Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-06-05, 12:56   #53
Auberoni
 
Anėtarėsuar: 17-10-03
Postime: 471
Auberoni i dashurAuberoni i dashurAuberoni i dashur
Gabim

Cka e ben popullin Shqiptar me te mire se popujt tjere???


Me te mire ne cka? Ne cfare aspekti me i mire?

Cka nese jemi nga Iliret? Mos ta kufizojme miresine tone nga nje fakt primitiv sic eshte prejardhja. Iliret kane qene barbar per Helenet.

Nuk dua te tinglloj si pesimist\kasnec i lajmeve te zymta; por, ka ardhur koha ta shohim realitetin ne sy, ta pranojme dhe te vazhdojme me tutje. Mos ta genjejme veten.

Neve na duhet deshmuar kombin tone sot; jo te shpalosim Histori te mjegulluar. Ne duhet te sigurojme nje mireqenie per kombin tone. Me pune. Jo me fjalle\kopalla\retorike komike.

Kujt i hyn ne pune sot ne boten e civilizuar se cfare je? Askujt. Te gjithe te pyesin se cfare vlen.

Ka shume Shqiptar qe kane perparuar ne perendim, duke zene pune\pozite te respektuar dhe me pergjegjsi te larte. E njoh nje Drejtor Spitali ne Gjermani i cili eshte Shqiptar. Ate nuk e pyesin se cka eshte; e pyesin se sa din. Ai e ka deshmuar veten si Mjek shume i afte;hence, pozita e Drejtorllekut.

Nuk na pyesin\rrahin krahet, ku je o nipi i Skenderbeut\Nenes Tereze!!Te thote; cfare din te besh???
Keto kohra te odave kane kaluar nen diktatit e zhvillimit\ngecjes ekonomike.

Jemi mbase te fundit ne Evrope qe do te hyme ne Bashkimin Europian. A na ben kjo popull te mire? Jo.

Askush nuk na shiqon fjalet po punen. Te pysin a ke rryme ne Shqiptari? Kemi por nuk mjafton.

A keni korupcion? Kemi, me bollek.

A keni krim? Hmmm, udheheqim me kriminalitet nderkombtar.

A keni inxhinier? Kemi, por te vegjel. I sjellim nga Kroacia me meditje prej 5000 Euro te na riparojne KEK-un.

A keni ndonje Shkenctar Shqiptar qe ka zbuluar dicka? ulim koken...

A keni pleh ne rruget e juaja? Po. Ne cdo kend.

A keni analfabete ne rradhet e juaja? Kemi, 14 %.

A keni papunsi? Po, 73%.

A kemi nepotizem (familjarizem)? Po. Ministria X eshte Gashi, Y eshte Berishe e Aeroporti Shale.

A keni filozofe? I kemi disa qe vetequhen filozofe.

A keni sportiste te njohur ndekombtarisht? Po. 1. Luan Krasniqi. Respekt. Alleluja. Way to go.

A eshte uji i ndotur ne Kosove? Sipas hulumtive te UN-it bere menjehere post-war, uji ne Kosove nuk eshte i pijshem.

A keni ndonje spital ne ze ku sherohen ata qe vuajne nga Leukemia? Jo, spital nuk kemi po kemi klinika private shume te mire dhe shume te shtrenjta. Per Leukemi mbledhim fonde dhe i dergojme ne Gjermani. Besa edhe ne Beograd. Semundja kerkon sherim; nuk pyet per nacionalizem e brenga tjera.

A keni ushtri te forte? Po si jo. Kemi Shqiperine, me aeroplane Kinez, made in china 1984.

A keni gjykate te forte? Kemi gjykate, por, si ta them bre ti njeri, marrin nga pak rryshfet.

A keni ndertime pa leje? Shiqo, krejt cka sheh ne anen e djathte tende te Prishtines, jane pa leje.

A keni parqe? E kemi nje park nacional, Rugoven, Vjet e kemi shtruar asfallt rrugen per atje.

A keni univerzitet te forte? Hehehe...tallesh me mua?

A keni liri te fjales? Kemi more. Vetem qe nuk mendojme para se te flasim.

Por, mos harro, ne jemi nipa Ilire.
__________________
Violon d\'ingres!!!!
Auberoni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė