LEJIMI I MALLKIMIT TE MEKATAREVE PA PERCAKTIM
Allahu i Madheruar thote:
" A nuk eshte mallkimi i Allahut kunder mizoreve?!"
(Hud,18)
"Por nje lajmetar ndermjet tyre do te therras:"Mallkimi i Allahut eshte mbi mizoret". (el-Araf,44)
Me shume hadithe te verteta eshte vertetuar se i Derguari i Allahut a.s. ka thene:
Allahu e ka mallkuar femren e cila gersheton floket e huaja mbi te vetat,dhe ate qe mundeson qe kjo te behet.Po ashtu ai ka thene:Allahu e mallkofte ate qe hane kamaten.Ai ka mallkuar edhe pikturuesit e idhujve.Po ashtu,Allahu e malkofte hajnin qe vjedhe veze!.Allahu e mallkofte ate qe i mallkon prinderit e vet!Allahu i mallkofte ate qe there ne emer te dikujte tjeter,e jo te Allahut!Po ashtu ka thene:Kush fut ne fe ndonje risi,apo kush ka simpati ndaj risimtarit,mbi te qofte mallkimi i Allahut,i engjejve dhe i te gjithe njerezve!Pejgamberi a.s. ka thene:Allahu im mallkoje Ri'lin,,Dhevkanin,dhe Usajjetin,sepse ato nuk e kane respektuar Allahun dhe te Derguarin e Tij,e keto jane tri fise arabe!Po ashtu ka thene:Allahu mallkoje cifutet,qe varret e pejgambereve te tyre i kane marre per mesxhide!Ai ka mallkuar meshkujt qe imitojne femrat dhe femrat qe imitojne meshkujt.(Buhari,Muslim)
|