Kuran ,kaptina :El Asr-Koha !
VII
Ne i njohim disa tipare te asaj periudhe te madherishme te historise njerezore, gjeneratat e se ciles jetuan me Kushtetuten Islame, shtyllat e se ciles i ngren kjo sure e vecante dhe nen flamurin e mbajtur nga grupi i besimtareve, te cilet kryenin vepra te mira dhe qe nxitnin njeri-tjetrin per ta ndjekur te verteten dhe per te qendruar te patundur.
E gjithe ajo qe deri me tani eshte thene per fitimin dhe humbjen vlen per kete jete, e cila, edhe pse me rendesi te madhe, eshte mjaft triviale ne krahasim me amshimin. Ekziston edhe jeta e amshuar dhe njejete e realitetit - fitimi i vertete dhe humbja e vertete, arritja ose humbja e Parajses dhe e kenaqesise se All-llahut.
Atje njeriu ose e arrin shkallen me te larte te persosurise qe i lejohet atij ose teresisht shkaterrohet, ashtu qe njerezia e tij thyhet dhe perfundon e pavlere si guralec, ose madje edhe ne gjendje me te keqe se kjo:
"Ne diten kur njeriu (besimtari) shikon se cka i kane sjelle duart e veta, e jobesimtari thote: 'Ah, sa mire do te ishteper ntua sikur te isha dhe,'"(Kuran, 78:40).
Kjo sure eshte e qarte ne tregimin e rruges qe njerezimin e shpie larg humbjes, "Meperjashtim te atyre qe besuan, qe bene vepra te mira, qe porositen njeri-tjetrin t'i permbahen te vertetes dhe qe" keshilluan njeri-tjetrin te jene te durueshem "Ekziston vetem nje rruge e drejte dhe ate vetem ajo e fese, e veprave te mira dhe e ekzistimit te nje bashkesie muslimane, anetaret e se ciles keshillojne njeri-tjetrin per ta ndjekur te verteten dhe per te treguar durim dhe qendrese.
Rrjedhimisht, kurdo qe dy shoke te Pejgamberi a.s. ishin gati per t'u larguar nga njeri-tjetri, ata do ta lexonin kete sure, pas se ciles do t'ia jepnin doren njeri-tjetrit. Kjo ishte treguese e nje premtimi per ta pranuar kete doktrine ne teresi, per ta ruajtur kete fe, devotshmerine dhe deshiren per ta keshilluar njeri-tjetrin ne ndjekjen e se vertetes dhe per te qendruar sypatrembur. Ishte marreveshje e ndersjelle qe te mbahen elementet e mira ne nje shoqeri islame, te themeluara ne pajtim me ate doktrine, si dhe te ruhen bazat e kesaj shoqerie.
Sejid Kutub, "Nen hijen e Kuranit"
|