Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-06-05, 13:30   #78
Auberoni
 
Anėtarėsuar: 17-10-03
Postime: 471
Auberoni i dashurAuberoni i dashurAuberoni i dashur
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Odise
TI NUK MND TE JESHE nip ilir, kur per ty illiret jane barbare per helenet!!!
Citim:
Guri Sylaj
KUSH MOS E LAVDOFTE VETEN JU DJEGET KOLIBA

Ani ani..lavderoni veten dhe therrisni se sa te menqur jeni. Shpresoj se do te gjeni dikend qe ta bindni se jeni te menqur e te bukur.

E kam nje keshille per ty Odise; nese don ta len pershtypjen se je Ilir i menqur\bukur\unik\, atehere mos fol fare se perndryshe e provon te kunderten.

Mos tento te me beq armik te popullit Shqiptar, mos e luaj kete adut te lire\tejkaluar\femijeror. Mund te shohim pertej kesaj.


Citim:
Dea
Mire pra Auberoni, sa % e popullates ne Kosove mendon qe posedojne intelegjence, miresjellje, dashuri, komunikues te mire etj. Apo mendon qe pjesa derrmuese jane qe na shtyejne drejt tatepjetes, dhe te gjitha vetit e keqija te lartepermendura jane pasoje e mosdijes, apo gjithqka ka nje qellim!.

Dea, nuk dua tani ti shpalos te gjitha gangrenat\gjerat e tmerrshme qe po ndodhin ne Kosove te kryera nga individe por qe degradojne te gjithe kombin tone para syve te botes, ne castin kritik kur e gjithe bota kerkon standarde nga ne. Ne nuk marrim pjese ne keto mizori, por, i lejojme te ndodhin, te na kalojne parasyve duke mos leshuar asnje ze. As gik e as mik. Mshelemi ne levozhgen tone dhe ikim nga realiteti duke kerkuar shpetim ne "mire e ben Zoti".

A mendon ti Dea se nuk ka korupcion ne keto tendere? Cdo asfalt i ri ne Kosove nuk qendron me shume se nje vit dhe fillojne gropat\bunare te shfaqen ne magjistrale. Askush, asnje politikan\kritik\aktivist i pamvarur nuk e ngre zerin kunder ketyre vjedhjeve tashme te njohura te 6cm asfalt. Komiket Quza e Show Meselation jane bere ndergjegja e kombit tone, duke i perqeshur keto 'vese' te popullit tone. Po ku jane more studentet e Prishtines? Nuk iu degjohet zeri fare. Nuk organizojne asgje te dobishme. Pse? Mungon kreativiteti.

Freret i kane ne dore kusheriret e djalit te Axhes te djalit te tezes se halles se fqiut te pasur te Ministrit X.

Athua pse po na kerkohen keto standarde? Pse jemi popull me miresjellje te mire? Apo pse eshte e kunderta? Po te ishim popull me intelligjence\dashuri\komunikativ sic e ceke ti; a mendon se bota do te kerkonte nje norme te sjelljes dhe te menduarit nga ne?

Vere gishtin ne koke. Bota kerkon nga ne te ndryshojme menyren e te menduarit dhe ndryshim ne rregullimin e gjerave. A nuk eshte ky fakt se dic nuk eshte ne rregull me ne?

Tash, ne mund te mbrohemi duke thene se bota neve Shqiptarve na ka inat pse jemi popull i mire, por, besom se nuk eshte ashtu.

Mosni ju lutem. Te behemi real me njeri tjetrin. Nuk them se jemi te keqinje, por, mund te behemi shume me te mire. Duhet te ndrrojme pikepamjet tona mbi shume koncepte ekzistuese. Cdokund ka kriminalitet\prostitucion\korrupcion por, ne Kosove kjo ka marre hov ne permasa alarmuese.

Ka ne kosove njerez qe mund ta dergojne kete vend perpara, por, jane tuk tek, te izoluar, nuk iu lejohet qasje, jane te rrethuar me njerez sic i quan Blondi te trashe, dhe jehona e tyre humbet ne horizont....
__________________
Violon d\'ingres!!!!
Auberoni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė