Kryesia e LDK-sė dėnon ashpėr sulmin kriminal ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti
Prishtinė, 6 qershor - Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės me anė tė njė komunikate dėnon ashpėr sulmin kriminal ndaj gazetarit tė gazetės "Bota sot", Bardhyl Ajeti.
Pėr LDK-nė, ky ėshtė njė sulm i rėndė kriminal i drejtuar kundėr stabilitetit tė vendit, kundėr vlerave tė demokracisė, kundėr fjalės sė lirė, kundėr tė vėrtetės dhe kundėr pavarėsisė sė vendit tonė.
Duke shprehur shqetėsimin dhe indinjatėn e thellė pėr kėtė akt kriminal, Kryesia e LDK-sė kėrkon nga organet kompetente tė hetuesisė dhe tė rendit, qė tė marrin masa adekuate nė zbardhjen sa mė tė shpejtė tė kėtij sulmi dhe kapjen e autorėve tė kėtij akti kriminal.
Kryesia e LDK-sė Bardhyl Ajetit i dėshiron shėrim sa mė tė shpejtė.
Po ashtu edhe Kryesia e Forumit tė Rinisė sė LDK sė e dėnon ashpėr sulmin ndaj Bardhyl Ajetit, duke e cilsuar kėtė akt si sulm ndaj fjalės sė lirė dhe ndaj ardhmėrisė sė Kosovės. Gjithashtu FR i LDK sė konsideron se ėshtė koha e fundit qė tė zbulohen kriminelėt qė po kryejnė kėto akte dhe ata ta marrin dėnimin e merituar.
|