Procesi Gjyqesor "Limaj dhe te Tjeret"
NGA PROCESI GJYQESOR "LIMAJ DHE TE TJERET"
DESHMITARI ROBERT CERCER ISHTE ANGAZHUAR PER PAVARESINE E KOSOVES PA KUSHT
Hage, 26 Maj
Ne seancen e sotme, deshmine e ka vazhduar eksperti ushtarak I krizave, njohesi I mire I rrethanave ne Ballkan dhe ne bote, njekohesisht analisti politik I cili per 25 vjet kishte sherbyer oficer ne Ushtrine Britanike, Robert Cercer.
Cercer I eshte pergjigjur shume pyetjeve te Prokurorit Tomas. Seanca ka filluar me pyetje per prejardhjen e materialeve te mbledhura ne nje raport per luften ne Kosove.
Cercer mohoi t'i kete rekomanduar pala mbrojtese per materialet e raportit te tij, I pranuar si deshmi. Cercer tha se asnjehere s'I ka takuar te akuzuarit, por me kerkese te pales mbrojtese ka ardhur per te deshmuar ne favor te Limajt.
Cercer eshte pyetur nga Prokurori per marredhenjet e tij qe ka me Sherli Diogardin dhe Xhozef Diogardin. Ai tha se ka marredhenje te mira, dhe kane qene te interesuar per Kosoven.
Ne Gjykate eshte paraqitur edhe nje raport I Cercerit, qe kerkon Pavaresine e Kosoves, ne kohen kur ai ishte Drejtor I Grupit Nderkombetar te Krizave, ne Prishtine.
Cercer, tha se ai bashke me Sherlikane kerkuar te njihet Pavaresia e Kosoves. "Une kam pasur qendrimin se nese Kosoves I jipet nje autonomi, ata mund te kthehen ne Kosove." Cercer, Serbine e kishte cilesuar si diktator dhe shtypes mbi Kosoven. Te gjithe meshkujt Serbe te Kosoves, kane qene te mobilizuar si shtypes.
Ne letren e tij derguar Kongresit Amerikan, Cercer kishte thene se Serbia eshte shtypese. Ai kishte kerkuar pavaresi te plote per Kosoven, me masa te rrepta mbrojtese per pakicat qe jetojne ne Kosove.
Cercer tha se ne kemi pare ne Kosove, qe nga viti 1913, dhe asnjehere nuk eshte gjetur zgjidhje e qendrueshme dhe e drejte. Ai kishte kerkuar qe Kosova dhe Serbia te jene dy shtete te pavarura.
Ai tha se kete nuk e deshironin Serbet, dhe ata I kishin shitur shtepite ne Kosove, keshtu qe Serbet nuk deshironin te jetonin ne Kosove. Ai tha se ka kontaktuar edhe me Serbet refugjate, pervec te moshuarve, te tjeret nuk deshironin te ktheheshin ne Kosove. Cercer tha se nje pjese e Serbeve deshironte te kthehej, te perfitoj grante e pastaj e shesin pasurine. Te vetmit qe deshirojne te rrine, jane rastet sociale.
Vazhdon...
|