Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-05, 19:53   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ata janė pėrgjigjur: "Kurrė"! Sepse kur mashkulli hyn nė shtėpinė ku gjendet femra, farefis i tė cilės ai nuk ėshtė, edhe po qe se nuk e sheh, ai ka gabuar!"
Me fjalė tė tjera, nėse mashkulli i cili ėshtė i fisit tė huaj, hip nė katin e dytė tė shtėpisė, ndėrsa nė katin pėrdhesė gjendet gruaja, paraqitet mėkati. Siē duket, mėkati i gruas pėrcillet nėpėrmjet ajrit!
Shėn Tomas Dakini ka thėnė: "Nėse Zoti nė fytyrėn e mashkullit vėren dashurinė ndaj gruas, edhe nė rast se ajo ėshtė bashkėshorte e tij, Ai zemėrohet sepse nė zemrėn e mashkullit nuk guxon tė ekzistojė dashuri tjetėr pos dashurisė ndaj Zotit. Jezu Krishti ka jetuar pa grua, ndėrsa mashkulli mund tė jetė i krishterė edhe po qe se asnjėherė nuk prek gruan. Prandaj qeniet krishtere, etėrit shpirtėrorė, madje as motrat e nderit kurrė nuk hyjnė nė bashkėshortėsi, meqė bashkėshortėsia ėshtė lidhje qė zgjon zemėrimin dhe mllefin e Zotit. Ne doemos u desht qė tė bashkohemi me Zotin nėpėrmjet Jezu Krishtit, sepse dy dashuri nuk mund tė qėndrojnė nė njė zemėr tė njėjtė.
Vetėm ata qė mbeten jasht kurorės mund tė bartin shpirtin e shenjtė. Nė Krishterim, mėkati i parė ka qenė mėkati i gruas. Ēdo mashkull, si pasardhės i Ademit, i cili i pėrkushtohet gruas, madje qoftė ajo edhe bashkėshortja e tij, ashtu siē ka qenė edhe Hava bashkėshorte e Ademit, pėrsėrit mėkatin e parė tė stėrlargėt. Mėkati i Ademit dhe mosdėgjueshmėria e tij paraqiten sėrish nė kujtesėn e Zotit!
Njeriu duhet tė veprojė asisoj qė Zoti tė harrojė Ademin dhe mėkatin e tij! Pėr kėtė arsye gruaja ėshtė aq shumė e urrejtur nė mendimet e njerėzve mesjetarė, e dobėsuar dhe e privuar nga pronėsia e ēdo gjėje. Kjo shkonte aq larg saqė kur gruaja e cila kishte pronėn e vet shkonte nė shtėpinė e burrit tė saj, ajo humbte tė drejtėn mbi pronėn e vet personale. Prona e saj kalonte prej duarve tė saj nė duart e bashkėshortit. Gruaja nuk kishte pozitėn e saj ligjore. Pasojat e gjithė kėsaj edhe sot e kėsaj dite mund tė vėrehen nė civilizimin evropian, qė pėr ne ėshtė krejtėsisht e papranueshme. Aq mė tepėr, edhe sot nėse gruaja martohet, ajo e ndėrron emrin e saj. Kjo s’bėhet vetėm pėr hir tė pėrdorimit nė shtėpinė e saj, apo jozyrtarisht. Dėftesa pėr shkollim tė kryer, letėrnjoftimi i saj, pasaporta e saj, tė gjitha duhet tė ndėrrohen me rastin e zėvendėsimit tė emrit tė babait tė saj me emrin e burrit.
Kjo do tė thotė se vetė gruaja nuk paraqet asgjė. Ajo nuk ka ekzistimin e saj tė mirėfilltė. Domethėnie ka vetėm emri. Qenia pa domethėnie ekziston nėpėrmjet tė tjerėve. Nė shtėpinė e prindėrve tė saj ajo shfrytėzon mbiemrin e babait. Jeton me pronarin e saj tė parė. Kur shkon nė shtėpinė e bashkėshortit, ka njeriun tjetėr, pronarin tjetėr tė saj i cili e karakterizon. Ajo nuk posedon vlera tė mjaftueshme e as besueshmėri qė tė ketė emėr.
Tradita e tillė ka patur ndikim edhe nė Iran, nga arsyeja se ajo ėshtė traditė evropiane. Zakonet e tyre janė mė tė mira se zakonet tona. Edhe po qe se bėhet fjalė pėr zakonet nga periudha e skllavėrisė, edhe po qe se janė marrėzira, veprime tė neveritshme dhe tė shėmtuara, fakti se kanė etiketė tė jashtme u ėshtė i mjaftueshėm modernistėve tanė, tė cilėt i karakterizon imitimi i kotė.
Nė pėrgjasimin, qoftė tė bėhet fjalė pėr modernistin apo tipin tradicional, zgjedhja ėshtė e paramenduar. Nuk shtrohen pyetje dhe nuk miratohen qėndrime pėr tė mirėn dhe tė keqen, e as pėr dallimin ndėrmjet tė dobishmes dhe tė padobishmes. Baza e pėrgjasimit tė tyre bazohet nė parimin se "Ēfarėdo qoftė gjymtimi tė miratojė Mbreti, ai ėshtė art".
Ata e pranojnė kėtė pėrherė pėrderisa kjo nuk arrin atė pikė kur nė qoftė se ai thotė se: "Dita ėshtė natė", ata shtojnė: "Po, shohim hėnėn dhe yjet".
Gjatė kurorėzimeve zyrtare evropiane, dy tė rinjtė qė martohen i pyesin: "Emri?" Pastaj pyesin pėr mbiemrin e nuses. Nė pėrgjigjen e pyetjes sė parė shėnohet mbiemri i dhėndrit, si mbiemėr i cili do tė merret pas kurorėzimit. Nė pėrgjigjen e pyetjes sė dytė, shėnohet mbiemri vashėror i nuses, mbiemri i babait tė saj.
Me fjalė tė tjera, gruaja i takon pronarit tė shtėpisė. Edhe nėse shtėpia mė parė i takonte asaj, ajo nuk mund tė vazhdojė tė jetė pronare e saj sepse ėshtė grua. Nė shtėpinė e babait tė saj ka qenė mbiemri i tij, ndėrkaq nė shtėpinė e burrit tė saj, ėshtė mbiemri i tij ai i cili shfrytėzohet. Ky ėshtė shkaku pėr tė cilin ajo zyrtarisht e ndėrron mbiemrin nė kurorė.
Modernistėt tanė kohėve tė fundit janė vetėdijėsuar pėr kėtė traditė tė huaj. Gruaja, po ashtu, e ndėrron edhe emrin e saj personal pas kurorėzimit - nuk e ndėrron mbiemrin por mė me dėshirė e ndėrron emrin e vet personal! Kjo gjė ėshtė qesharake.
Ky ėshtė vetėm njė shembull i asaj qė pseudo - tė huajt tanė e huazojnė nga ana e "racės mė tė mirė". Ēdo gjė qė bėn ajo racė imitohet, bile edhe pa njohjen e arsyes pėr njė gjė tė tillė, pa njohjen e qėllimit dhe vlerės sė kėsaj, sepse modernistėve tanė u mungon arsyeja e shėndoshė.
Kėta idiotė sillen nė mėnyrė qesharake, tė pavetėdijėsuar dhe mendojnė si tė huaj, sepse ata, ose ato, nuk mund tė dallohen.
Pėr kėtė arsye edhe themi se nė shoqėrinė tonė bashkėkohore janė lindur njerėz tė huaj tė rrejshėm, tė cilėt nuk u pėrngjajnė tė huajve, dhe janė paraqitur pseudo - evropianėt, shembujt e tė cilėve nuk ekzistojnė nė Evropė.
Sipas ligjit pozitiv qė ka tė bėjė me shkurorėzimin, nė Francė, kur gruaja ndahet nga burri i saj, ajo absolutisht nuk gėzon kurrfarė tė drejtė ndaj fėmijėve tė saj. Pėrkundrazi, nė Islam, qė nga fillimi, nė formėn mė tė pastėr tė Islamit, e jo nė formėn e tashme tė pėrzier, gruaja ėshtė plotėsisht e pavarur nė aspektin e tė drejtave tė saj. Aq mė tepėr, ajo mund tė kėrkojė para nga bashkėshorti pėr pėrkujdesin e fėmijės. Ajo mund tė vazhdojė me punėn e saj pa ndėrhyrjen e bashkėshortit. Mund tė punėsohet. Nė aspektin e prodhimtarisė, ajo mund nė mėnyrė tė pavarur dhe pa ndėrmjetės tė plasojė kapitalin e saj. Ajo gėzon pavarėsinė mė tė madhe ekonomike tė njė individi nė shoqėri.
Tė gjitha presionet jonjerėzore dhe pseudo-religjioze tė cilat janė bėrė kundėr gruas nė emėr tė religjionit, kanė shkaktuar rezistencėn nė mesin e evropianeve. Kjo rezistencė femėrore ėshtė drejtuar kundėr Mesjetės. Kujtimet dhe mendimet lidhur me te kanė mbetur nė gruan. Nė Itali dhe Spanjė, ku religjioni ėshtė ende i fuqishėm, grave u janė cunguar shumė nga tė drejtat njerėzore tė tyre, edhe pėrskaj shenjave tė lirisė dhe theksimit tė tė drejtave njerėzore dhe mahive tė tjera tė ngjashme tė mėdha.
Ne flasim pėr lirinė njerėzore dhe tė drejtat sociale, e jo pėr lirinė seksuale dhe tė drejtat e gjinive. Ne jemi nė gjendje tė vėrejmė se me ēfarė shpejtėsie kėto tė fundit mbisundojnė.
Si kompensim pėr naftėn, diamantet, kauēukun, bakrin, kafenė dhe uraniumin nga Bota e dytė (mė parė, Bota e tretė) tė cilėt me ēmim tė lirė importohen nė Evropė, Evropa, nga ana tjetėr, eksporton lirinė, etikėn, teknikėn, kulturėn, artin, letėrsinė e veēanėrisht seksin, nė kėtė botė tė uritur e tė plaēkitur, - lirshėm dhe me zemėrgjerėsi tė madhe. Tė gjitha mjetet e komunikimit dhe zėdhėnies sė njė vendi tė pazhvilluar, shkojnė nė shėrbim tė propagandės, promovimeve dhe shtrirjeve. Tė gjitha kėto gjėra dallojnė nga liria dhe tė drejtat njerėzore.
Liritė seksuale mashtrojnė. Ky ėshtė lloj i skllavėrisė sė re, lloj i mashtrimit tė pakufishėm tė cilin sistemi i degjeneruar i kapitalizmit perėndimor nė botėn e sotme ia bėn nė mėnyrė tė njėjtė si Lindjes ashtu edhe Perėndimit, nė mėnyrė naive dhe tė pavarur, qė tė shfaqet deri nė atė masė kur perėndimorėt dhe ato vende lindore tė cilat kanė rėnė nėn ndikim, nuk i gjejnė vetvetes rreth dhe pėrhershmėri tė sigurt dhe stabile.
Gjenerata e re, veēanėrisht ata tė cilėt posedojnė njėkohėsisht elemente tė rezistencės dhe guximit, dhe ata tė cilėve u mungon trimėria, si dhe ata tė cilėt nuk janė bėrė tė marrė nga shantazhet religjioze, janė liruar nga zinxhirėt e trashėguar tė traditės, tė cilėt do tė skaliteshin nė mendimet e tyre, sepse kanė kuptuar se ata nuk kanė tė bėjnė me sensibilitetin e tyre. Nė ēdo moment ėshtė e mundur qė ata, duke u rebeluar, tė marrin qėndrim tė kundėrt nga interesat vetjake, dhe qė, si pasojė e gjithė kėsaj, t’i fusin kokat e tyre nė kapelėn e lirė tė ithtarėve tė tė huajve, dhe tė bėhen aq tė pėrmbytur dhe mendjelehtė nė lirinė artificiale, tė prezentuar nga ana e kapitalistit, saqė mė tė mos e dinė se ēfarė ėshtė bota. Ata aq tepėr dhe plotėsisht kėnaqen me kėtė saqė mė nuk e ndiejnė varfėrinė dhe robėrinė e vet. Andaj shohim se deri nė ēfarė mase kushtet e brendshme tė despotizmit nė Azi, Afrikė, dhe nė Amerikėn Jugore, shndėrrohen nė ashpėrsi tė krisur, seriozitet dhe insistim tė kapitalistėve perėndimorė pėr lirinė dhe tė drejtėn pėr seks. E gjithė kjo ėshtė theksuar dhe pėrforcuar nė atė mėnyrė saqė ėshtė pėrgatitur edhe terreni pėr rritjen e tyre ditore.
Ne mundemi qė me pak kujdes dhe mendjemprehtėsi, tė kuptojmė se ēfarė ėshtė, pas kėtyre formave tėrheqėse tė rėnies sė rrufesė, seksualiteti, i cili nuk ėshtė gjė tjetėr pos mohim i botės bashkėkohore. Doemos duhet njohur kėta idhuj tė mėdhenj dhe tri fytyrat e trinisė religjioze bashkėkohore: eksploatimin, kolonializmin dhe despotizmin. Frojdin e kanė bėrė tė dėrguar tė gėnjeshtrave. Nga frojdizmi kanė ndėrtuar religjionin shkencor dhe njerėzor. Nga seksualiteti, ndėrgjegjja etike, ndėrtojnė institucionin, dhe mė nė fund, mbi kurvėrinė ėshtė ndėrtuar tempulli i bekuar. Ata ndėrtojnė kėtė vend tė adhurimit dhe krijojnė personelin e fortė shėrbyes. Viktima e parė e shėnuar nė pragun e tij ėshtė gruaja.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė