vonė emri i tij u zėvendėsua me emrin “karkara”, fjalė fenikase. Nga “Korkara”ka rrjedhur Korkyra (Korfuz).”Karkara”nė gjuhėn fenikase do tė thotė “vend pushimi”. Edhe ishulli Zaqinthos, sipas Plinit,mė parė quhej ishulli i Hyrisė.Sipas logjikės shoviniste greke qė mbanė pa tė drejtė tezėn “ēdo vend qė ka emėr grek i pėrket Greqisė”: pėrkatėsisht atėherė edhe ishullin e Korfuzit,shqiptarėt duhet ta diskutojnė me izraelitėt.Sipas kėtij arsyetimi edhe deti Jon i takon Shqipėrisė sepse Jon ėshtė emėr i fondit tė gjuhės shqipe.

Paragrafi VIII

“Mjaft prej tyre (epirotėt),numrohen nė radhėt e argonautėve tė cilėt nga njė skele qė ndodhej jo larg brigjeve tė Shqipėrisė,u nisėn me ekspeditėn e parė detare tė Greqisė.Bijtė e kėtyre mercenarėve tė lashtė gjindeshin nė rrethinėn e Trojės midis legjioneve tė pathyeshme tė Akilit;pasardhėsit e tyre,me Pirron nė krye,pushtuan territorin romak. Ata nėn filipin kontribuan pėr asgjėsimin e lirive qė gėzonte Greqia.Po kėshtu vepruan me Aleksandrin pėr tė pushtuar pjesėn mė tė madhe tė botės sė atėhershme.Nė shek.XV,tė udhėhequr nga Gjergj Kastrioti,bashkėkombas i tyre,i cili u bė i famshėm nėn emrin Skėnderbeg ata u mbyllėn otomanėve kalimin nėpėrmjet Adriatikut”.

Nga paragrafi i mėsipėrm del qartė se brigjet e Shqipėrisė Jugore,qė pėrfshin tė tėrė Epirin nė lashtėsi ishin shqiptare.

Paragrafi IX e X - tė

“Romakėt, kur mbyllėn pjesėn e mbrendshme tė Shqipėrisė me njė zingjir vendqėndrimesh ushtarake, i dhanė rėndėsi tė madhe fortifikimit tė bregdetit.Kėtė bregdet ata e vlerėsonin mjaft: e quanin pikė ndėrmjetėse midis Lindjes dhe Perėndimit.Detin Jon e konsideronin tė vetmen rrugė qė i lejonte tė bėhej tregti si dhe nga ku mund tė kalonin influenca politike dhe pushtimet e tyre... Nė plazhet e Jonit Shqipėria u bė dėshmitare nė zėnkėn e madhe,nė akcium qė shkoi nė favor tė Augustit”.

Autori kėtu na bėn tė ditur se plazhet e Shqipėrisė (ato tė Prevezės) janė dėshmitare tė betejės midis Oktavian Augustit dhe Mark Antonit.

Paragrafi XX

“Parga ndodhej tamam nė qendėr tė krahinės shqiptare, subjekt i zotėrimeve venedikase. Nga njė anė ajo kishte Gumenicėn dhe Butrintin, nga ana tjetėr Konicėn e Prevezėn. Pra gjithė bregdeti nga Kepi i Stillos deri nė Prevezė ka qenė tokė shqiptare qysh nga lashtėsia deri nė Luftėn Ballkanike.Mbetėn tė pavdekshme fjalėt e Felix Julianit qė ka thėnė:” ...nė tė gjitha kohėt Shqipėria ka qenė toka klasike e heronjėve.Homeri atje gjeti Akilin,Greqia Aleksandrin,Roma Pirron,Papa Eugjeni IV – tė Skėnderbeun”.

Tė gjithė albanologėt e dinė mirė se fiset ēame janė fise shqiptare,qė ndodhen nė trojet e tyre mijėra vjeēare dhe kanė kultivuar njė kulturė tė lashtė qė shovinizmi grek pėrpiqet ta mohojė edhe krerėt e fesė ortodokse pėrpiqen ta zhdukin
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė