Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Ajo ėshtė njė individ ilegal i rrezikshėm i cili duhet tė mbetet i fshehur nė njė skaj tė shtėpisė, pėrderisa nuk vjen ndonjė hajn i autorizuar dhe nuk e merr pėr grua nė haremin e tij. Ndėrkaq, atje e vetmja shenjė e paqartė e ekzistimit tė saj do tė jetė hapėsira ndėrmjet kuzhinės dhe shtratit bashkėshortor. Vetėm stomaku i burrit dhe ajo qė gjendet nėn stomak, janė ato tė cilat mund ta kuptimėsojnė ekzistencėn e saj dhe gruas ti japin rolin njerėzor! Burri madje nuk lejon qė ta prezentojė nė tubimet fetare e as ti gėzojė ndijimet fetare.
Madje edhe besimi ėshtė i ndarė nė kėtė sistem tė tė menduarit.
Bisedimet, kėndimi, ceremonitė e vajtimet dhe ofertat pėr hir tė fitimit tė simpatisė, janė religjion i grave, pėrderisa qendrat dhe burimet pėr shkollat, bibliotekat, trajtesat dhe ligjėratat janė ato tė cilat krijojnė religjionin e meshkujve.
Klithma e tė eksploatuarve
Cilat elemente pėrgatitėn bazėn e eksploatimit, e cila bėrtet: "Lirohu!" Prej ēkafit?
Sėshtė mė me rėndėsi tė dihet se prej ēkafit. Doemos duhet tė liroheni. Ju ėshtė kėputur fryma. Skeni asgjė. Lirohuni! Lirohuni prej tė gjithave.
Ai mbi tė cilin ėshtė ngarkuar barra mė e rėndė dhe i cili bie nė gjumė, mendon vetėm pėr zgjimin, lirimin dhe ngritjen mbi ato gjėra tė cilat shkaktojnė shqetėsimin dhe ngritjen e tensionit.
Gruaja nuk mendon: "Si do tė zgjohem unė?" Ata thonė:
"Gratė do tė jenė tė liruara, por jo me ndihmėn e librave dhe dijenisė, apo formimit tė kulturės dhe shfaqjeve tė qarta, as me rritjen e standardit jetėsor, me anė tė arsyes sė shėndoshė, nivelit tė ndjeshmėrisė, as me shkallėn e kuptimit tė botės, por aq mė parė ato do tė lirohen me ndihmėn e gėrshėrėve. Po, me vėnien e gėrshėrėve nė ombrellė!" Ata mendojnė se gratė nė atė mėnyrė do tė bėhen tė arsimuara!
Komplekset e grave muslimane dhe tė grave lindore janė bėrė dokumentet mė tė rėndėsishme tė psikologėve dhe sociologėve nė shėrbim tė eksploatimit, si dhe tė ekonomistėve botėrorė tė cilėt gratė i pėrshkruajnė kėsisoj: "Gruaja ėshtė qenie qė blen?"
Pėrshkrimi i shoqėrisė dhe i pėrkufizimeve tė saj tė cilin e jep Aristoteli kur thotė: "Njeriu ėshtė kafshė e cila mendon", ka ndryshuar kuptimin kur ka tė bėjė me gratė dhe ka kuptimin e ri: "Qenia njerėzore ėshtė kafsha qė blen". Ajo sdi asgjė pos kėsaj.
Ajo nuk ka ndjenja, dhe ēėshtė mė me rėndėsi, ajo nuk luan kurrfarė roli. Asaj i mungon tė qenurit shpirtėror, i mungon besimi.
Ajo ėshtė e pavlerė.
Nė njėrėn nga revistat qė merren me ēėshtjet e gruas lindore, qe shkruar se nė Teheran gjatė viteve 1956-1966, numri i salloneve tė kozmetikės dhe i qendrave pėr zbukurim, ėshtė rritur pėr pesėqind herė.
Pesėqind herė ėshtė sasi tejet e madhe. Kjo ėshtė ēudi. Kjo ska ndodhur asnjėherė nė tėrė historinė e njerėzimit.
Konsumimi i tė mirave ekonomike zakonisht rritet 8, 9, 10, 20 pėr qind, e jo 500 pėr qind! Ky ėshtė njė konsumim simbolik.
Me fjalė tė tjera, nėse para dhjetė vjetėve konsumimi i kozmetikės ka qenė 100.000 tonė nė vit, sot ai ėshtė 50.000.000 tonė.
Nė shoqėri, konsumin e ri e pėrcjellin konsumimet tjera.
Pėr shembull, kur u ndryshua kapota tradicionale, gaba, atė e zėvendėsuan kapotat tjera dhe pantollonat. Lloji i kėpucėve tė vjetra u zėvendėsua me kėpucė tė lėkurės. Llojet tradicionale tė republikave (sheshirėve) u zėvendėsuan me lloje tė reja.
Nėpėr shtėpitė, qilimat i zėvendėsojnė mobiliet bashkėkohore, ndėrsa shtėpitė e reja i zėvendėsojnė ato tė vjetrat.
Kėshtu, kur Evropa dėrgon njė prodhim tė ri nė shoqėrinė tonė, ai ia shtron rrugėn konsumimit tė prodhimeve tjera tė reja.
Kur ndryshon konsumi, kjo ėshtė shenjė se njeriu konsumues po ashtu ndryshon, meqė ekziston njė lidhje fort e ngushtė ndėrmjet konsumuesit dhe prodhimit.
Qė tė mund tė ndryshojė konsumi i gjerė, duhet tė ndryshojnė tipi i konsumatorit, shija e tij, tradita dhe historia. Shoqėria doemos duhet tė shkatėrrohet. Kjo ėshtė arsyeja qė kapitalistėt ia vėnė zjarrin pallatit mbretėror pėr shkak tė faculetės.
Femrat nė shoqėritė islame nuk guxojnė tė ndryshojnė vetėm si konsumatore tė mallrave tė importuara nga Evropa apo Amerika, por ato duhet tė bėhen pjesėmarrėse aktive nė shtėpitė e tyre. Ato duhet tė mėsohen qė tė marrin qėndrim tė drejtė ndaj gjeneratave tė tashme dhe tė ardhme. Ato duhet ta ndryshojnė formėn e shoqėrisė. Gratė duhet tė kenė ndikim nė etikėn, vlerat, artin dhe literaturėn. Ato duhet tė kenė ndikim tė thellė revolucionar nė raport me ēdo gjė.
Ato nė kėtė kuptim duhet tė jenė tė punėsuara.
Nė shoqėrinė islame koha, kultura, mundėsitė shoqėrore, ekonomike, ndryshimet nė marrėdhėniet shoqėrore, mendimet e reja, tė gjitha kėto kushte ndryshojnė tipet dhe traditėn.
Gratė janė tė detyruara qė ti ndryshojnė kushtet e brendshme dhe tė jashtme, sepse kushtet nga e kaluara nuk janė mė praktike e as tė mjaftueshme pėr gratė e sotme.
Tash, kur gjėrat duhet tė ndryshojnė, tash kur mendimtarėt e rinj dhe ata tė posazgjuarit nė shoqėrinė tonė janė pa pėrvojė dhe pa vetėdije, a sėshtė e logjikshme qė kapitalistėt bėhen tė preokupuar me pėrgatitjen e modeleve tė tyre, kėshtu qė nė momentin kur gruaja ta mėnjanojė modelin e saj tradicional, modeli i tyre tė mund tė zbatohet nė tė. Ata e trajtėsojnė ashtu siē dėshirojnė, e pastaj e vėnė, nė vend tė vetvetes, nė pozitėn qė ta bastardojė shoqėrinė.
Ē'duhet tė bėjmė?
Nė mesin e kėtij mendimi pėlcitės i cili na imponohet dhe i cili do tė vazhdojė tė na imponohet, ēfarė mund tė bėjmė? Kush ėshtė ai qė mund tė marrė pėrgjegjėsinė mbi vete?
Ajo qė mund tė bėjė diēka dhe qė mund tė na shpėtojė, qė mund tė luajė njė rol aktiv sėshtė gruaja tradicionale e cila ėshtė e pėrgjumur dhe e qetė, e butė dhe model i vjetėr, as qė ėshtė gruaja e re e cila ėshtė kukull moderne qė ka pėrfituar modelin e armikut, dhe me kėtė veprim ėshtė bėrė e pėrmbushur dhe e ngopur.
Aq mė parė, ajo e cila mund tė zgjedhė virtytet e reja njerėzore, qė mund ti kėpusė shtrėngesat e traditės sė vjetėr tė cilat kanė qenė tė prezentuara nė emėr tė religjionit, ndėrkaq, nė tė vėrtetė kanė qenė zakone kombėtare dhe fetare qė kanė drejtuar me shpirtin, mendimet dhe sjelljet nė shoqėri, ėshtė personaliteti i cili sėshtė i kėnaqur me kėshillat e vjetra.
Klithmat nga burimet e dyshimta nuk e entuziazmojnė.
Pas parullave kalkuluese pėr lirinė (mbretėrore), ajo vėren fytyrat e shėmtuara dhe tmerruese tė njerėzve tė cilėt veprojnė kundėr shpirtėrores dhe i kundėrvihen njerėzisė. Ajo sheh se ata janė nė disharmoni me shpirtėroren, racionalen dhe humanen. Ata janė kundėr grave dhe respektimit tė tyre.
Ata janė njerėzit tė cilėt e dinė se prej ku rrjedhin ato gjėra tė cilat na imponohen. Ata e dinė se prej ku i marrin urdhrat e tyre. Ēfarė krijesa kanė nxjerrur nė treg! Krijesa pa ndjenja, pa dijeni, pa dhembje, pa mirėkuptim, pa pėrgjegjėsi e madje edhe pa ndjenja njerėzore. Kukullat e freskėta, tė pastra, ato tė cilat "kanė vlerė".
Ėshtė mė se e qartė se pėr ēfarė pune ėshtė dedikuar vlera e tyre. Mjetet e pėrkrahjes dhe burimet e saj janė po ashtu tė njohura. Kjo ėshtė hedhur nė gratė tona, ndėrsa ato e dinė arsyen.
Ato janė ato pėr tė cilat pyetjet "Kush jam unė?" dhe "Ēfarė do tė duhej unė tė jem?", janė tejet tė rėndėsishme, sepse ato nuk dėshirojnė tė mbeten dhe tė bėhen tė atilla.
Ato nuk mund ti dorėzohen asaj qė ka qenė dhe qė ėshtė, pa vullnetin e vet dhe pa rolin e zgjedhjes.
Ato dėshirojnė shembullin.
Cilin?
Fatimenė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|