Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-05-05, 21:13   #26
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KOMANDANT GJARPERI ETJ…!

Shkruan: Arber AHMETAJ


1. Ne nje shkolle te Kosoves u shfaqen gjarperinjte. "Kane shkuar ta mbarojne tetevjeqaren," thane ata qe bejne humor. (Komandanti I tyre nuk dihet nese e ka apo jo). Mesuesit thane se nxenesit kishin filluar te trembeshin, madje disa prej tyre, ata me te vegjlit, ata qe "ata qe nuk e njohin friken," kishte mundesi te kafshoheshin nga gjarperinjte. Gjerperinjte livadhisin klasave, mureve, oborrove e barishtave rreth shkolles. Femije e prinder, mesues te frikesuar u benin thirrje institucioneve per t'I ndihmuar ne luften kunder gjarperinjeve!

2. Ne oborrin e "institucioneve" u shfaq Komandant Gjarperi dhe tha se nga Kryeminister ne hije kishte vendosur te behej Kryeminister I mire, gjysme ne hije, gjysme ne drite. Qytetaret e Kosoves e ndjene menjehere vershellimen e ftohte, kercenuese, helmuese te deklarates se Komandant Gjarperit. Ata, pra qytetaret e Kosoves kane disa muaj qe e ndjenje rreshqitjen e Komandant Gjarperit, koha eshte ngrohur, peshtjelli dhe vapulli ka ne ajer, kohe e pershtatshme per gjarperinjte. Qeveria "e mire e demokratike" e Komandant Gjarperit e ka bere njet t'I ndreq te gjitha gabimet dhe deformimet antidemokratike te qeverise 'se keqe" te koalicionit!!! Shfaqja e Komandant Gjarperit ne krye te Qeverise se Mire, behet ne te njejten kohe me intensifikimin per Kosoven, ne te njejten kohe me rritjen e kerkeses se miqve te Shqiptareve per njejtesim te qendrimeve dhe respektim te rregullave demokratike. Komandant Gjarperi shfaqet gjithmone ne keso momentesh "kyqe" te historise, me qeverite e tij "te mira," por jo legjitime, ne hije e te nedheshme. Kjo mine e helmatosur qe I vihet autoritetit nderkombetar te Kosoves, kjo lekundje e nendheshme qe iu behet themeleve te institucioneve politike legjitime te dala nga zgjedhjet e lira, eshte edhe nje shenje tjeter, deshmi se Gjarperi nderron vetem lekuren.

3. Pritet qe bashke me UNMIK-un, me SHPK-ne, me sherbimet shkerdhato-sekrete te partive, te verteta te shpikura, me ushtrite private te bodigardeve dhe "qeverine e mire" te Komandant Gjarperit, me forcat e TMK-se dhe nje "batalion te ushtrise se integruar ne strukturat europianisto-ballkanase te qeverise Nanoiste Shqiptare e tjere, te shfaqen ne oborrin e shkolles, aty ku jane shfaqur kopete e gjarperinjeve. Te gjitha institucionet e mesiperme do t'ua deshmojne vogelusheve te trembur dhe mesuesve te tyre te tronditur, se ne Kosove ka insitucione qe merren me shfarosjen e gjarperinjeve neper klasat, oborret dhe shtreterit e femijeve. Gjysheve Kosovare do t'ua ndalohet me vendim personal te Veton Surroit dhe Zotit Gillet t'u tregojne femijeve perralla me gjarperinj te zi e te gjate, me gjarperinj te leshte e te lyer me llak.

4. Shfaqja e gjarperinjeve ne kete fund-pranvere, na ben me dije se gjate veres e vjeshtes, perandoria e helmuar anti-Kosove, do te rris koncentrimin dhe dozen e helmit ndaj qytetareve dhe se ardhmes se saj. Keshtu, Kosova shkon drejt finalizimit te se ardhmes se saj me gjarper ne gji, me friken e nje kafshimi vdekje-prures ne zemer.

Kete dhurate e kemi nga Komandant Gjarperi, nga ai qe na "shpetoi ne lufte," e po na "nderon" ne paqe, si shoku Enver dikur. "Allahu I befte ymer gjarperit te ushtrise dhe qeverise sone" - luten fundamentalistet marksiste!

Lutja e tyre percillet ne qiell nga kumonet e manastireve politike te Serbise dhe te Kremlinit!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė