Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
|
Nė Taif
Nė gjendjen e vėshtirė qė po kalonte, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vendosi tė shkonte nė Taif, me shpresė se atje do ti pėrgjigjeshin Thirrjes sė tij, ose se do ta strehonin e do ta ndihmonin. Prandaj, u nis pėr atje mė kėmbė. Mori me vete edhe skllavin e vet, Zejd ibn Harithin. Gjatė rrugės, sa herė qė kalonte pranė ndonjė fisi, i ftonte njerėzit pėr nė Islam. Kėshtu veproi, derisa mbėrriti nė Taif. Atje qėndroi tek tre vėllezėr, qė ishin kryetarėt e fisit Thekif. I thirri ata pėr nė Islam dhe kėrkoi qė ta ndihmonin pėr shpalljen e Islamit. Mirėpo, ata nuk iu pėrgjigjėn thirrjes sė tij, pėrkundrazi iu kundėrvunė shumė keq kėrkesės sė tij. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i la ata dhe shkoi tek tė tjerėt. I thirri edhe ata tė pranonin Islamin e ta ndihmonin. Kėshtu, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkonte nga njėri kryetar fisi tek tjetri, duke u folur tė gjithė pjesėtarėve tė parive tė atyre fiseve. Ai vazhdoi ti thėrriste pėr nė Islam 10 ditė, por asnjėri nuk iu pėrgjigj. Pėrkundrazi, i thanė: Largohu nga vendi ynė! Pastaj, atė e sulmuan tė rinjtė, mendjelehtėt e skllevėrit e tyre. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pėrgatit pėr tė dalė qė andej. Kur po dilte ata qėndruan ndaj tij nė dy rreshta dhe e shanė, e fyen dhe e goditėn me gurė, derisa ia gjakosėn kėmbėt dhe iu mbushėn sandalet me gjak. Pranė tij ishte dhe Zejd ibn Harithi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), qė me trupin e vet e mbronte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por edhe ai u dėmtua nė kokė. Kėshtu vazhduan duke e sulmuar dhe duke e sharė tė Dėrguarin e Allahut, derisa arritėn te kopshti i Utbesė e Shejbesė, qė ishin djemtė e Rebias, rreth pesė kilometra larg Taifit dhe hyri aty. Ata qė e goditėn u kthyen e ikėn. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ul nė hijen e njė hardhie dhe u mbėshtet te njė mur. U prek shumė nė veten e tij nga ajo qė i bėnė. Nė atė kohė bėri lutjen e njohur: O Allahu im! Tek Ti ankohem pėr pafuqishmėrinė time, pėr naivitetin tim dhe pamundėsinė pėr tė pėrballuar sulmet e pėrēmimet e njerėzve. O Mėshirues i mėshiruesve, Ti je Mbrojtėsi i tė dobtėve, Ti je Zoti im, nė dorė tė kujt po mė lė Ti mua? Mos mė lėr nė dorėn e tė huajve, tė cilėt mė pritėn armiqėsisht. Nėse Ti nuk je i zemėruar me mua, unė nuk shqetėsohem. Por, falja Jote ėshtė mė e mirė pėr mua. Mbėshtetem nė mbrojtjen e dritės sė fytyrės Sate, qė ka ndriēuar errėsirat dhe ka rregulluar punėt e kėsaj bote dhe tė Botės tjetėr, qė tė mos bjerė mbi mua zemėrimi Yt. Ti ke nė dorė gjithēka; mė bėj qė tė veproj ashtu siē kėnaqesh Ti, sepse nuk ka fuqi pa Ty! Dy djemve tė Rebias, iu dhimbs Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur e panė nė atė gjendje. I dėrguan skllavin e tyre tė krishterė, Adasin, me njė bistak rrush. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) zgjati dorėn pėr ta marrė bistakun e rrushit tha: Bismil-lah (Me emrin e Allahut) dhe e hėngri. Adasi i tha: Kėtė fjalė nuk e thonė njerėzit e kėtij vendi. Prej cilit vend je ti dhe ēfarė feje ke?,- e pyeti Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Jam i krishterė nga Nejneuiu. A je nga fshati i atij burrit tė mirė, Junus ibn Metaut? Ku e di ti se ēfarė ka qenė Junus ibn Metau? Ai ėshtė vėllai im. Ai ishte profet dhe unė jam profet. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėndoi historinė e Junusit nga Kurani dhe siē thuhet, Adasi u bė mysliman. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli nga kopshti dhe u nis pėr nė Mekė, i mėrzitur dhe i hidhėruar. Kur mbėrriti nė Karrnul Menazil, i bėri hije njė re. Nė re ishte meleku Xhebrail me melekun e maleve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ngriti kokėn lart dhe Xhebraili i tha: Allahu tė ka dėrguar ty melekun e maleve, qė ti ta urdhėrosh atė pėr ēfarė tė duash! Meleku i maleve e pėrshėndeti Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Selam!21 dhe i tha: O Muhamed! Ja ku jam! Kėrko ētė duash! Nė qoftė se do ti, unė i bashkoj malet e Mekės (malin e Ebu Kubejsit dhe malin tjetėr, qė ėshtė pėrballė tij). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: Jo! Unė lutem qė Allahu tė nxjerrė nga pasardhėsit e atyre qė mė kundėrshtuan njerėz, qė do tė adhurojnė vetėm Allahun e nuk do ti bėjnė Atij shok. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kuptoi, se do ti vinte ndihma nga Allahu. Ai vazhdoi rrugėn pėr nė Mekė. Kur mbėrriti nė Nahle, qėndroi disa ditė. Gjatė kėsaj kohe Allahu i dėrgoi njė grup xhindesh. Ato iu afruan dhe dėgjuan Kuranin, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po kėndonte nė kėmbė, gjatė namazit qė po falte me shokėt e vet. Pasi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbaroi faljen e namazit, xhindet u kthyen te gjindja e tyre pėr ta paralajmėruar gjindjen pėr dėnimin e Allahut. Xhindet, qė dėgjuan kėndimin e Kuranit, i besuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk e kuptoi se xhindet po e dėgjonin, kur kėndoi Kuran. Mė pas, Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i zbritėn nga Allahu disa ajete nga surja El Ahkaf dhe disa ajete nga surja El Xhin, qė flasin pėr kėtė ngjarje. Pasi qėndroi ca ditė aty, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u largua nga Batni Nahli dhe vijoi rrugėn pėr nė Mekė. Ai i lutej Allahut ta ndihmonte dhe ti gjente rrugėdalje. Ai kishte frikė se i bėnin keq Kurejshėt dhe se mos e zinin atė befasisht me dhunė. Prandaj deshi qė tė parapėrgatitej pėr kėtė. Kur iu afrua Mekės, qėndroi nė Malin Hira dhe dėrgoi njė burrė tek Ahnes ibn Sheriku, qė ta merrte nė mbrojtje. Mirėpo Ahnesi kėrkoi ndjesė, sepse ai ishte aleat i kurejshėve: Aleati nuk mund tė marrė nė mbrojtje atė njeri, qė ka armiqėsi me mikun.,- i ktheu pėrgjigje. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi fjalė te Suhejl ibn Amru, por edhe ai kėrkoi falje, sepse ishte prej fisit Beni Amir ibn Lueji e njerėzit e atij nuk e merrnin nė mbrojtje kundėrshtarin e fisit Beni Kab ibn Luejit. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi fjalė te Mutaim ibn Adji, qė ishte nga fisi Beni Neufil ibn Abdi Menaf, vėllai i Hashim ibn Abdu Menafit, gjyshit tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė atė kohė Abdu Menafi ishte shtėpia mė e lartė nė fisin Kurejsh. Mutaimi u pėrgjigj: Po. Ai u armatos me gjithė djemtė dhe i dėrgoi fjalė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė vinte nė Mekė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) erdhi dhe hyri nė Xhaminė e Shenjtė, bėri tauaf rrotull Qabes, fali dy rekatė namaz dhe shkoi nė shtėpinė e vet. Mutaim ibn Adji dhe djemtė e tij e kishin rrethuar tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ta mbrojtur. Mutaimi e kishte thėnė hapur edhe mė parė te Kurejshėt se ai e kishte marrė nė mbrojtje Muhamedin. Kurejshėt e pranuan qė Muhamedi tė ishte nėn mbrojten e Mutaimit. Idhujtarėt polemizojnė dhe kėrkojnė argumente Pjesė e polemikave, qė idhujtarėt zhvilluan me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte kėrkesa qė ai tu sillte argumente. Kėtė e bėnin pėr hakmarrje. Kjo ndodhte shpesh dhe nė kohė tė ndryshme. Njėherė u mblodhėn nė Xhaminė e Shenjtė, u kėshilluan me njėri-tjetrin dhe pastaj i dėrguan fjalė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė paria e gjindjes sė tij ishte mbledhur qė tė flisnin me tė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i jepte rėndėsi futjes sė tyre nė Islam. Kjo pėrmendet edhe nė Kuran: A thua ti do ta shkatėrrosh veten nga hidhėrimi prej tyre, nėse ata (idhujtarėt) nuk i besojnė kėtij ligjėrimi (Kuranit)? (18:6) Ai shkoi menjėherė tek ata, sepse shpresonte qė ata do tė bėheshin myslimanė. Kur shkoi, ata i thanė: Ti na ke thėnė se tė dėrguarit kanė shenjė, se Musai kishte shkopin, Themudi kishte devenė dhe Isai ngjallte tė vdekurit. Na e sill edhe ti ndonjė shenjė si tė dėrguarit e parė! Idhujtarėt mendonin se nga vetitė e tė Dėrguarve tė Allahut ishte se ata kishin aftėsi tė bėnin ēudira e mrekulli, kur tė donin, ashtu siē kanė mundėsi tėrė njerėzit pėr tė kryer punėt e tyre tė zakonshme. Prandaj, i propozuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tua kthente atyre Safanė22 nė flori, tua bėnte malet fusha, ku tė rridhnin lumenj, ose tė ringjallte prindėrit e tyre qė tė dėshmonin se ai ishte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė Allahu ka thėnė: Ata thanė: Nuk tė besojmė ty (o Muhamed), derisa tė na nxjerrėsh prej tokės burime. Ose (nuk tė besojmė derisa) tė kesh kopshte me hurma e me rrush e tė bėsh qė tė rrjedhin vazhdimisht lumenj nė to. Ose (nuk tė besojnė derisa) tė bjerė mbi ne qielli copa-copa, ashtu si po mendon ti (se do tė na dėnojė Zoti), ose tė na i sjellėsh Allahun dhe engjėjt para nesh. Ose (nuk tė besojmė derisa) tė kesh njė shtėpi prej ari, ose tė ngjitesh lart nė qiell, po ne nuk tė besojmė pėr ngjitjen tėnde, derisa tė na sjellėsh libėr qė ta lexojmė. Idhujtarėt thanė se do tė bėheshin myslimanė, nėse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do tua sillte ato qė i kėrkuan atij. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: Ata (idhujatarėt) u betuan me njė betim tė fortė nė Allahun se, nė qoftė se u vjen atyre ndonjė mrekulli, do ta besojnė
(6:109) Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu lut Allahut qė tua tregonte gjėrat qė kėrkuan. Atėherė, erdhi Xhebraili dhe e la Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė zgjidhte: ose Allahu tua jepte atyre gjithēka kėrkuan, por atė qė do ta mohonte Allahun pas kėsaj ta dėnonte si askėnd nė botė; ose, Allahu tua hapte atyre portėn e pendimit dhe tė mėshirės. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha Xhebrailit: Unė them qė Allahu ta lėrė hapur portėn e pendesės dhe tė mėshirės. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mendoi kėshtu, Allahu i Madhėruar i zbriti ajetet, ku u jepet pėrgjigje idhujtarėve pėr propozimet e tyre: Thuaj: (O Muhamed): Subhanallah (larg tė metave ėshtė Allahu), a mos jam unė tjetėr pėrveē se njeri i dėrguar? (17:93) Kuptimi i ajetit ėshtė: Unė nuk kam mundėsi tė bėj gjėra tė jashtėzakonshme dhe mrekulli, sepse fuqinė pėr gjėra tė tilla e ka vetėm Allahu i Madhėruar, i Cili nuk ka asnjė shok ose ortak nė fuqinė e Vet. Unė jam njeri, ashtu siē jeni edhe ju e nuk kam mundėsi tė bėj mrekulli, ashtu siē nuk keni mundėsi as ju. Por, ajo qė mė dallon mua nga ju ėshtė se jam i Dėrguar i Allahut e mė zbret Zbulesa, kurse ju nuk jeni tė dėrguar dhe nuk ju zbret gjė. Pra, dijeni se ato qė kėrkuat nga unė, nuk janė nė dorėn time dhe as nė mundėsinė time, ato janė nė dorė tė Allahut; po tė dojė Ai, ua shfaq juve atė qė kėrkuat dhe mua mė forcon me to ndaj jush; po tė dojė Ai, ua vonon e nuk ua shfaq tani, sepse mund tė jetė mė mirė pėr ju. Allahu e pėrforcoi kėtė pėrgjigje nė suren En'am: Thuaj: Cėshtja e atyre mrekullive ėshtė tek Allahu. E ku e dini ju, ndoshta, kur (mrekullitė) tė vijnė, idhujtarėt nuk do ti besojnė. (6:109) Kjo do tė thotė se profetėt dhe tė dėrguarit e Allahut nuk janė ata qė sjellin gjėrat e jashtėzakonshme dhe mrekullitė, por ėshtė Allahu, Ai qė i sjell ato. Allahu i shfaq mrekullitė nė duart e profetėve dhe tė tė dėrguarve si respekt pėr ta dhe si pėrforcim pėr profetėsinė dhe mesazhin e tyre. Allahu u tregoi idhujtarėve se edhe po tua tregonte ato ēka kėrkuan, idhujtarėt pėrsėri nuk do ta besonin, megjithėse u betuan shumė. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: E, edhe sikur tju zbritnim Ne atyre engjėjt, tju flisnin tė vdekurit, tė ngjallnim gjithēka pėrpara tyre, ata nuk do tė besonin, vetėm nė qoftė se donte Allahu, por shumica e tyre nuk e dinė (se besimi ėshtė dhuratė nga Allahu). (6:111) Dhe: Po sikur tė kishte ndonjė Kuran qė tė bėnte tė ecnin malet, tė plasej toka, tė flisnin tė vdekurit? Jo, (ata nuk besojnė) se e tėrė ēėshtja i takon vetėm Allahut. A nuk e kanė tė qartė ata qė besuan se, sikur tė donte Allahu, do ti drejtonte nė rrugė tė drejtė tė gjithė njerėzit. (13:31) Nė ajete tė tilla Allahu i Madhėruar tregoi njė ligj nga ligjet e Veta: Nė qoftė se njerėzit kėrkojnė ndonjė shenjė tė caktuar e pasi tė jepet ajo nuk i besojnė asaj, dėnohen pa u vonuar. E, ligji i Allahut nuk ndryshon e nuk zėvendėsohet asnjėherė. Allahu e dinte se shumica e Kurejshėve do tė besonin mė vonė, prandaj nuk ua solli shenjat qė ata propozuan. Hėna ndahet mė dysh Kur Kurejshėt e panė se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk iu pėrgjigj me shenjat qė i propozuan, menduan se tė vazhdonin ti kėrkonin shenja atij do tė ishte mjeti mė i mirė pėr ta mposhtur atė dhe pėr ta bėrė tė heshtte. Kėshtu do tė bindnin njerėzit se Muhamedi ishte shpifės dhe jo i dėrguar. Prandaj, ata ndėrmorėn njė hap tjetėr. Vendosėn qė ti kėrkonin Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) njė mrekulli qė ta vendoste ai vetė, duke shpresuar qė mrekullia tė mos ndodhte. Kėshtu njerėzit do tė shikonin paaftėsinė e tij dhe nuk do ta besonin. Erdhėn dhe i thanė: A mund tė na tregosh ndonjė shenjė, qė ne tė kuptojmė se ti je i Dėrguari i Allahut? Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėrkoi Zotit tė vet qė tu tregonte atyre ndonjė shenjė. Allahu i Madhėruar ua ndau atyre Hėnėn nė dy pjesė: njėra pjesė u duk sipėr malit tė Ebu Kubejsit, ndėrsa tjetra mė poshtė; midis dy pjesėve tė Hėnės u duk mali Hira. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha atyre: Dėshmoni! Kurejshėt e shikuan krejt qartė kėtė mrekulli dhe pėr njė kohė tė gjatė mbetėn gojėhapur, por pėrsėri nuk besuan, madje, thanė: Kjo ėshtė magjia e Ebu Kebishes. Vėrtet, Muhamedi na bėri magji neve. Mirėpo u ēua njė burrė dhe tha: Nė qoftė se Muhamedi u ka bėrė magji juve, ai nuk mund qė tu bėjė magji tė gjithė njerėzve. Prandaj prisni, derisa tju vijnė udhėtarė. Erdhėn udhėtarėt nė Mekė dhe Kurejshėt i pyetėn pėr hėnėn e ndarė mė dysh. Ata u pėrgjigjėn: Po, e kemi parė. Megjithėkėtė Kurejshėt vazhduan nė mosbesimin e tyre dhe shkuan pas dėshirave tė tyre. Ndarja e hėnės mė dysh erdhi si njė parapėrgatitje pėr njė shenjė edhe mė tė madhe. Ajo ishte Israja dhe Miraxhi. Shikimi i hėnės, qė ndahet nė dy pjesė me syrin e vėrtetė, e bėn edhe mė tė lehtė pėr mendjet pranimin e Israsė dhe tė Miraxhit. Sidoqoftė, Allahu e di mė mirė.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
|