Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-06-05, 13:58   #38
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Lufta e Hendekut



I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt nisėn tė merreshin me pėrhapjen e fesė islame dhe qetėsimin e gjendjes, pasi, nė saje tė masave qė mori i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė nga lufta e Benu Nudajrit nuk ndodhi asnjė ballafaqim me armiqtė gjatė njė viti e gjysmė. Por, ja qė jehudinjtė, pėr tė cilėt Mesihu Isa (paqja qoftė mbi tė!) ka thėnė “ata janė gjarpėrinj dhe kėlyshė nėpėrkash”, nuk lanė myslimanėt qė tė pushonin e tė qetėsoheshin. Jehudinjtė, pa u vendosur mirė nė Hajber dhe pa u qetėsuar ende aty, nisėn tė sajonin komplote dhe tė lėviznin nėn rrogoz, derisa mundėn tė tėrhiqnin ushtrinė e Armerimit (e pėrbėrė nga fiset arabe) dhe ta hidhnin kundėr popullit tė Medines. Historianėt islamė tregojnė se njėzet burra nga paria e jehudinjve shkuan te kurejshėt dhe u bėnė propogandė qė t’i nxisnin nė luftė kundėr Medines, duke u premtuar se do t’i ndihmonin kundėr myslmanėve. Kurejshėt e pranuan propozimin. Pastaj, jehudinjtė shkuan te fisi Gatfanė dhe u folėn ashtu si kurejshėve. Edhe ata pranuan qė tė shkonin nė Medine dhe tė luftonin kundėr myslimanėve. Pastaj shkuan te fiset e tjera arabe dhe u bėnė thirrje qė tė luftonin kundėr myslimanėve tė Medines. Edhe nga ato fise, njė pjesė e madhe e pranuan propozimin. U mblodh njė ushtri dhe ajo filloi lėvizjen sipas njė plani tė bashkėrenduar fshehtas. Ushtria vazhdoi marshimin drejt Medines dhe brenda kohės sė caktuar arriti nė rrethinat e saj. Kėshillimi pėr hendekun Posa arriti lajmi i tubimit dhe i lėvizjes sė ushtrisė armike pėr nė Medine, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kėshillua me shokėt e vet se si tė mbroheshin. Selman Farisiu propozoi qė tė hapej njė hendek i gjerė rreth Medines. Propozimi u miratua njėzėri. Meqenėse Medinen e rrethonin shkėmbinj tė zinj nga lindja, perėndimi dhe jugu e ushtria armike nuk e kishte pėr mbarė tė hynte aty, pėrveēse nga ana e veriut, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėlqeu anėn e ngushtė – midis lagjeve perėndimore dhe lindore, afėsisht dy kilometra larg. I bashkoi tė dyja lagjet, duke hapur njė hendek tė madh. Hendeku filloi nė anėn e perėndimit nga veriu i malit Sel’a dhe arriti nė lindje te njė kep i zgjatur nga shkėmbinjtė e lagjes lindore, te vendi i quajtur Kodra e Dy Pleqve (Utumish Shejhejni). Cdo dhjetė burrave u kishte caktuar tė gėrrmonin 40 kutė hendek. Bashkė me ta mori pjesė edhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė hapjen e hendekut dhe transportimin e dheut. Sa herė qė myslimanėt e kėrkonin tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ai u pėrgjigjej dhe sa herė qė ai i kėrkonte ata i pėrgjigjeshin. Gjatė hapjes sė hendekut myslimanėt pėrballuan shumė vėshtirėsi, sidomos nga tė ftohtit e madh dhe nga uria e madhe. Ndodhte qė sillej njė grusht elb, i hidhnin ca yndyrė dhe e hanin ashtu, duke e pėrcjellė me vėshtirėsi. Nė bark, secili kishte lidhur nga njė gur, pėr tė frenuar urinė. U ankuan tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) zbuloi barkun e vet: ai kishte lidhur dy gurė nga uria. Gjatė hapjes sė hendekut ndodhėn disa mrekulli. Xhabiri, kur shikoi se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte shumė uri, nuk duroi mė; theri njė dele qė e kishte nė shtėpi, e shoqja bloi me mokėr tetė grushta elbr dhe i thirri fshehtas tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bashkė me disa sahabe, qė tė hanin. I Dėrguari i Allahut ua shtoi tė gjithėve ushqimin. Ishin njėmijė veta. Hėngrėn dhe u ngopėn. Kusia mbeti plot e brumi nuk mbarohej. Motra e Nu’man ibn Beshrit shkoi me njė grusht hurma te babai dhe te daja e vet. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i hodhi ato mbi njė rrobė dhe thirri tė gjithė njerėzit, qė po hapnin hendekun. Ata hėngrėn dhe u kthyen nė punė e hurma mbetėn plot; ato dilnin nga cepat e rrobės. Aty, ku punonte Xhabiri me shokėt e vet, doli njė copė shkėmb qė nuk e copėtonin dot. Prandaj njoftuan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai erdhi aty dhe goditi me kazmėn qė kishte nė dorė dhe e bėri copė-copė, si kokrriza rėre qė nuk mbaheshin nė dorė. Edhe Beraiut dhe shokėve tė tij u doli nė hendek njė copė shkėmbi. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) erdhi aty, tha Bismilah, e goditi shkėmbin fort me kazmė dhe shkėmbi nxori dritė. Profeti tha Allahu Ekber. Pastaj vazhdoi: “Mua mė janė dhėnė ēelėsat e Shamit, madje unė tani po shikoj pallatet e kuq tė atij vendi.” E goditi shkėmbin pėr sė dyti dhe dha sihariqin qė myslimanėt do tė ēlironin Persinė. E goditi pėr tė tretėn herė dhe pėrgėzoi se do tė ēlirohej edhe Jemeni. Pastaj, shkėmbi u bė copė-copė. Midis dy skajeve tė hendekut Kurejshėt dhe aleatėt e tyre shkuan nė Medine me njė ushtri prej katėr mijė vetash. Ata kishin treqind kalorės dhe njė mijė deve. Komandant kishin Ebu Sufjanin. Flamurin e tyre e mbante Othman ibn Talha ibn Ebu Talha el Ebderiu. E gjithė ushtria shkoi e u pėrqendrua atje ku grumbulloheshin rrjedhat e ujėrave, nė Ruma, midis Xherafit dhe Zegabit. Edhe fisi Gatfanė me pasuesit e tij nga Nexhdi vajtėn nė Medine, me gjashtė mijė veta dhe qėndruan nė fund tė Nakmiut, pėr anė tė malit Uhud. Kuptohet se vajtja e ushtrisė armike, e pėrbėrė nga shumė fise nė muret e Medines qe njė sprovim i fuqishėm dhe ngjallte frikė te myslimanėt. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Kur ata (idhujtarėt) u erdhėn juve edhe pėr sė larti edhe prej sė poshtmi dhe shikimet tuaja u shtangėn dhe zemrat arritėn nė fyt e ju sajonit mendime tė llojllojta pėr Allahun; atėherė, u sprovuan besimtarėt dhe u tronditėn nga njė dridhje e fortė.” (33:101) Por Allahu i fuqizoi dhe i ndihmoi besimtarėt. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “E kur myslimanėt e panė ushtrinė aleate, thanė: “Kjo ėshtė ajo qė Allahu dhe i Dėrguari i Tij na premtuan neve e Allahu dhe i Dėrguari i Tij thanė tė vėrtetėn. Ajo (ushtria e armikut qė panė) vetėm ua shtoi atyre besimin dhe mbėshtetjen.” (33:22) Ndėrsa, dyfytyrakėt dhe ata qė nė zemrat e tyre kanė sėmundje (tė dyshimit dhe tė mohimit) thonė: “Allahu dhe i Dėrguari i Tij nuk na premtuan tjetėr, vetėm se mashtrim!” (33:12) I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la Ibn Mektumin zėvendės nė Medine. Gratė dhe fėmijėt i vendosi nėpėr kodrat e saj dhe doli me tre mijė myslimanė pėrballė armikut. Shpinat i kthyen nga mali i Sel’asit, tė cilin e kishin si fortifikatė. Hendeku ishte midis myslimanėve dhe femohuesve (qafirėve). Idhujtarėt u nisėn drejt Medines. Por, ata u befasuan, kur u afruan te myslimanėt, sepse gjetėn njė hendek tė gjerė, qė i ndante me ta. Ata u shashtisėn. Komandati i tyre, Ebu Sufjani tha: “Ky ėshtė njė kurth, qė arabėt deri mė sot nuk e kanė ditur e as e kanė praktikuar nėpėr luftėra.” Idhujtarėt filluan tė silleshin rreth hendekut me shumė zemėrim e inat. Ata kėrkonin ndonjė pikė, ku tė kalonin hendekun dhe tė nisnin sulmin kundėr myslimanėve. Por myslimanėt i goditėn ata me breshėri shigjetash dhe nuk i lanė idhujtarėt qė tė afroheshin e tė depėrtonin te myslimanėt, qė ta mbushnin hendekun me dhč e ta bėnin rrugėn e kalimin. Pas shumė pėrpjekjesh, idhujtarėt u detyruan ta rrethonin Medinen, por ata nuk ishin pėrgatitur pėr njė rrethim tė tillė. Prandaj, ditėn mundoheshin qė, me ēdo mėnyrė, tė kalonin hendekun, por myslimanėt i pėrballonin ata gjatė vijės sė hendekut, duke i goditur me gurė etj. Mirėpo idhujtarėt i shtonin vazhdimisht sulmet e tyre kundėr myslimanėve. Ndėrkohė myslimanėve, meqė ishin shumė tė zėnė me mbrojtjen, u ngelėn pa falur namazet gjatė ditės. Ata nuk kishin mundėsi qė t’i falnin ato ndryshe, veēse pas perėndimit ose afėr perėndimit tė diellit. Nė atė kohė nuk ishte ligjėruar ende mėnyra e faljes sė namazit, kur njeriu ėshtė nė luftė ose ka frikė nga armiku etj. Njė ditė, gjatė zhvillimit tė luftės, doli njė grup kalorėsish idhujtarė, ndėr tė cilėt, Amru ibn Abdu Udi, Ikrime ibn Ebu Xhehli, Dhirrar ibn Haebi e tė tjerė dhe synuan njė vend tė ngushtė tė hendekut dhe u futėn. Ata silleshin me kuajt e tyre nė sheshin midis hendekut dhe malit tė Sel’as, duke u krenuar. Por, u doli Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) me ca myslimanė dhe u zunė pritė aty ku u futėn nė hendek. Amru ibn Abdu Udi, i cili ishte shumė guximtar dhe mundės, kėrkoi qė t’i dilte ndonjė nga myslimanėt pėr tė bėrė duel. Aliu e nxiti shumė, derisa ai zbriti nga kali dhe filluan duelin. U sollėn e u sollėn rrotull nėpėr shesh, duke iu vėrsulur njėri-tjetrit, derisa Aliu e vrau atė. Tė tjerėt u kthyen, sepse u trishtuan dhe u trembėn sė tepėrmi. Ikrimeja e la edhe shpatėn pėrtokė dhe iku. Ndėrsa Neufil ibn Abdullahu u rrėzua nė hendek dhe u vra nga myslimanėt. Gjatė goditjeve, qė u shkėmbyen, u vranė nga tė dyja palėt. Nga idhujtarėt u vranė dhjetė veta, ndėrsa nga myslimanėt gjashtė. Nė atė betejė u godit edhe Sa’ad ibn Muadhi me njė shigjetė nė sy. Por, ai iu lut Allahut qė tė mos vdiste, nė qoftė se kishte mbetur gjė ende nga lufta e kurejshėve; nė qoftė se kishte mbaruar lufta, kėrkoi tė vdiste nga ajo plagė. Pastaj, nė lutjen qė i bėri Allahut tha: “O Allah! Mos mė vdis, derisa tė gėzohem qė myslimanėt fituan mbi kurejshėt.” Pabesia e fisit Kurejda dhe ndikimi i saj nė rrjedhėn e luftės Fisi Beni Kurejda kishte lidhur besė mossulmimi me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), siē u pėrmend edhe mė lart. Mirėpo, nė Luftėn e Hendekut, Hujej ibn Ahtibi vajti te Ka’ab ibn Esedi (kryetari i fisit Beni Kurejda) dhe e nxiti atė pėr ta thyer besėn qė kishte me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėshtu, Ka’abi e theu besėn dhe kaloi nė anėn e kurejshėve dhe tė idhujtarėve. Fisi Kurejda banonte nė Jug tė Medines, ndėrsa myslimanėt jetonin nė veri tė saj. Mirėpo nuk kishte ndonjė pengesė natyrore a njerėzore midis fisit Kurejda dhe grave e fėmijėve tė myslimanėve, prandaj rreziku ishte tepėr i madh. Kėtė gjė e mori vesh i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Prandaj dėrgoi Mesleme ibn Eslimin me dyqind veta dhe Zejd ibn Harithen me treqind veta pėr tė mbrojtur fėmijėt dhe tė miturit e myslimanėve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi gjithashtu Sa’ad ibn Meadhin dhe Sa’ad ibn ibn Ubaden me disa burra nga ensarėt, qė tė vėrtetėsonin tė dhėnat. Kur shkuan atje, i gjetėn jehudinjtė mė dhelpėrakė se asnjėherė. Jehudinjtė filluan t’i shanin hapur myslimanėt dhe ta shprehnin hapur armiqėsinė e tyre, tė fyenin tė Dėrguarin e Allahut duke thėnė: “Kush ėshtė i Dėrguari i Allahut? Ne nuk kemi me Muhamedin as besė e as marrėveshje.” Shokėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthyen dhe i thanė atij: “Fisi i Kurejdas e ka thyer besėn, ashtu si Adalėt dhe Karrėt me shokėt e Raxhias.44” Myslimanėt e kuptuan kėtė gjė dhe u frikėsuan shumė. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Kur ata (idhujtarėt) u erdhėn juve edhe pėr sė larti edhe prej sė poshtmi dhe shikimet tuaja u shtangėn dhe zemrat arritėn nė fyt e ju sajonit mendime tė llojllojta pėr Allahun; atėherė, u sprovuan besimtarėt dhe u tronditėn nga njė dridhje e fortė.” (33:101) Tek disa njerėz filloi tė 44) Adalėt dhe Karrėt - fiset qė luftuan kundėr myslimanėve nė Raxhia. duket dyfytyrėsia. Dikush tha: “Muhamedi na pati premtuar se do tė hanim thesaret e Kisrait (mbretit tė Persisė) dhe tė Carit. Por ne nuk jemi tė sigurt nga armiku edhe pėr tė shkuar pėr tė kryer nevojėn.” Disa dyfytyrakė tė tjerė thanė: “Allahu dhe i Dėrguari i Tij nuk na premtuan tjetėr veēse mashtrim.” (33:12) Ndėrsa njė grup tjetėr dyfytyrakėsh thanė: “O banorė tė Jethribit, nuk ka qėndresė pėr ju, pradaj kthehuni…!” (33:13) Njė grup prej tyre u pėrpoqėn tė iknin. Prandaj, i kėrkuan leje Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), duke mashtruar: “Shtėpitė tona janė tė pambrojtura. Shtėpitė e tyre nuk ishin tė pambrojtura, por ata nuk donin tjetėr vetėm se tė iknin.” (33:13) I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) deshi tė dėrgonte njė njeri tek Ujejne ibn Hasini, qė tė vendoste paqe me tė, me kusht qė ata (idhujtarėt) tė merrnin njė tė tretėn e frutave tė Medines dhe tė tėrhiqeshin e tė largoheshin Ujejneu dhe fisi “Gatfan”. Mirėpo, propozimin nuk e pranuan dy krerėt e ensarėve – Sa’ad ibn Meadhi dhe Sa’ad ibn Ubade. Ata thanė: “Ne (myslimanėt e Medines) dhe ata (idhujtarėt) ishim mė parė nė idhujtari dhe ata nuk guxonin tė hanin frutat e Medines, qoftė edhe njė. Po tani qė Allahu neve na nderoi me Islamin dhe na bėri krenarė me ty, a mund t’u japim atyre nga pasuritė tona? Betohemi pėr Allahun se atyre (idhujtarėve) nuk do t’u japim gjė tjetėr pėrveē shpatės.” I Dėrguari i Allahut e vlerėsoi mendimin e atyre tė dyve. Mashtrimi i Kurejdėve dhe pėrfundimi i luftės Allahu ka punėt e Veta nė krijesat qė ka krijuar. Nė ato kushte tė rėnda qė ishin myslimanėt, erdhi nė Medine Naim ibn Mes’ud Eshxhaiu. Ai ishte nga Gatfani. Ishte miku i kurejshėve dhe i jehudinjve. “O i Dėrguari i Allahut!,-iu drejtua ai tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Unė jam bėrė mysliman dhe njerėzit e popullit tim nuk e dinė se jam bėrė mysliman. Prandaj, mė urdhėro ēfarė tė duash. ” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Ti je njė njeri i vetėm. E ēfarė mund tė bėsh! Por shiko e mashtroji ata, nė qoftė se mundesh, sepse lufta ėshtė mashtrim.” Naimi shkoi te fisi Kurejda. Kur e panė Naimin, e nderuan, sepse e dinin se ai ishte miku i tyre idhujtar. Naimi tha: - Ju e dini ē’dashuri kam pėr ju dhe ē’besim kam te ju. Do t’ju them njė fjalė, por mos ia tregoni askujt. - Fol. - Ju e patė se ēfarė i ndodhi fisit Benu Kajnuka dhe fisit Nudhajr,- nisi tė flasė ai. Ju jeni aleatė tė fisit Kurejsh dhe tė fisit Gatfanė, por ata nuk janė si ju, sepse ju jeni kėtu nė Medine, qė ėshtė vendi juaj, kėtu keni pasurinė tuaj, fėmijėt tuaj dhe gratė tuaja; pra ju nuk mund t’i ēoni ata gjetiu. Ndėrsa ata i kanė larg pasuritė, gratė dhe fėmijėt e tyre; nė qoftė se ata gjejnė njė rast tė volitshėm pėr t’i sulmuar myslimanėt, e shfrytėzojnė atė; e nėse jo, kthehen te vendi i tyre dhe ju lėnė ju kėtu e Muhamedi hakmerret me ju si tė dojė. - Si tė veprojmė? - Mos luftoni me ata, derisa t’ju japin pengjet. - Mirė e the. Naimi u drejtua te kurejshėt. U takua me krerėt e tyre dhe u tha: - Ju e dini miqėsinė me ju dhe dashamirėsinė time pėr ju. - Po e dimė. - Unė do t’ju them diēka, por mos ia tregoni askujt. - Si tė na kėshillosh ti, ashtu do tė veprojmė. - Jehudinjtė janė penduar pse e thyen besėn qė kishin me Muhamedin dhe kanė frikė se ju do tė ktheheni (pėr nė Mekė) dhe ata do t’i lini atje (nė Medine) me atė (Muhamedin). Ata (jehudinjtė) i kanė dėrguar fjalė Muhamedit se do tė marrin pengje prej jush dhe do tė t’ia japin atij e pastaj do tė miqėsohen me tė kundėr jush dhe ai (Muhamedi) do tė jetė i kėnaqur kėshtu. Prandaj, ruhuni nga jehudinjtė dhe nė qoftė se ju kėrkojnė pengje, mos ua jepni. Naimi vajti edhe tek fisi Gatfanė edhe atyre iu tha, siē u kishte thėnė kurejshėve. Hyri dyshimi dhe pėrēarja nė zemrat e idhujtarėve. Ebu Sufjani dėrgoi njė delegacion te fisi Kurejda dhe i ftoi qė ditėn e nesėrme tė fillonin luftėn kundėr myslimanėve, por ata i thanė: “Nesėr ėshtė dita e shtunė dhe ēdo fatkeqėsi qė na ka rėnė ne, na ka goditur vetėm e vetėm pse nuk e kemi respektuar kėtė ditė. Pėrveē kėsaj, ne nuk marim pjesė me ju nė luftė kundėr myslimanėve, derisa tė na jepni pengje nga ana juaj qė tė mos na lini kėtu vetėm e ju tė shkoni nė vendin tuaj”. Kurejshėt dhe Gatfanėt thanė: “Pėr Allahun, tė vėrtetėn paska thėnė Naimi!”. Kurejshėt dėrguan njė njeri te jehudinjtė qė t’u thoshte: “Ne nuk ju lėmė peng juve asnjeri, por dilni e luftoni (kundėr myslimanėve).” Atėherė, edhe jehudinjtė thanė: “Pėr Allahun, drejt paska thėnė Naimi!” Kėshtu u thye vendosmėria e kurejshėve dhe e jehudinjve. Myslimanėt i luteshin Allahut: “O Allah! Na i mbulo turpėsitė tona e na siguro nga trishtimet tona!” Edhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu lut Allahut: “O Allah! Ti qė e ke zbritur Librin, Ti qė je i Shpejtė nė llogari: thyeji grupet aleate! O Allah! Thyeji dhe shpartalloi ata!” Allahu u dėrgoi njė erė dhe njė ushtri engjėjsh, tė cilėt i tronditėn armiqtė dhe lėshuan trishtimin nė zemrat e tyre. Era ua pėrmbysi ēadrat dhe enėt e gatimit. Edhe tė ftohtėt i zuri pėr sė keqi, saqė nuk zinin vend asgjėkundi. E, pasi e panė veten keq, nisėn pėrgatitjet pėr tė ikur. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Hudhejfen tek armiqtė, qė t’i sillte njoftime pėr ta. Hudhejfja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) shkoi nė mes tyre dhe u kthye, por nuk e ndjeu fare tė ftohtin. Madje atij iu duk sikur ishte nė banjė, si ata qė lahen me ujė tė nxehtė. U kthye tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), e njoftoi atė qė armiqtė kishin ikur dhe u shtri tė flerė. Kur zbardhi dita, myslimanėt panė sheshin e luftės, ku qenė qafirėt. Aty tashmė nuk kishte njeri. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Allahu i zmbrapsi ata, qė nuk besuan me mllefin e tyre e ata nuk arritėn asnjė tė mirė. Dhe Allahu ua largoi luftėn besimtarėve. Allahu ėshtė i Fuqishėm, Ngadhėnjyes.” (33:25) Lufta filloi nė muajin Sheual, nė vitin e pestė tė Hixhretit dhe pėrfundoi gati pas njė muaji, nė muajin Dhul Ka’ade. Ajo qe pėrpjekja mė e madhe qė bėnė armiqtė e Islamit, pėr t’i goditur dhe asgjėsuar pėrfundimisht Medinen, Islamin dhe myslimanėt. Por, Allahu ia shkatėrroi kurthet e tyre dhe i ktheu ato mbi vetė ata.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė