Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-06-05, 13:49   #36
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ngjarje dhe luftėra



Ajo qė i goditi myslimanėt nė luftėn e Uhudit ndikoi pėr keq nė famėn dhe prestigjin e tyre. Armiqtė morėn zemėr kundėr myslimanėve dhe u pėrgatitėn pėr t’i asgjėsuar ata. Pėr kėtė arsye ndodhėn edhe ngjarje, qė nuk ishin nė dobi tė myslimanėve. Po pėrmendim disa nga ato, qė janė mė tė rėndėsishme. Ngjarja e Raxhias Disa burra nga Adhali dhe Karija erdhėn tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i thanė se ishin bėrė myslimanė. Pastaj i kėrkuan qė t’i dėrgonte misionarė, qė t’i mėsonin tė tjerėve fenė dhe Kuranin. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ēoi dhjetė veta nga sahabet (shokėt e vet). Kryetar caktoi Asim ibn Thabitin. Kur arritėn Sahabet nė Raxhia, idhujtarėt i sulmuan pabesisht. Ata mbetėn tė rrethuar nė njė vend tė lartė, nė mes tė njėqind vetave. Idhujtarėt ishin nga Benu Lahjai; fisi Hudhejl. Idhujtarėt u dhanė besėn myslimanėve: po tė zbrisnin poshtė, nuk do t’i vrisnin. Por Asimi nuk pranoi tė zbriste. Prandaj, bashkė me shokėt e vet luftoi kundėr idhujtarėve. Shtatė myslimanė u vranė. Mbetėn edhe tre. Idhujtarėt u dhanė fjalėn pėrsėri atyre se nuk do t’i vrisnin, po tė zbrisnin poshtė dhe tė dorėzoheshin. Tė tre myslimanėt zbritėn te qafirėt; por qafirėt i sulmuan nė mėnyrė tė pabesė, i kapėn dhe i lidhėn. Njėri nga ata tė tre tha: “Ky veprim i qafirėve ėshtė fillimi i pabesisė.” Ai nuk pranoi tė shkonte me ta. Atėherė, idhujtarėt e pabesė e vranė edhe atė. Me dy tė tjerėt shkuan nė Mekė. Ata ishin Hubejb ibn Adji dhe Zejd ibn Dethineji. Qafirėt i shitėn ata nė Mekė si skllevėr. Mirėpo, Hubejbi kishte vrarė Harith ibn Amir ibn Neufilin nė luftėn e Bedėrit, prandaj atė e bleu bija (thuhet edhe vėllai) e Harithit. Ca kohė e mbajtėn nė burg. Pastaj e nxorėn dhe e morėn pėr nė Ten’im, pėr ta vrarė. Hubejbi fali dy rekatė namaz dhe iu lut Allahut qė t’ua merrte hakun atyre tė pabesėve. Ndėr tė tjera, tha: “Unė nuk e kam pėr gjė, nė qoftė se vritem duke qenė mysliman. Nuk e kam pėr gjė, se nė ē’tokė vritem. Kėtė sakrificė e bėj pėr hir tė Allahut. E nė dashtė Ai, mė shpėton nga gjakatarėt.” Atėherė, Ebu Sufjani i tha: “A gėzohesh ti, tė kishim Muhamedin kėtu dhe t’i prisnim kokėn atij, ndėrsa ti tė shkoje te familja jote?” Hubejbi iu kthye: “Pėr Zotin, unė nuk gėzohem tė shkoj te familja ime e Muhamedit t’i ngulet qoftė edhe njė gjemb nė kėmbė, atje ku ėshtė.” Pastaj Ukbe ibn Harith ibn Amiri e vrau Hubejbin, sepse i kishte vrarė babanė. Ndėrsa Zejd ibn Dethinei pati vrarė Umeje ibn Mahrithin nė luftėn e Bedėrit. Prandaj atė e bleu ibn Umeje Safuani dhe e vrau pėr tė atin e vet. Para se ta vrisnin, edhe Zejdit i thanė, ashtu siē i kishte thėnė Ebu Sufjani Hubejbit. Por edhe Zejdi u pėrgjigj ashtu si Hubejbi, duke shprehur dashamirėsinė mė tė madhe pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kurejshėt dėrguan njerėz qė tė sillnin nė Mekė njė pjesė tė trupit tė Asimit, por Allahu dėrgoi grerėzat, tė cilat e mbrojtėn trupin e tij. Kur ishte gjallė Asimi, i kishte dhėnė fjalėn Allahut, qė tė mos e prekte asnjė idhujtar, gjatė jetės sė tij. Prandaj, Allahu e ruajti atė pas vdekjes; nuk i la idhujtarėt t’ia preknin trupin. Tragjedia e pusit tė Maunes Gjatė ditės sė ngjarjes sė Raxhias ndodhi edhe njė tragjedi tjetėr mė e hidhur. Ebu Bera’a Amir ibn Maliku shkoi tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e thirri pėr nė Islam, por ai nuk u bė mysliman dhe as nuk u largua nga Medinia. Pas pak, ai dėrgoi njė letėr, ku thuhej se populli i Nexhdit (krahinė malore afėr Mekės) i pėrgjigjeshin atij pėr t’u bėrė myslimanė, nė qoftė se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u dėrgonte atyre ca myslimanė si misionarė pėr t’i thėrritur nė Islam. “Unė jam dorėzanė pėr misionarėt myslimanė,- i tha Ebu Berai Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe nuk i prek kush.” Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u dėrgoi atyre 70 veta nga Sahabet, qė dinin mė mirė Kuran, pėr t’i ftuar nė Islam. Ata shkuan bashkė me Ebu Beraiun. Qėndruan pėr tė pushuar te pusi i Maunes. Hiram ibn Melhani shkoi me letrėn e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tek armiku i Allahut, Amir ibn Tufejli. Ai nuk e shikoi fare letrėn, por urdhėroi njė idhujtar dhe e goditi Hiramin me heshtė pas shpine. Heshta i doli pėrpara. Hirami tha: “Allahu Ekber” (Allahu ėshtė mė i Madhi). Fitova, pėr Zotin e Qabes.” Armiku i Allahut, Amir ibn Tufejli kėrkoi qė t’i vinin nė ndihmė njerėzit e fisit Beni Amir, por ata nuk iu pėrgjigjėn ftesės pėr tė sulmuar myslimanėt, sepse ishin nė besėn e Ebu Beraiut. Atėherė, Amiri kėrkoi ndihmė nga fisi Benu Selim, qė t’i vrisnin myslimanėt qė kishin shkuar atje si misionarė. Nga ai fis iu pėrgjigjėn disa barqe, si Ra’li, Dhekuani dhe Asiji. Ata u tubuan, i rrethuan shokėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i vranė tė gjithė, me pėrjashtim tė Ka’ab ibn Zejdit dhe Amr ibn Umeje Dhamiriut. Ka’ab ibn Zejdi ishte plagosur dhe idhujtarėt menduan se ishte vrarė. Kėshtu, ai mbeti midis tė vrarėve duke u pėrpėlitur, por jetoi. Mė pas, ai u vra nė luftėn e Hendekut. Amr ibn Umeje Dhamiriu ishte nė marrėdhėnie pune me Mundhir ibn Ukbenė. Kur shikoi ca shpendė qė silleshin rrotull mbi vendin e ngjarjes, e kuptoi ēfarė kishte ndodhur. Prandaj, Mundhiri zbriti poshtė dhe luftoi kundėr idhujtarėve, derisa u vra. Kurse Amru ibn Umeja u zu rob. Idhujtarėt njoftuan Amir ibn Tufejlin se robi ishte nga fisi Mudar. Amri ishte nga ai fis dhe Amiri e liroi, sepse kishte tek e ėma njė robėreshė nga ai fis. Kėshtu, Amru ibn Umeja shpėtoi dhe u kthye pėr nė Medine. Por, kur po kthehej, nė Karkara gjeti dy burra nga fisi Benu Kilab. Mendoi se ishin armiq, prandaj i vrau qė tė dy. Mirėpo ata kishin pasur besė mossulmimi me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur Amri arriti nė Medine dhe i tha tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se i kishte vrarė ata dy burra nė rrugė, i Dėrguari i Allahut ia ktheu: “Ti ke vrarė dy njerėz, qė unė u kisha dhėnė garanci dhe unė do t’u paguaj dijetin.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u hidhėrua shumė pėr ē’kishte ndodhur nė Rexhia dhe te pusi i Maunes.Tė dyja kėto ngjarje tė hidhura ndodhėn brenda njė muaji. Ishte muaji Safar, viti i katėrt i Hixhretit. Thuhet se lajmi i ngjarjeve kishte arritur tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) brenda njė nate dhe ai i ka mallkuar vrasėsit e pabesė tridhjetė ditė me rradhė nė namazin e mėngjesit, derisa Allahu zbriti ajetin qė tregon se ēfarė thanė Sahabėt qė u vranė: “Njoftoni njerėzit tanė se ne e takuam Zotin tonė, i Cili u kėnaq me ne dhe ne u lumturuam me Atė.” Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ndėrpreu mallkimin pėr katilėt. Ai nuk e kėndoi mė lutjen e Kunutit.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė