Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-05, 19:59   #15
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PJESA E DYTĖ
HYRJE
Zakonet shoqėrore tė Hixhazit
Fatimeja ėshtė bija e katėrt dhe mė e reja e Pejgamberit tė Islamit. Ajo ėshtė bija mė e re e familjes nga e cila nuk ka djem qė mbijetuan. Ajo u lind nė shoqėrinė nė tė cilėn edhe babai edhe familja birit i kushtojnė rėndėsi tė veēantė.
Rregullimi shoqėror arab kapėrceu periudhėn e maternitetit shekuj tė tėrė para Islamit. Gjatė periudhės sė injorancės, qė i parapriu misionit Tė tė Dėrguarit, nė botėn arabe u themelua patriarkati. Zota tė tyre u bėnė meshkujt, ndėrsa idhujt e tyre, engjėjt ishin gra (qė d.t.th. bijat e Zotit tė madh). Me fiset kanė administruar "mjekrat e bardha", ndėrkaq familjet i kanė udhėhequr gjyshėrit. Parimisht, religjioni i tyre ka qenė lloj i adhurimit tė tė parėve.
Ata mbaheshin pėr besimet dhe traditat tė cilat i kishin tė parėt e tyre.
Ishte nė kundėrshtim me besimin e stėrgjyshėrve qė tė dėrguarit e mėdhenj, tė pėrmendur nė Kur’an, tė rebelohen.
Tė ballafaquar me kundėrshtimin e besimeve dhe miteve stėrgjyshore, tė paraqitura nė kohėn e tė parėve mė tė vjetėr, fiset u ngritėn nė mbrojtjen e traditės sė gjinisė mashkullore.
Ishte ky njė lloj i adhurimit tė trashėguar, imitues, i bazuar nė parimet e adhurimit tė tė parėve.
Tė dėrguarit sjellin mesazhin revolucionar. Bėjnė pėrpjekje qė ta zgjojnė mendimin i cili bazohet nė parimin e adhurimit tė Zotit. Veē kėsaj, jeta e vėshtirė e fiseve tė shkretėtirės sė thatė ėshtė e pėrmbushur me armiqėsinė ndėrmjet fiseve, kėshtu qė parimet themelore tė jetės janė "mbroju dhe sulmo" dhe "realizoi premtimet tuaja". Nė kėtė shoqėri, biri ka rol tė veēantė tė bazuar nė "dobitė dhe nevojat" e bazamenteve sociale dhe ushtarake tė shoqėrisė.
Nė pajtim me sentencėn universale tė sociologjisė, kufizimi ėshtė zėvendėsuar me vlerėn, tė jesh biri i dikujt, ėshtė vetvetiu vlera mė e lartė. Kjo nėnkupton trupėzimin e virtyteve, vlerave tė rėndėsishme shoqėrore dhe etike si dhe trupėzimin e dinjitetit njerėzor. Pėr kėtė arsye, ėshtė degraduese tė jesh femėr, apo tė kesh vajzė. Butėsia e saj ėshtė zėvendėsuar me nocionin "tė jesh i dobėt". Kjo "tė jesh i dobėt" e saj, e shtyn nga robėria, ndėrkaq robėria ndikon qė vlerat e saj njerėzore tė zvogėlohen.
Ajo bėhet qenie qė ėshtė rob i mashkullit, trupi i babait tė saj, lodėr pėr kėnaqjen e nevojave seksuale tė meshkujve, "dhi" ose robėreshė nė shtėpinė e bashkėshortit tė saj.
Tekembrėmja, kjo krijesė pėrherė ofendon ndjenjėn e krenarisė sė mashkullit, sepse ajo ėshtė forma mė e lartė e turpit dhe amoralitetit. Pėr hir tė pėrmirėsimit tė shoqėrisė dhe lirimit tė mendimeve, ėshtė shumė mė mirė qė tė mbytet nė foshnjėri, qė nderi i baballarėve, vėllezėrve dhe nderi i tė parėve, nderi i tė gjithė meshkujve qė janė tė lidhur me tė, tė mos pėrlyhet dhe nėpėrkėmbet. Ashtu siē na thotė Firdusi, poeti i madh iranian, nė Shahname:
"Mė mirė do tė ishte qė gratė dhe kuēedrat tė varrosen nė tokė. Bota do tė jetė mė e mirė nė qoftė se lirohet nga prania e tyre". Njė poet arab na thotė: "Nė qoftė se babai ka bijėn dhe dėshiron tė mendojė pėr tre dhėndurė tė ndryshėm: i pari, shtėpia qė do ta fshehė; i dyti, bashkėshorti i cili do ta mbajė; dhe i treti, varri i cili do ta mbulojė. Dhėndri i tretė, varri, ėshtė mė i miri!"
Shprehja qė ka tė bėjė me varrin, si dhėndėr mė i mirė ekzistonte nė fjalorin e njerėzve mė tė pasur dhe mė tė nderuar. Tė gjithė indigjenėt dhe baballarėt e nderuar, tė cilėt janė tė lidhur pėr familjen dhe asaj i kushtojnė rėndėsi tė madhe, si dhe u kushtojnė rėndėsi etėrve dhe tė parėve mashkullorė, tė gjithė ata qė kuptojnė idealet e emrit dhe nderit, janė tė gatshėm dhe jetojnė nė pritje tė vdekjes, kėshtu qė mund tė kėrkojnė dorėn e motrave dhe bijave tė tyre pėr shkak tė bashkėshortėsisė. Nusja dhe dhėndri i tmerrshėm bashkohen ose nėpėrmjet duarve tė veta, ose pėr nusen zgjedhet dhėndri mė i mirė i mundshėm. Poeti pėrkujton bijėn e vet pėr dhėndrin mė tė dashur: "Varri ėshtė dhėndri mė i dashur".
Ai ėshtė poeti i njėjtė i cili thotė se ėshtė mė mirė qė gratė dhe kuēedrat tė mbulohen me dhe, sepse kjo ėshtė mėnyrė e ndryshimit "Mbulimi i vajzave me dhe ėshtė mėnyrė e ruajtjes sė nderit". Kjo ėshtė arsyeja pėr tė cilėn Kur’ani, me fjalėt mė tė rrepta, tėrheq vėrejtjen pėr rrezikun nga ky "nder mė i madh" i tmerrshėm, dhe thotė:
"Fshihet nga njerėzit pėr shkak tė fatkeqėsisė e cila i ėshtė lajmėruar: a thua kėshtu i pėrbuzur ta mbajė, apo ta fusė nė tokė? Sa nė mėnyrė tė shėmtuar ata gjykojnė!" (en-Nahl:59).
Pika e ndjeshme tė cilėn shkrimtari bashkėkohor islam e zbuloi nė Kur’an, ėshtė se tragjedia rrėnjė mė tė rėndėsishme ka atė ekonomiken, krahas frikės shoqėrore nga varfėria qė mbretėronte nė periudhėn e injorancės arabe. Besimi themelor tė cilin shumica e sociologėve tė sotėm e pranojnė dhe e konfirmojnė ėshtė shpirtmadhėsia e atėrisė ndaj birit, ndėrsa turpi dhe ultėsia nė atėrinė ndaj bijės. Ky besim i themeluar nė etikė dhe shpirtėroren, kjo ndjenjė dhe sensitivitet, burojnė nga trajtesat pėr vlerat shpirtėrore tė nderit, integritetit, dinjitetit, respektit dhe nderit tė mashkullit dhe femrės ose birit apo bijės. Vogėlushet janė varrosur tė gjalla nga frika se do tė mund tė sillnin turpin nė tė ardhmen me martesėn me dhėndrin e papėrshtatshėm, me rėnien nė duart e armikut gjatė kohės sė luftės dhe me shndėrrimin e tyre nė robėresha nė vende tė huaja. Tė gjitha kėto janė shfaqje tė dorės sė dytė, ose, siē thonė ata, ato janė fakte tė dukshme tė cilat dalin nga realiteti i ndryshuar, i cili ka pėrfituar trajtė tė re. Mirėpo, prapėseprapė, shkaku themelor ėshtė i natyrės ekonomike.
Siē thamė mė parė, nė sistemin fisnor, njerėzit janė tė ballafaquar me vėshtirėsitė e jetės dhe tė prodhimtarisė (veēan nė shkretėtirat e Arabisė) dhe me marrėdhėniet pėrherė problematike ndėrmjet fiseve. Nė jetėn e kėtillė ėshtė e domosdoshme pėrkrahja e fuqishme. Automatikisht biri bėhet faktori i rėndėsishėm nė mjedisin ekonomik dhe shoqėror, si dhe faktori i rėndėsishėm i mbrojtjes sė familjes dhe fisit tė tij. Ai ėshtė element i domosdoshėm social i familjes dhe fisit. Biri sjell bukėn, ndėrkaq bija e han. Ėshtė e natyrshme qė dallimet gjinore shkaktojnė dallimet klasore. Mashkulli bėn pjesė nė klasėn e atyre qė posedojnė dhe sundojnė, ndėrkaq gratė nė klasėn tė cilėn e posedojnė dhe e udhėheqin meshkujt.
Raporti ndėrmjet burrave dhe grave, ėshtė sikur raporti ndėrmjet pronarit tė madh dhe fshatarit. Mashkulli dhe femra, si tėrėsi ekonomike, kanė vlera tė ndryshme njerėzore dhe shoqėrore.
Si ēifligar bujqėsor ai ėshtė bartės i lidhjes sė gjakut, i fisnikėrisė sė trashėguar tė familjes sė vet, si dhe bartės i vlerave etike tė mirėfillta, i dėlirėsisė dhe shpirtmadhėsisė sė madhe, por ėshtė e vėrtetė se nė lidhje me gruan dhe katundarin ėshtė krejtėsisht tjetėrfare.
Varfėria bart me vete ēdo gjė qė pėrfiton njeriu apo qė mund ta pėrfitojė, nė tė katėr anėt. Prandaj ajo mund tė bėhet shkaktare e humbjes sė vetėrespektit tė familjes. Pėrherė ekziston mundėsia se bija mund ta turpėrojė familjen duke u martuar me dikė i cili nuk ka pozitė tė njėjtė si ajo familje. Sipas mendimit tim, kjo frikė, e cila ėshtė njė dukuri etike, kryesisht ka tė bėjė me faktorin ekonomik, me fjalė tė tjera, me ruajtjen e pasurisė sė tokės dhe sigurimin e centralizimit tė pasurisė pėr gjeneratat e ardhshme tė asaj familjeje.
Nė shoqėritė patriarkale, kur vdes babai, djali mė i madh trashėgon ēdo gjė, jo vetėm tokėn por edhe gratė e babait, duke e inkuadruar kėtu edhe vetė nėnėn e tij!
Pėr shkak tė kėsaj arsyeje tė veēantė, vajzat nuk kanė qenė trashėgimtare me qėllim qė tė mos ndahej pasuria e babait dhe tė mos pėrcillej nė familje tė tjera nėpėrmjet martesės sė saj. Kjo ėshtė arsyeja qė nė familjet tona shumė tė vjetra ėshtė ende shumė i fortė theksimi i martesės sė vajzave nė suazat e vetė familjes. Ato premtojnė vajzėn e dajės pėr djalin e dajės "nė qiell", nė mėnyrė qė vajza e dajės tė mos nxjerrė trashėgiminė e saj jasht familjes, gjė e cila do tė ndodhte po tė martohej me njė tė huaj nė kėshillin e qytetit.
Kjo ėshtė arsyeja qė historianėt e vjetėr dhe dijetarėt modernė, tė cilėt shkruajnė historinė e besimit, kanė shpjegime tė ndryshme pėr varrosjen e fėmijėve tė gjallė femėrore nė periudhėn e injorancės. Duke u nisur nga frika nga turpi, amoraliteti, pėrbuzja dhe paragjykimet, ose nga frika e martesės me njeri tė papėrshtatshėm, apo nga talljet dhe pėrqeshjet, siē thonė disa dijetarė, nė religjionet primitive, vogėlushet u janė ofruar si viktima zotave tė ndryshėm. Megjithatė, Kur’ani nė mėnyrė mė tė rreptė dhe mė tė qartė thotė se ajo ka qenė frika nga varfėria. Me fjalė tė tjera, arsye ka qenė faktori ekonomik.
Shpjegimet tjera janė vetėm fjalė tė kota.
Sipas mendimit tim, interpretimi dhe shpjegimi, qartė nuk bėhen vetėm pėr shkak tė shpjegimit shkencor tė arsyes pėr vrasjet e kėtilla, por ato bėhen me qėllim qė t’i turpėrojnė dhe degradojnė njerėzit qė flasin pėr pėrgjegjėsitė etike, morale dhe fisnikėruese tė cilat fiset i kishin lidhur me varrosjen e foshnjave vajza tė posalindura.
Veprimi i tyre i vrazhdė jonjerėzor buronte nga niveli i tyre i ulėt njerėzor, nga bastardimi, frika nga varfėria dhe dashuria ndaj pasurisė. Ky ka qenė rezultati i drejtpėdrejtė i frikės dhe pafuqisė sė tyre, ky ka qenė lėshimi i perdes sė mashtrimit pėr shkak tė fshehjes sė veprimit tė tyre, nė tentimet qė gjithė kėtė ta shpjegojnė me fjalė tė fisnikėrisė, nderit, integritetit, dėlirėsisė dhe tė respektit.
Kur’ani thekson:
"... qė fėmijėt tuaj, pėr shkak tė varfėrisė tė mos i mbytni. Ne edhe juve edhe ata ju ushqejmė" (el-En'ām:151).
Kjo shpjegon shkakun kryesor tė tragjedisė. I zgjon njerėzit. E dyta, pėrgėnjeshtron shpjegimet e rrejshme etike dhe humane. Nė mėnyrė momentale dhe tė hapur thotė se praktika nuk ėshtė as etike e as fisnike,por aq mė parė ajo ėshtė qind pėr qind ekonomike.Buron nga makutėria dhe pasuria, nga dobėsia dhe frika.
Para kėsaj, opinioni nuk ka qenė i njohur me ndijimet e tyre tė vėrteta. Ndryshe nga klasa e eksploatuar, shumica e njerėzve kanė besuar se kjo ėshtė reaksioni i vetėdijes publike. Kanė besuar se kjo dėshmon shpirtin e guximshėm dhe se ka mbrojtur nderin familjar. Shoqėria fisnore arabe ia jepte gjithė vlerėn njerėzore birit, ndėrkaq pėr bijėn konsiderohej se asaj i mungon ēdo dėlirėsi dhe autenticiteti njerėzor.
Mashkulli nuk ėshtė i aftė vetėm tė krijojė mjete pėr jetėn e vet, po gjithashtu ai ėshtė ndihmė e babait, mbrojtės i familjes, hero familjar dhe fisnor, si dhe krenari e gjinisė sė tij, bartės i vlershmėrisė sė trashėgimisė sė tij, vazhduesi i ekzistencės shoqėrore, shpirti i familjes sė tij, pronari i emrit, rojtar i institucioneve dhe fiseve i cili ndezė kandilin familjar pas vdekjes sė babait tė tij. Bija ėshtė element brenda familjes, pjesa e gjallė e orendive shtėpiake. Pas martesės, personaliteti i saj tretet nė shtėpinė e tė huajit. Bėhet pjesė e orendive nė njė shtėpi tjetėr, nė tė cilėn nuk mund tė mbajė madje as mbiemrin e saj. Fėmijėt e saj i takojnė njeriut tė huaj. Ata mbajnė emrin e tij dhe janė trashėgues tė trashėgimisė e cila po ashtu ėshtė e huaj pėr nėnėn e tyre.
Mashkulli disponon me fuqi materiale dhe kapital ekonomik, ai i ndihmon shoqėrisė dhe sistemit patriarkal. Ai zbukuron jetėn, ai ka autoritet, famė, vlerė dhe kredibilitet shpirtėror.
Ai mbėshtet autenticitetin e familjes. Ai ėshtė qė ofron sigurinė dhe mjetet pėr jetesė, dhe i cili ėshtė autoriteti i ardhshėm i asaj familjeje. Ndėrkaq, vajza, asgjė. Ajo nė pėrgjithėsi ėshtė pronė private e shtėpisė, bima e cila familjes i jep fryte. Ajo ėshtė aq e dobėt saqė ēdo herė duhet tė jetė e mbrojtur.
Si zogu tė cilit i ėshtė lidhur guri pėr kėmbe qė tė mos fluturojė, ajo, si gur, pengon luftėtarin nė sulmin e lirė mbi tendat dhe fortifikatat e armikut. Edhe atėherė kur mbron fisin e vet, luftėtari pėrherė ėshė i brengosur qė ajo tė mos merret si robėreshė.
Moskujdesi mė i parėndėsishėm i tij mund tė shkaktojė qė ajo tė bie nė duart e armikut. Me kėtė rast, i gjithė fisi do tė duronte turpin e robėrimit tė saj.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė