meditues...
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
|
Opinion nga gazetari sportiv Ahmet Shqarri.
***
Pėrfaqėsuesja jonė duhet ndihmuar nė rrugėn e saj dhe duhet tė pranojmė alternativat e reja
Kombėtarja, simboli qė nuk pranon abuzime
Shkruam dhe folėm aq shumė pėr synimet e kombėtares; shprehėm dėshirėn pėr ta parė atė nė finalet e Botėrorit 2006; ushqyem iluzione pėr tė qenė atje, madje derdhėm edhe "mallkime" ndaj "shkaktarėve" qė nuk e bėnė realitet njė gjė tė tillė, por nga e gjithė kjo ēfarė mbeti?
Tani puna ėshtė thjeshtuar, nga kombėtarja kėrkohet vetėm qė tė grumbullojė sa mė shumė pikė nė ato ndeshje qė kanė mbetur pa luajtur, vetėm e vetėm qė tė lėmė pas njė ose dy vende qė bėjnė pjesė nė grupin tonė. A thua se kėte gjė nuk e kemi realizuar ndonjėherė tjetėr!? Atėherė ēfarė ėshtė e gjithė kjo zhurmė, pėrse kalojmė nga njė ekstrem nė tjetrin, kur nė fakt nuk ėshtė se po "shpikim" ndonjė gjė tė re, por veēse po pėrsėrisim tė kaluarėn?
Dihet fare mirė se, nė njė garė kushdo futet pėr tė fituar, por gjithnjė duke pasur parasysh se ndaj kujt lufton qė ta bėsh kėtė. Nė bazė tė kundėrshtarit qė ka pėrballė, ēdokush ndėrton strategjinė e tij qė tė jetė sa mė i suksesshėm. Kėshtu edhe me kombėtaren tonė. Pasi kaluam njė pėrvojė tė gjatė ndeshjesh me tė mira dhe tė kėqija, ku kėto tė fundit kanė qenė mė tė pranishme, ndėrkohė qė suksesi ka qenė me pikatore, bėmė dhe ne atė qė tashmė e bėn e gjithė bota duke vėnė nė krye tė kombėtares sė futbollit tonė njė tė huaj, madje jo dosido, por njė emėr tė njohur, tė paktėn pėr vitet qė i ka falur kėtij sporti jo vetėm nė Gjermaninė e tij. Dhe u entuziazmuam si pėr ēdo herė tė parė qė na karakterizon ne shqiptarėt, aq mė tepėr se ky gjermani Brigel qė erdhi nė krye tė pėrfaqėsueses sonė arriti disa gjėra qė tė tjerėt para tij nuk i kishin arritur. Dhe nisėm tė thurim lavde pėr Hans Peter Brigelin deri atje sa gati nuk e quajtėm "Mesia" i futbollit shqiptar! Por nuk kaloi shumė kohė dhe u arrit deri atje sa ky "hero" tė anatemohej dhe tė shpallej prej disave edhe "non grata". Kuptohet se ky fenomen nuk ėshtė i ri dhe nuk po e shpik Shqipėria tani, megjithatė tek ne ajo qė bėn pėrshtypje ėshtė se nė pėrgjithėsi kėtu nuk dihet se ēfarė kėrkohet dhe se po qe se dihet, nė ēfarė forme duhet arritur. Konkretisht, pėr kėtė kombėtare futbolli, i vetmi simbol qė na ka mbetur ende si mjet bashkues i tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė, pas fitores ndaj kampionėve tė Europės, u kėrkua tė shkonte deri nė finalet e Botėrorit 2006; mė vonė, kur na mundi nė Tiranė ekipi i Shevēenkos, gjėrat u rrokullisėn nė njė drejtim krejt tė kundėrt, derisa arritėm tek ajo ndeshje e sė shtunės qė shkoi, kur fituam ndaj Gjeorgjisė dhe tani kemi grumbulluar aq pikė nė grupin tonė eliminator sa kurrė nuk kishim arritur mė parė. Ja, mund tė fitojmė edhe disa pikė tė tjera, aq mė tepėr se do tė presim nė Tiranė edhe Kazakistanin, qė ende nuk ka fituar asnjė pikė dhe qė ne e kemi mundur nė fushėn e tij, ndėrkohė qė mund tė marrim edhe ndonjė pikė tjetėr nė ndeshjet e tjera, ndoshta edhe nesėr ndaj Danimarkės(!?), (gjithsesi gjithēka ndodh nė futboll), por kjo nuk do t'i kėnaqte kurrsesi tė gjithė ata qė nė mendje kanė pasur kualifikimin tonė pėr nė finalet e Botėrorit 2006. Por atėhere ēfarė presim dhe ēfarė kėrkojmė ne tė gjithė nga kjo kombėtare? Ose njė pyetje tjetėr: sa u shėrbeu kėtyre njerėzve "tė pakėnaqur" ajo fitore e 4 qershorit ndaj Gjeorgjisė? Tė gjitha kėto pyetje mbeten pezull dhe pėrgjigjet zor se kėnaqin njeri, cilatdo qofshin ato. Sepse ne ende nuk kemi njė synim tė qartė se ku duhet tė shkojmė dhe mė e rėndėsishmja se si duhet tė shkojmė atje ku ėshtė mė e mira qė duhet tė kapim. P.sh., pasi arritėm tė kryesojmė 3-0 ndaj Gjeorgjisė, pra kur fitorja dukej mė se e sigurt, ēfarė duhej bėrė mė tej, tė futeshin nė lojė disa tė rinj qė tė afirmoheshin mė shumė pėr tė ardhmen, apo tė ndiqej rituali i vjetėr, siē u bė nė fakt kur u aktivizuan Myrtaj apo G.Ēipi? Mund tė lindin edhe pyetje tė tjera nga ajo ndeshje fitorja e sė cilės pėr hir tė sė vėrtetės pak ngjiti atė mbrėmje, ndoshta edhe pėr faktin se u luajt pa spektatorė, gjithsesi ajo mė e rėndėsishmja ėshtė se ēfarė duhet tė kėrkojmė realisht nga kombėtarja jonė: tė shkojė nė njė finale botėrori ose europiani apo tė luajė, si gjithnjė, pėr tė lėnė pas njė ose dy ekipe tė tjera nė grupin ku merr pjesė? Pėr tė realizuar kėtė tė fundit mund tė vazhdohet pa frikė me stilin e deritanishėm, sepse ėshtė provuar mė parė dhe po provohet edhe tani ky lloj "suksesi", ndėrsa pėr objektivin madhor, qė tė mos mbetet ėndėrr e pėrjetshme, patjetėr qė kėrkohet tjetėr strategji pune dhe veprimi. Natyrisht, pėr kėtė nuk ėshtė se ka njė recetė tė gatshme qė mund tė tė tregojė sekretet e gjithēkaje, gjithashtu nuk ėshtė se problemi zgjidhet sepse mund tė keshė vėnė nė krye tė skuadrės njė trajner tė huaj, qoftė ky edhe njė kampion Europe, si Zhires, p.sh., tek Gjeorgjia, pėr tė mos iu referuar gjithnjė trajnerit tonė aktual. Jo, gjėrat nuk janė aq tė thjeshta, sepse njė strategji qė tė tė ēojė me siguri tek suksesi ėshtė njė objektiv afatgjatė dhe konkret dhe jo diēka sa pėr tė kaluar radhėn, duke ia lėnė gjithēka nė dorė rastėsisė. Edhe pse tė shtunėn e kaluar ne fituam ndaj Gjeorgjisė, nuk ėshtė se bėmė njė hap drejt finaleve tė Botėrorit 2006, as nuk rregulluam kushedi se ēfarė bilancin e ndeshjeve tė luajtura me kėte ekip, sepse edhe kėshtu ne jemi ende humbės me tė, ngaqė nė 9 ndeshje 6 janė tė fituara prej tyre dhe vetėm 3 nga ne, ndėrkohė qė me fitoren e asaj ndeshjeje pa spektatorė ne nuk rregulluam aspak ndonjė imazh tė sė ardhmes sė kombėtares sonė!? Kemi mbetur vetėm tek "zbulimi" i mbrojtėsit tė ri T.Osmani, pa bėrė asnjė tjetėr mė shumė, sepse edhe njė Armend Dallku, pėr shkak tė dy hapave tė gabuar qė bėri nė ndeshjet e kaluara delikate, ku ai ishte debutues, u pa e arsyeshme qė tė harrohej shpejt, aq sa edhe nė ndeshjen "pa kundėrshtarė" tė para 3 ditėve nuk guxoi kush ta afronte!? Besoj qė tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm se titullarė tė tillė si F.Strakosha, apo njė tjetėr po aq i mrekullueshėm me lojėrat e tij, si Altin Haxhi, nuk mund tė luajnė pafundėsisht, aq mė tepėr se njė futbollist i kėsaj marke edhe mund tė qėllojė tė dėmtohet, siē i ndodhi tė shtunėn protagonistit nė fjalė, prandaj ndryshimi dhe freskimi i njė ekipi me elementė tė rinj mbetet njė nga elementėt mė strategjikė tė sė ardhmes mė tė mirė qė kėrkojmė. Por, siē po shihet, futbollistėt e rinj tė sė ardhmes ende mbeten "thembra e Akilit" pėr kombėtaren. Pėr aktivizimin e tyre kėrkohet mė shumė guxim dhe iniciativė, ashtu siē po pėrpiqet tė bėjė edhe Gjeorgjia, qė nuk u mėrzit aspak se humbi me ne, ngaqė po mendon pėr njė tė ardhme mė tė sigurt. Dhe kjo shihej qartė nė formacionin krejt eksperimental qė aktivizoi ndaj nesh, ku edhe njė "stekė" e njohur si Kalaxe, qė nga Milani thuhet se do tė kalojė te Ēelsi, mė shumė ishte nė lojė atė mbrėmje pėr simbol se sa pėr tė ndihmuar pėrfaqėsuesen e tij pėr tė arritur njė fitore. Synimi pėr tė pasur njė tė ardhme mė tė mirė tė futbollit gjeorgjian u pa edhe te formacioni i Shpresės sė tyre, qė ishte i pėrbėrė shumica me tė rinj tė moshės 18-19-vjeēare dhe, ēka ėshtė mė e rėndėsishme, se ata ishin preferuar nga klube tė huaja me emėr, si p.sh. Lokomotiva e Moskės, duke qenė titullarė atje, pra ndryshe nga ēfarė ngjet aktualisht tek ne.
Pėrpara njė sfide si ajo nesėr nė Danimarkė ndoshta dikujt do t'i pėlqente mė mirė t'u binim daulleve tė fitores se sa tė "filozofonim" kėshtu pėr kombėtaren, siē bėmė nė kėtė analizė, por sa do tė na vlente jo mė njė pikė, por edhe tri, nėse do mund t'i merrnim? Kombėtarja ėshtė njė simbol me tė cilin ne patjetėr qė duhet tė krenohemi, por me tė nuk duhet abuzuar kurrė nė tė ardhmen. Qė ajo tė mbetet vazhdimisht flamuri ynė, pėr kėtė nuk mjafton thjesht vetėm njė fitore.
***
Marre nga "Sporti Shqiptar"
***
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
|