Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-06-05, 16:50   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Plagoset rėndė Bardhyl Ajeti (Gazetar i “Botes Sot”)

Plagoset rėndė gazetari i tė pėrditshmes “Bota Sot” Bardhyl Ajeti

Policia e Gjilanit ka njoftuar se mbrėmjen e sė premtes, rreth orės 21:30 ėshtė plagosur rėndė gazetari Bardhyl Ajeti Mbrėmjen e sė premtes, rreth orės 21:30, nė magjistralen Gjilan - Prishtinė ėshtė plagosur me armė zjarri gazetari i tė pėrditshmes “Bota Sot”, Bardhyl Ajeti, njoftoi policia nė Gjilan. Ai menjėherė ėshtė dėrguar nė Spitalin Rajonal tė Gjilanit ku i ėshtė dhėnė ndihma e parė dhe pastaj ėshtė transferuar nė Qendrėn Emergjente nė Prishtinė. Burimet nė Spitalin e Gjilanit thanė se viktima ėshtė qėlluar me njė plumb i cili i ka pėrshkuar tej pėr tej kokėn e Ajetit dhe se ai ndodhet nė rrezik jete.

Gazetari Bardhyl Ajeti pas plagosjes ėshtė dėrguar menjėherė nė Spitalin Rajonal tė Gjilanit ku i ėshtė dhėnė ndihma e parė dhe pastaj ėshtė transferuar nė Qendrėn emergjente nė Prishtinė. Drejtori i Spitalit dr. Ukshin Ismajli tregon pėr Radio Kosovėn & Radio Blue Sky se nė ēfarė gjendje ėshtė sjell viktima nė spital.

“Ka ardhur nė spital pas orės 21:00 nė gjendje tė pavetėdijshme, me bebėza tė zgjeruara dhe ėshtė bėrė intubimi, ka filluar reanimacioni dhe ėshtė dėrguar nė Prishtinė ku ka mbėrri nė gjendje tė pandryshuar. Ėshtė plagė tej-shkuese e plumbit qė ka kaluar pėrgjatė kokės”, ka sqaruar dr. Ismaili.

Nėse do tė mbijetoj nga kjo plagė drejtori Ismajli thotė se kėtė vlerėsim mund ta japin mjekėt e Qendrėn Emergjente nė Prishtinė. Ndėrsa pėr rrethanat se si ka ndodhur ngjarja pėr radion tonė flet zėdhėnėsi i SHPK-sė nė Gjilan, Naser Ibrahimi :

“Mbrėmė rreth orės 21 e 30 minuta nė rrugėn Prishtinė – Gjilan, nė afėrsi tė shkollės sė Bresalcit, ka ndodhur njė tentim vrasje, me ē’ rast njė veturė, sipas dėshmitarėve e markės Mercedes e ka gjuajtur gazetarin Bardhyl Ajeti i cili nė atė moment ishte duke ardhur nė drejtim tė Gjilanit, gjithashtu me veturė Mercedes tė cilėn e kishte nė gjendje jo tė rregullt dhe po e tėrhiqte njė veturė tjetėr”, ka deklaruar zėdhėnėsi Ibrahimi.

Zėdhėnėsi Ibrahimi tha se policia ka dal menjėherė nė vendngjarje, ka bllokuar rrugėn, por pėr momentin nuk ka as tė arrestuar e as tė dyshuar pėr rastin ndėrsa hetimet janė duke vazhduar.

/Xhevat Sopi/

RTK


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante