Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-06-05, 20:19   #25
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shqipėria pa tifozė, shkatėrron Gjeorgjinė

Suksesi i kuqezinjve erdhi si rezultat i kundėrshtarit tė dobėt dhe jo si meritė e tyre, pasi lėshimi nė fund nuk falet




Mund tė kishte marrė ngjyra tė tjera fitorja e arritur mbrėmė nga kombėtarja shqiptare pėrballė asaj gjeorgjiane. Fitorja mbetet fitore, por njė 3-0, apo dhe 3-1 do tė ishte me tė vėrtetė shumė e bukur, pasi mundėsitė ishin. Fituesi nuk gjykohet, por nėse kundėrshtari do tė kishte qenė paksa mė i denjė, rezultati do tė ishte ndryshe. Vėrtet ne dominuam nė tėrėsi, por duhet thėnė qė kjo erdhi mė shumė nga pėrgjumja e Gjeorgjisė sesa pėr meritėn tonė. Duke lėnė rezultatin mėnjanė, mund tė thuhet se nė disa aspekte tė tjera kombėtarja jonė ka fituar shumė. Igli Tare mė nė fund ėshtė zhbllokuar, madje ka shėnuar dy gola. Nė shpėrblim ky pėr shtatlartin shqiptar, qė pothuajse nė ēdo ndeshje i ka munguar goli. Sa keq qė kėta gola u shėnuan tani, kur nė kėtė moment mė shumė vlejnė pėr statistikė. Megjithatė, Tare ka qenė mė i miri nė fushė. Kjo nisur jo vetėm nga golat, por edhe nga lėvizjet qė bėnte me Bogdanin, qė tani mund tė quhet edhe i domosdoshėm pėr kuqezinjtė. Pa tė sulmi ynė venitet, pasi ai ėshtė mjaft i shpejtė. Rasti mė i mirė ėshtė shėnimi i golit tė dytė. Bogdani ka grintė dhe lufton shumė, duke bėrė gjithmonė presing. Pėrveē Tares dhe Bogdanit, njė lojė shumė tė mirė ka bėrė Skela dhe nė kėtė drejtim ne kemi fituar shumė, pasi edhe mesfushori organizativ kishte disa ndeshje qė nuk ishte nė formė. Njė gol dhe njė asist ishte mėnyra mė e mirė pėr t'u kthyer si "dirigjent" nė ekipin kombėtar. Tė tjerėt kanė qenė konstantė. Lojtari mė i dobėt dhe ndoshta ai qė i prishi punė ekipit nė krahun e djathtė ishte Klodian Duro, i cili vazhdon ta mbajė gjatė topin, duke e humbur atė. Pothuaj asnjė kros nė drejtim tė zonės kundėrshtare nga ai, kur ne nė sulm kemi dy gjigantė.
Por le t'i kthehemi ndeshjes. Si gjithmonė, ne e nisim keq, pėr tė mos thėnė qė na ėshtė bėrė nė modė kėto kohėt e fundit qė hutohemi nė minutat e para, sa qė pėsojmė shumė shpejt gola. Nė dy minutat e para, gjeorgjianėt erdhėn 2-3 herė nė zonėn tonė dhe kėrkuan tė shėnonin. Pastaj, ashtu siē ndodh me ekipin tonė, ne e morėm shumė shpejt veten dhe Tare ka bėrė ndoshta triblimin mė tė mirė me ekipin kombėtar, duke nxjerrė jashtė loje portierin kundėrshtar dhe duke shėnuar me portėn bosh. Kapiteni ynė nė kėtė ndeshje e meriton tė pėrgėzohet pėr kėtė gol. Loja nė sulm e kuqezinjve ėshtė e mirė. Bogdani dhe Tare shpeshherė spostohen nė tė majtė, duke ndėrruar vendet me njėri-tjetrin dhe duke ēorientuar mbrojtjen gjeorgjiane. Por Bogdani spostohej edhe nė tė djathtė, ashtu siē ishte rasti i golit tė dytė, ku ai merr shpejt krahun dhe me zgjuarėsi nuk shėrben pėr Taren, por jep njė asist pėr Skelėn, i cili me njė gjuajtje teknike e dėrgon topin nė cepin e portės. Por deri nė momentin e dytė ekipi ynė kishte krijuar edhe 2-3 raste tė mira pėr gol. Ndėrrimi i detyruar i Haxhit tė dėmtuar nuk solli ndonjė nė problem pėr mbrojtjen tonė. Aliaj zė vendin e tij, pozicion natyral ky pėr vlonjatin, ndėrsa respektivisht Beqiri merr vendin e Aliajt, ndėrsa Ēipi i sapofutur merr qendrėn e mbrojtjes, ēka ėshtė dhe pozicioni ideal pėr tė. Skema ndryshon, pasi nga 3-5-2 ekipi kalon nė 4-4-2. Gjeorgjia, nė krahun tjetėr, ėshtė inekzistente dhe e pafuqishme pėr t'u kundėrpėrgjigjur. Njė pjesė e parė e dominuar totalisht nga tanėt, ku rezultati mund tė ishte mė i thellė.


Pjesa e dytė fillon mė e organizuar pėr miqtė, qė duken sikur kėrkojnė tė bėjnė diēka. Gjeorgjianėt fillojnė tė bėjnė presing. Megjithatė, kombėtarja shqiptare luan mirė taktikisht nė kėto minuta dhe ndoshta kjo solli edhe golin e tretė pėr ne. Tanėt dukeshin sikur po mbronin rezultatin, por nė fakt kėrkonin kundėrsulmin dhe deri diku u realizua. Skela tregon edhe njė herė se ėshtė mė i miri nė krosim, duke e ēuar saktė topin pėr Taren, i cili gjen cepin e portės, atje ku portieri gjeorgjian nuk mund ta kapte. U duk sikur ndeshja u mbyll kėtu, ose mė mirė tė gjithė prisnin qė ne tė shėnonim prapė, pasi deri nė minutėn e 60-tė Gjeorgjia nuk kishte krijuar ndonjė rast tė pastėr. Pas golit tė tretė, ne lėshuam shumė nė lojė, duke e menduar lojėn tė mbyllur. Miqtė, qė shkėndijat e para i kishin dhėnė, pasi goditėn nga larg tri herė portėn, madje njėra kishte pėrfunduar nė shtyllė, arrijnė tė shėnojnė njė gol, i cili u shėnua po nga distanca. Ndoshta zėvendėsimi i Bogdanit, qė me tė drejtė mund tė jetė sakrifikuar pėr ndeshjen me Danimarkėn, ndikoi nė sulmin tonė, i cili nuk qe nė gjendje tė shtynte mė pėrpara. Myrtaj lėvizi disi, por nė rastin qė iu dha nuk arriti tė shėnonte. Ndėrrimi i fundit, Shkėmbi, pėr Skelėn nuk solli asgjė tė re, pėr tė mos thėnė ndikoi pėr keq. Shkėmbi nuk arriti tė orientohej nė ato pak minuta qė u aktivizua, duke mos kryer punėn qė kishte bėrė Skela. Nė minutat e fundit, gjeorgjianėt fillojnė e bėhen mė tė shpejtė nė lojė dhe nė minutėn e fundit, madje nė sekondat e fundit, nė njė gjuajtje-kros ata shėnojnė pėr herė tė dytė. Nėse do tė kishte edhe pak kohė, ashtu siē po shkonte loja, miqtė edhe mund tė kishin barazuar, por ata u zgjuan vonė dhe ne morėm njė fitore, qė nuk mund tė quhet e madhe. E pėrsėrisim, nėse pėrballė do tė kishte qenė njė ekip tjetėr, ne nuk do tė dilnim tė fituar. Kjo do tė thotė se nė Danimarkė njė barazim do tė quhej historik.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė